Gadis Arivia (lindi më 8 shtator 1964) ishte filozofe, lektore dhe aktiviste indoneziane. Ajo ishte filozofe në Universitetin i Indonezisë. Ajo u arrestua në vitin 1998 nga qeveria e Suhartos në protestën që bëri për shkak rritjes së çmimit të qumështit.

Gadis Arivia

Biografia

Redakto

Arivia lindi në New Delhi, Indi. Ajo ishte vajza e një diplomatit indonezianë. Pasi e përfundoi studimet e saj në Indonezi, ajo shkoi në Virginia për t'i vazhduar studimet e saj. Pasi e përfundoi studimet në Virginia, ajo u kthye në Indonezi ku u regjistrua në programin diplomatik në universitetin e Indonezisë.

Më 23 shkurt 1998, ajo së bashku me disa femra tjerë morrën pjesë në protestë e cila u organizua nga Jurnal Perempuan me përkrahje të Suara Ibu Peduli (Zëri i nënave). Kjo protestë u organizua për shkak rritjes të çmimit të qumështit. Në këtë protestë, Arivia së bashku me Karlina Leksono Supelli dhe Wilasih Noviana u arrestuan, ku tre të tjerë u liruan nga burgu.

Jeta personale

Redakto

Gadis Arivia është e martuar me Richard Pollen, me të cilin ka dy fëmijë.