Gjeografia e Bosnjës dhe Hercegovinës

Bosnja dhe Hercegovina ndodhet në pjesën jugore të Evropës, në gadishullin Ballkanik. Në lindje të vendit ndodhet Kroacia (në jug-lindje Dalmacia) ndërsa në veri-perëndim Vojvodina, në lindje Pashallëku i Beogradit dhe Sanxhaku i Pazarit të Ri dhe në pjesën jug-lindore ndodhet Mali i Zi.

Sipërfaqja e përgjithshme e Bosnjës dhe Hercegovinës është 51.129 km2 dhe shtrihet në koordinatat gjeografike 44 00 V, 18 00 L.

Bosnja ka një vijë bregdetare prej 20 km dhe vija kufitare e saj është e gjatë rreth 1,459 km. Kjo vijë kufitare e ndanë atë nga Kroacia (932 km), Serbia dhe Mali i Zi (527 km).

Në veri është klimë e mesme kontinentale, në pjesën qendrore në fusha e lugina klimë e mesme, në jug depërtojnë, përmes luginës së Neretvës, elememtete e klimës mesdhetare. Në fushat karstike verërat janë shumë të nxehta e dimrat e ftohtë. Bosnja e lartë merr më shumë reshje - deri në 2500 mm, të cilat zvoglohen në drejtim të detit dhe në drejtim të veriut. Klima e fushëgropave është e mesme kontinentale me dimra të ftohtë - në Sarajevë temperature mesatare e janarir – 0.5 °C dhe verërat pak më të freskëta – temperaturat e korrikut 19,5 °C. Në fushëgropa gjatë dimrit e vjeshtës ka mjegulla të shpehta. Sasia e reshjeve në lugina është rreth 1200 mm.

Relievi

Redakto

Relievi i Bosnjës është kryesisht shkëmborë dhe malorë me disa rrafshnalta dhe një pjesë e vogël e bregdetit në jug. Pika më e ultë e Bosnjës gjendet në brigjet e detit Adriatik (0 m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2.386 m në Magliq afër kufirit me Malin e Zi.

majat më të larta malore

Kurse liqenet jane: -Liqeni i Jablanices

Shiko dhe këtë: Lista e majave malore në Bosnja dhe Hercegovina

Hidrografia

Redakto

Lumenjtë më të njohur që përshkojn Bosnjën dhe Hercegovinën janë lumenjtë Sava dhe Neretva.

Lumenjtë më të gjatë

Pasuritë natyrore

Redakto

Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: qymyr guri, hekuri, boxiti, kromi, kobalti, magnezi, nikeli, gipsi, kripa si dhe prurja e ujit nga lumenjtë.