Gjeografia e Gabonisë

K A M E R U N I
REP.
KONGO
REP.
KONGO
GUINEJA
EKUATORIALE
Oqeani
Atlantik
redaktoni hartën


Gabonja ndodhet në Afrikën qendrore me dalje në Oqeanin Atlantik, në vijën e Ekuatorit, në mes të Republikës së Kongos dhe Guinesë.

Sipërfaqja e përgjithshme e Gabonisë është 267.667 km2 (4 herë e diçka ma e madhe se Kosova dhe Malcia) prej së cilës 10,000 km2 janë ujë. Gabonia shtrihet rreth koordinatave gjeografike 1 00 ‘‘‘J’’’, 11 45 ‘‘‘L’’’.

Gabonja ka një vijë bregdetare 885 km të gjatë dhe vijë kufitare 2.551 km që e ndanë atë nga : Kameruni 298 km, Republika e Kongos 1.903 km dhe Guineja Ekuatoriale 350 km.

Klima në Gaboni është tropike gjithnjë mbanë vapë dhe lagështi.

Relievi i Gabonisë është i larmishëm. Përgjatë rripit të ngushtë bregdetarë ndodhen rrafshnaltat, në brendi të vendit shkëmbinj dhe në jug e lindje xhungla (savan). Pika më e ultë e relievit 0 m është përgjatë oqeanit dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 1.575 metrave në malin Ibounxhi (ang.: Mont Iboundji).

Si pasurit natyrore të Gabonisë sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Vajguri, Mangani (Mn), Urani (U), Ari (Au), Pyjet (duri), Hekuri (Fe) dhe Prurja e ujit . Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 1.26 % e sipërfaqes së vendit.