Gjeografia e Bosnjës dhe Hercegovinës
Bosnja dhe Hercegovina ndodhet në pjesën jugore të Evropës, në gadishullin Ballkanik. Në lindje të vendit ndodhet Kroacia (në jug-lindje Dalmacia) ndërsa në veri-perëndim Vojvodina, në lindje Pashallëku i Beogradit dhe Sanxhaku i Pazarit të Ri dhe në pjesën jug-lindore ndodhet Mali i Zi.
Sipërfaqja e përgjithshme e Bosnjës dhe Hercegovinës është 51.129 km2 dhe shtrihet në koordinatat gjeografike 44 00 V, 18 00 L.
Bosnja ka një vijë bregdetare prej 20 km dhe vija kufitare e saj është e gjatë rreth 1,459 km. Kjo vijë kufitare e ndanë atë nga Kroacia (932 km), Serbia dhe Mali i Zi (527 km).
Klima
RedaktoNë veri është klimë e mesme kontinentale, në pjesën qendrore në fusha e lugina klimë e mesme, në jug depërtojnë, përmes luginës së Neretvës, elememtete e klimës mesdhetare. Në fushat karstike verërat janë shumë të nxehta e dimrat e ftohtë. Bosnja e lartë merr më shumë reshje - deri në 2500 mm, të cilat zvoglohen në drejtim të detit dhe në drejtim të veriut. Klima e fushëgropave është e mesme kontinentale me dimra të ftohtë - në Sarajevë temperature mesatare e janarir – 0.5 °C dhe verërat pak më të freskëta – temperaturat e korrikut 19,5 °C. Në fushëgropa gjatë dimrit e vjeshtës ka mjegulla të shpehta. Sasia e reshjeve në lugina është rreth 1200 mm.
Relievi
RedaktoRelievi i Bosnjës është kryesisht shkëmborë dhe malorë me disa rrafshnalta dhe një pjesë e vogël e bregdetit në jug. Pika më e ultë e Bosnjës gjendet në brigjet e detit Adriatik (0 m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2.386 m në Magliq afër kufirit me Malin e Zi.
majat më të larta malore
- Veliki Vitao, Magliq 2386 m
- Volujak, Volujak 2336 m
- Ploçno, Çvrsnica 2222 m
- Nadkrstac, Vranica 2110 m
- Zelena Glava, Prenj 2103 m
- Gjokin Toranj, Treskavica 2086 m
- Veliki Vran, Vran 2074 m
- Bjelashnica, Bjelashnica 2066 m
- Velika Lelija, Lelija 2032 m
- Bregoç, Zelengora 2014 m
- Cincar, Cincar 2005 m
Kurse liqenet jane: -Liqeni i Jablanices
- Shiko dhe këtë: Lista e majave malore në Bosnja dhe Hercegovina
Hidrografia
RedaktoLumenjtë më të njohur që përshkojn Bosnjën dhe Hercegovinën janë lumenjtë Sava dhe Neretva.
Lumenjtë më të gjatë
- Drina - 346 km
- Sava - 945 km
- Neretva - 218 km
- Trebishnjica - 96 km
- Una - 214 km
- Bosna - 271 km
- Sana - 140 km
- Vrbas - 240 km
- Usora - 77 km
- Vrbanja - 70 km
- Praça - 57 km
- Spreça - 112 km
- Ukrina - 53 km
- Krivaja - 65 km
- Janja - 53 km
Pasuritë natyrore
RedaktoSi pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: qymyr guri, hekuri, boxiti, kromi, kobalti, magnezi, nikeli, gipsi, kripa si dhe prurja e ujit nga lumenjtë.
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Bosnjës dhe Hercegovinës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |