Gjeografia e Siera Leonës

G U I N E J A
L I B E R I A
OQEANI ATLANTIK
redaktoni hartën

Siera Leone ndodhet në Afrikën perëndimore me dalje në pesën veriore të oqeanit Atlantik, në mes të Guinesë dhe Liberisë.

Sipërfaqja e përgjithshme e Siera Leones është 71.740 km2 (2 herë e gjysë ma e madhe se Shqipëria) prej së cilës 120 km2 janë ujë. Siera Leone shtrihet rreth koordinatave gjeografike 8 30 V, 11 30 P.

Siera Leone ka një vijë bregdetare 402 km të gjatë dhe vijë kufitare 958 km që e ndanë atë nga : Guineja 652 km dhe Liberia 306 km.

Klima në Siera Leone është tropikale e nxehtë dhe e lagësht. Sezoni verorë i reshjeve nga muaji maji në dhjetor dhe ai dimërorë i thatësisë nga dhjetori në prill.

Relievi i Siera Leones përgjatë rripit bregdetarë përshkohet nga moçalet e male me pyje dhe rrafshnalta. Pjesa lindore e relievit është teren malorë. Pika më e ultë e relievit 0 m është përgjatë oqeanit Atlantik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 1.948 metrave në malin "Lona Mansa" (ang. : Loma Mansa (Bintimani)), në veri-lindje të kryeqytetit, në pjesën lindore të vendit.

Si pasurit natyrore të Siera Leones sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Diamante, Titani (Ti), Boksiti, minerale Hekuri (Fe), Ari (Au) dhe gurë Kromi (Cr). Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 6,98 % e sipërfaqes së vendit.