Gjin Muzaka I
Gjin Muzaka I (1337 - 1389 ) ishte një princ shqiptar nga familja e Muzakajve.
Biografia
RedaktoGjin Muzaka I rridhte nga familja aristokrate Muzaka, në Shqipërinë e Mesme . Babai i tij Andrea Muzaka II ishte themeluesi i Principatës së Muzakajve, me kryeqytet Beratin, e cila ekzistonte nga viti 1335 deri në vitin 1444.
Në burime, Gjin Muzaka shfaqet si një Kaballarios në Janinë në vitin 1367, ku guvernatori serb Thomas Preljubović për një kohë të shkurtër e ka mbajtur si rob. Kur Andrea II ndau pasurinë e tij midis tre djemve të tij në shtratin e vdekjes në vitin 1372, vëllai i madh i Gjinit, Theodori II ndërhyri si pasardhës i despot i Myzeqesë. Vetë Gjini I sundoi mbi Tomornicën në Tomorr dhe dy luginat e Devollit. Meqenëse vëllai i tij Stoja vdiq pa fëmijë, zotërimi i tij i Kastorisë, duke përfshirë të gjitha qytetet dhe pronat, i kaloi Gjinit I. [1]
Gjin Muzaka i vdiq në vitin 1389 (ose 1390). Me siguri është varrosur në Korçë në kishën e Analepsis që i kishte dhuruar. [2]
Familja
RedaktoGjin Muzaka I ishte i martuar me Suinën, vajzën e Materangut Arianiti Komneni. Çifti kishte fëmijët e mëposhtëm: [3]
- Andrea Muzaka II ∞ Kyrana [4] e bija e i Gjin Zenebishit të Gjirokastrës dhe Vagenetiasë
- Elena Muzaka ∞ Aidino Lopes
- Materangu
- Kondisa Muzaka ∞ Sylejman- Beu ; kishte dy fëmijë
- Blasio
- Bogdani
- Laldi
Shih edhe
RedaktoLiteratura
Redakto- Charles Hopf: Chroniques gréco-romanes inédites ou peu connues, publiées avec notes et tables généalogiques. Weidmann, Berlin 1873 (online; italienische Übersetzung).
- Rosario Jurlaro: Musachi, despoti d’Epiro. Edizioni del Centro Librario, Bari 1970 (PDF; 8.3 MB, abgerufen am 2. März 2018).
- Erich Trapp, Hans-Veit Beyer, Ewald Kislinger: Prosopographisches Lexikon der Palaiologenzeit. 8. Faszikel: [Μιχαὴλ – Ξυστούρης] Error: {{Lang}}: text has italic markup (help) (= Veröffentlichungen der Kommission für Byzantinistik. Band 1/8). Österreichische Akademie der Wissenschaften, Wien 1986, ISBN 3-7001-0775-7, S. 92 Nr. 19884.