Thomas Preluboviq
Thoma Preljuboviç (serbisht: Тома Прељубовић Toma Preljubović; greqisht: Θωμάς Κομνηνός Παλαιολόγος Thōmas Komnēnos Palaiologos) ishte sundimtari i Janinës nga viti 1366 deri në vdekjen e tij në dhjetor 1384.
Gjatë sundimit të tij, rriti taksat, konfiskoi tokat e manjatëve grekë dhe të kishës për t'i kënaqur ushtarakët serbë që e sollën në pushtet, dëboi mitropolitin e qytetit dhe zhvilloi luftëra kundër fisnikëve shqiptarë të cilët kontrollonin gjithë Epirin përveç Janinës. Për shkak të sulmeve të vazhdueshme të fisnikëve shqiptarë të cilët synonin të merrnin qytetin, ai thirri në ndihmë osmanët kundër tyre duke shënuar disa suksese. Ra pre e një komploti në vitin 1384 dhe vdiq i urryer nga të gjithë.
Për shkak se shqiptarët i kishin vrarë të atin, ai trashëgoi një urrejtje të madhe ndaj tyre. Ai nuk reshti së përndjekuri popullsinë shqiptare të Janinës me rrethinë dhe për këtë zell të tij kundër tyre bashkëkohësit i ngjitën nofkën Shqiptarovrasësi (Ἀλβανοκτόνος).
Jeta
RedaktoI biri i Qezar Preljubit, guvernatorit serb të Thesalisë i cili u vra në vitin 1355 nga shqiptarët, dhe i Irenës, bijë e Stefan Dushanit. Pas vrasjes së të shoqit, Irena synonte që Thesalinë ta ruante për vete dhe për të birin e mitur, Thoma Preljuboviqin. Megjithatë të dy u dëbuan nga Thesalia dhe u rikthyen në Serbi.[1] Thomai u martua me të bijën e Simeon Uroshit, Maria Angelina.[2]
Në fund të viteveve '50 dhe përgjatë viteve '60, Epiri sundohej nga shqiptarët, me përjashtim të Janinës. Simeoni Uroshi e caktoi Thoma Preljuboviqin guvernator të qytetit. Pushteti i tij nuk shkonte përtej qytetit me rrethinë.[3] Ai mbështeti interesat e ushtrisë e cila përbëhej kryesisht nga serbët dhe për t'i kënaqur ata i konfiskonte tokat e kishës dhe të manjatëve grekë. Thomai rriti taksat ekzistuese dhe vuri taksa të reja. U grind me liderët e kishës duke detyruar mitropolitin e Janinës të ikë nga qyteti në vitin 1367. Deri në vitin 1381 Janina mbeti pa mitropolit.[4]
Për shkak se shqiptarët i kishin vrarë të atin, ai trashëgoi një urrejtje të madhe ndaj tyre. Ai nuk reshti së përndjekuri popullsinë shqiptare të Janinës me rrethinë dhe për këtë zell të tij kundër tyre bashkëkohësit i ngjitën nofkën shqiptarovrasës [5] Menjëherë pasi despoti serb Thoma Preljuboviq mori pushtetin, fisniku shqiptar Pjetër Losha sulmoi Janinën duke e mbajtur nën rrethim për 3 vite. Midis dy palëve u lidh paqe, kur Thomai e dha vajzën për të birin e Pjetër Loshës.[6][7] Pas vdekjes së Loshës, para mureve të Janinës u shfaq fisniku tjetër shqiptar Gjin Bua Shpata me ushtrinë e tij. Thomai i ofroi këtij dorën e së motrës. [8][9] Në vitin 1377 Janina u sulmua prapë nga shqiptarët, këtë herë nga bashkësia e Malakasëve nën komandën e Gjin Fratit, por pa sukses. Në shkurt 1379 qyteti u sulmua prapë nga Malakasët por as këtë herë nuk e morën dot.[10] Në maj të po atij viti Janinën e sulmoi prapë Gjin Bua Shpata por despoti serb e mundi edhe atë. [11]
Meqenëse problemet me shqiptarët vazhduan edhe më pas, Preljuboviqi iu drejtua për ndihmë osmanëve.[12] Tek ta despoti serb gjeti një aleat të fuqishëm. Gjatë viteve 1380-1384 repartet osmane të thirrura nga Thoma Preljuboviqi kryen disa herë inkursione në zotërimet e Shpatajve dhe Zenebishëve duke i ndihmuar atij të pushtonte Paramëthinë dhe disa fshatra përreth Janinës. Mirëpo në dhjetor 1384 ai ra pre e një komploti dhe vdiq i urryer nga të gjithë.[13]
Referime
Redakto- Fine, John Van Antwerp (1994). The Late Medieval Balkans: A Critical Survey from the Late Twelfth Century to the Ottoman Conquest. Ann Arbor, Michigan: University of Michigan Press. ISBN 0-472-08260-4.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Xhufi, Pëllumb (2002). Historia e popullit shqiptar: vëllimi i parë. Tiranë: Toena. ISBN 9992716223.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Nicol, Donald MacGillivray (2010). The Despotate of Epiros 1267–1479: A Contribution to the History of Greece in the Middle Ages. Cambridge University Press. ISBN 978-0-521-13089-9.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)