Gjuetia e shtrigave

kërkimi për magji ose veprimtari subversive

Gjuetia e shtrigave ose spastrimi i shtrigave, është një përndjekje e njerëzve, kryesisht vajza dhe gra, që janë etiketuar si shtriga me ose pa prova të magjisë. Periudha klasike e gjuetisë së shtrigave në Evropën e Hershme Moderne dhe Amerikën Koloniale u zhvillua në periudhën e hershme moderne ose mes viteve 1450 deri në 1750, duke përfshirë trazirat e Reformacionit dhe Luftës Tridhjetëvjeçare, duke rezultuar në rreth 35,000 deri në 50,000 ekzekutime. Ekzekutimet e fundit të njerëzve të dënuar si shtriga në Evropë u zhvilluan në shekullin e 18-të. Në rajone të tjera, si Afrika dhe Azia, gjueti bashkëkohore të shtrigave janë raportuar nga Afrika Sub-Sahariane dhe Papua Guinea e Re, dhe legjislacioni zyrtar kundër magjisë gjendet ende sot në Arabinë Saudite dhe Kamerun.[1]

Djegia e tre “shtrigave” në Baden, Zvicër (1585), nga Johann Jakob Wick.

Vështrim

Redakto

Më 27 shkurt të vitit 1692 filloi e ashtuajtura “Gjuetia e shtrigave” . Kjo histori e ngjeshur me legjenda, trillime, mistere dhe të vëteta dëshmuese përfshiu si fillues fshatin Salem, Masaçusets, por që përfshiu si një valë persekucioni të egër dhe të paprecedent pjesën më të madhe të Evropës. Gjithçka zë fill kur një grup vajzash të reja filluan të shfaqnin sjellje të çuditshme; konvulsione, qeshje pa shkak, ulërima blasfemuese dhe ekstazë. Mjekët që u thirrën për të ekzaminuar vajzat nuk mundën të shpjegonin se ç’po ndodhte. Në shkurt, të gjithë banorët e fshatit filluan të luteshin dhe agjëronin për të shpëtuar nga ndikimi i djallit. Vajzave iu bë presion të tregonin; njëra, pranoi se e kishte parë djallin herë si derr dhe herë si qen të madh; por më shqetësuesja që ajo tregoi ishte mbi një konspiracion magjistaresh ose shtrigash në Salem. Kështu filloi “gjuetia e shtrigave” gjatë së cilës shumë gra u akuzuan, u hetuan, u gjykuan dhe u dënuan me vdekje. Kaq mund të thuhet në këtë kapitull, që përbën vetë fillimin e kësaj periudhe ferri. Vlerësimet më të fundit flasin për 3 milionë persona të gjykuar për shtrigani deri në 1756 – kur në Bavari u dogj në turrën e druve shtriga e fundit – dhe për afro 40 mijë të dënuar me vdekje, prej të cilëve 80 përqind ishin gra. Por gjuetia e shtrigave nuk ishte tërësisht faji i Kishës. Vetë Ligji i Moisiut kërkonte përndjekjen me masa drastike të magjistarëve e fallxhoreve. Dhe një pjesë e madhe e proceseve kryheshin në gjykata civile, duke qenë se Inkuizicioni merrej vetëm me herezitë. Po kaq fals është besimi që persekutimi ka qenë tipik i “shekujve të errët” të Mesjetës: në të vërtetë, kulmi më dramatik në proceset për shtrigani erdhi mes shekullit XV dhe gjashtëqindës. Teksti bazë i “gjuetarëve të shtrigave” (i shkruajtur ky nga një fetar, domenikani gjerman Heinrich Kramer), best selleri Malleus Maleficarum (Cekici i shtrigave) u publikua në 1486: një manual famëkeq që përshkruan kriteret për të njohur dhe ndëshkuar një shtrigë. Mbi të gjitha rreth vitit 1000, disa papë kërkuan madje të frenonin gjuetinë e shtrigave, që shpesh dilte jashtë kontrolli. Në 1080 Gregorio VII i dërgoi Mbretit Harald të Danimarkës një letër që i ndalonte persekutimin e grave të akuzuara se provokonin stuhira, fatkeqësi dhe sëmundje, duke ndaluar gjykimin në bazë të atij që e gjykonte një përdorim barbarik.[2]

Frika nga shtrigëria çoi në gjuetinë dhe në ekzekutimin e shtrigave. Këto ndodhën kryesisht në Francë, në Gjermani, në veri të Italisë, në Zvicër dhe në Vendet e Ulëta-Belgjikë, Luksemburg dhe Holandë. “Vdiqën dhjetëra mijë njerëz në Evropë dhe në kolonitë evropiane, dhe miliona të tjerë i torturuan, i arrestuan, i morën në pyetje, i urryen, i fajësuan ose i frikësuan”.

Në gjuhën aktuale, "gjueti shtrigash" në mënyrë metaforike do të thotë një hetim që zakonisht kryhet me shumë publicitet, gjoja për të zbuluar veprimtari subversive, pabesi, e kështu me radhë, por me qëllimin e vërtetë për të frikësuar kundërshtarët politikë. Mund të përfshijë gjithashtu elemente të panikut moral ose histerisë masive. [3]

Gjuetia e shtrigave te shqiptarët

Redakto

Me aq sa dihet deri më tani, në gjithë historinë e popullit shqiptar, nuk ka të dhëna të cilat dëshmojnë se ka ekzistuar një përndjekje e organizuar e vajzave dhe grave të etiketuara si shtriga. Gjuetia e shtrigave si formë e ndëshkimit tradicional për vajzat dhe gratë e caktuara është diçka e panjohur te shqiptarët. [4] Lidhur me këtë, në Kanunin e Lekë Dukagjinit, në librin e shtatë, neni 86 shprehimisht thuhet, "Shtriga në gjak nuk bjen". [5]

Lidhur me pozitën e gruas në shoqërinë shqiptare Faik Konica mes tjerash thot: "Ka një rregull shqiptar të njohur botërisht e të provuar në jetë: gruaja është e paprekshme. Edhe në gjakmarrjen dhe në luftërat më të egra gratë nuk janë qëlluar. Kur dikush ka armiq që i gjuajnë për t’i marrë hakun dhe e ka ngushtuar nevoja për të bërë një rrugëtim, ndodh që ai, për ta bërë rrugën i sigurt, merr me vete një grua, ndonëse një veprim i tillë quhet paburrëri. Madje edhe cubat e rrugës së madhe e respektojnë këtë rregull."[6]

Nga të dhënat e deritashme, dihet dhe përmendet vetëm një rast i ekzekutimit të një gruaje nga ana e burrit të saj me pretekstin e të qenit "shtrigë" dhe bashkëpunëtore e "djallit". Ky rast njihet si Shtriga e Kastratit dhe ka ndodhur në vitin 1895 në Rrethin e Malësisë së MadheQarkut të Shkodrës. Si i tillë është dokumentuar nga konsulli francez i Shkodrës Alexandre Degrand (1844 - 1911) në librin e tij me titull, "Kujtime nga Shqipëria e Epërme" (Souvenirs de la Haute Albanie).[7]

Shiko edhe

Redakto

Literatura

Redakto
  • Andreassen, Reidun Laura and Liv Helene Willumsen (eds.), Steilneset Memorial. Art Architecture History. Stamsund: Orkana, 2014. ISBN 978-82-8104-245-2
  • Behringer, Wolfgang. Witches and Witch Hunts: A Global History. Malden Massachusetts: Polity Press, 2004.
  • Briggs, Robin. 'Many reasons why': witchcraft and the problem of multiple explanation, in Witchcraft in Early Modern Europe. Studies in Culture and Belief, ed. Jonathan Barry, Marianne Hester, and Gareth Roberts, Cambridge University Press, 1996.
  • Burns, William E. Witch hunts in Europe and America: an encyclopedia (2003)
  • Cohn, Norman. Europe's Inner Demons: An Enquiry Inspired by the Great Witch-Hunt (1975), Revised Edition: Europe's Inner Demons: The Demonization of Christians in Medieval Christendom, Chicago: The University of Chicago Press, 1993.
  • Durrant, Jonathan B. Witchcraft, Gender, and Society in Early Modern Germany, Leiden: Brill, 2007.
  • Federici, Silvia (2004). Caliban and the Witch: Women, the Body, and Primitive Accumulation. Brooklyn, NY: Autonomedia. ISBN 1-57027-059-7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Golden, William, ed. Encyclopedia of Witchcraft: The Western Tradition (4 vol. 2006) 1270pp; 758 short essays by scholars.
  • Goode, Erich; Ben-Yahuda, Nachman (1994). Moral Panics: The Social Construction of Deviance. Cambridge, MA: Wiley-Blackwell. ISBN 978-0-631-18905-3. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Gouges, Linnea de, Witch hunts and State Building in Early Modern Europe (2018)
  • Klaits, Joseph. Servants of Satan: The Age of the Witch Hunts. Bloomington: Indiana University Press, 1985
  • Levack, Brian P. The Great Scottish Witch Hunt of 1661–1662, The Journal of British Studies, Vol.20, No, 1. (Autumn, 1980), pp. 90–108.
  • Levack, Brian P. The witch hunt in early modern Europe, Third Edition. London and New York: Longman, 2006.
  • Macfarlane, Alan. Witchcraft in Tudor and Stuart England: A regional and Comparative Study. New York and Evanston: Harper & Row Publishers, 1970.
  • Midlefort, Erick H.C. Witch Hunting in Southeastern Germany 1562–1684: The Social and Intellectual Foundation. California: Stanford University Press, 1972. ISBN 0-8047-0805-3
  • Monter, William (1972). "The Historiography of European Witchcraft: Progress and Prospect". Journal of Interdisciplinary History. 2 (4): 435–451. doi:10.2307/202315. JSTOR 202315. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Oberman, H. A., J. D. Tracy, Thomas A. Brady (eds.), Handbook of European History, 1400–1600: Visions, Programs, Outcomes (1995) ISBN 90-04-09761-9
  • Oldridge, Darren (ed.), The Witchcraft Reader (2002) ISBN 0-415-21492-0
  • Poole, Robert. The Lancashire Witches: Histories and Stories (2002) ISBN 0-7190-6204-7
  • Purkiss, Diane. "A Holocaust of One's Own: The Myth of the Burning Times." Chapter in The Witch and History: Early Modern and Twentieth Century Representatives New York, NY: Routledge, 1996, pp. 7–29.
  • Robisheaux, Thomas. The Last Witch of Langenburg: Murder in a German Village. New York: W.W. Norton & Co. (2009) ISBN 978-0-393-06551-0
  • Sagan, Carl. The Demon-Haunted World, Random House, 1996. ISBN 0-394-53512-X
  • David W. Thompson, "Sister Witch: The Life of Moll Dyer" (2017 Solstice Publishing) ISBN 978-1973105756
  • Thurston, Robert. The Witch Hunts: A History of the Witch Persecutions in Europe and North America. Pearson/Longman, 2007.
  • Purkiss, Diane. The Bottom of the Garden, Dark History of Fairies, Hobgoblins, and Other Troublesome Things. Chapter 3 Brith and Death: Fairies in Scottish Witch-trials New York, NY: New York University Press, 2000, pp. 85–115.
  • West, Robert H. Reginald Scot and Renaissance Writings. Boston: Twayne Publishers,1984.
  • Willumsen, Liv Helene. The Witchcraft Trials in Finnmark, Northern Norway. Bergen: Skald, 2010. ISBN 978-82-7959-152-8
  • Willumsen, Liv Helene. Witches of the North:Scotland and Finnmark. Leiden: Brill, 2013. ISBN 9789004252912. E-ISBN 9789004252929
  • Briggs, K.M. Pale Hecate's Team, an Examination of the Beliefs on Witchcraft and Magic among Shakespeare's Contemporaries and His Immediate Successors. New York: The Humanities Press, 1962.

Referime

Redakto
  1. ^ Martin, Lois (2010). A Brief History of Witchcraft. Running Press. fq. 5. ISBN 9780762439898. Arkivuar nga origjinali më 21 qershor 2013. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Golden, Richard M. (1997). "Satan in Europe: The Geography of Witch Hunts". përmbledhur nga Wolfe, Michael (red.). Changing Identities in Early Modern France. Duke University Press. fq. 234. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Goode, Erich; Ben-Yehuda, Nachman (2010). Moral Panics: The Social Construction of Deviance. Wiley. fq. 195. ISBN 9781444307931. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Azem Qazimi (2008) Fjalor mitologjisë dhe demonologjisë shqiptare, Plejad, Tiranë, fq. 124
  5. ^ http://www.vatrarberesh.it/biblioteca/ebooks/kanuni.pdf
  6. ^ https://insajderi.org/rrefimi-konices-per-karakterin-e-shqiptareve-nga-dashuria-per-parate-tek-besa/
  7. ^ https://www.voal.ch/shtrigat-e-kastratit-simotra-te-shtrigave-te-salemit-nga-luan-rama-paris/multimedia/dossier/