Gjuha popullore ka historinë e saj që është lidhur ngushë me historinë e popullit që e ka folur atë gjuhë në rrymë të shekujve. Historia e Shqipes është historia e një gjuhe që u ka qëndruar rrebesheve të kohës duke ruajtur më së miri fytyrën e saj. Gjuha popullore është gjuha që e pë e përdorin shtresat e gjera popullore në komunikimin e përditshëm. Ajo përbëhet nga dialektet e të folmet e krahinave të ndryshme, të cilat së bashku me gjuhën standarde përbëjnë gjuhën e përbashkët kombëtare të një populli.

Gjuha shqipe së bashku me disa gjuhë të tjera me burim të përbashkët, bën pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane, të cilat janë folur qzsh nga kohërat e hershme parahistorike në trevat që nga IndiaEvropë.

Përkatësia e shqipes në familjen e gjuhëve indoevropiane, shfaqet në të gjitha nënsistemet e saj. Pra, gjuha shqipe ka ruajtur nga faza e hershme e indoevropianishtes disa tipare të rëndësishme gjuhësore.