Granit Xhaka
Granit Xhaka ([ɡɾaˈnit ˈdʒaka]; lindur më 27 shtator 1992) është një futbollist zviceran i cili luan si Mesfushor për klubin anglez Arsenal në Premier League dhe për kombëtaren zvicerane. Një lojtar i rregullt i Zvicrës që nga viti 2011, ai ka luajtur më shumë se 45 ndeshje dhe gjithashtu përfaqësoi ata në Kupën e Botës 2014.
![]() Xhaka në vitin 2012 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Granit Xhaka | ||
Datëlindja | 27 Shtator 1992 | ||
Vendlindja | Basel, Zvicër | ||
Gjatësia | 1.83 m (6 ft 0 in) | ||
Pozicioni | Mesfushor | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Arsenal | ||
Numri | 34 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
2000–2002 | Concordia Basel | ||
2002–2010 | Basel | ||
Karriera si profesionist* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2010–2012 | Basel | 44 | (2) |
2012–2016 | Borussia Mönchengladbach | 108 | (6) |
2016– | Arsenal | 202 | (13) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2008–2009 | Zvicra U17 | 14 | (0) |
2009–2010 | Zvicra U18 | 14 | (3) |
2010–2011 | Zvicra U19 | 10 | (3) |
2010–2011 | Zvicra U21 | 5 | (0) |
2011– | Zvicra | 110 | (12) |
* Senior club appearances and goals counted for the domestic league only and correct as of 4 dhjetor 2022 ‡ National team caps and goals correct as of 4 dhjetor 2022 |
Trajneri i kombëtares zvicerane Ottmar Hitzfeld e ka përshkuar atë si "Schweinsteigeri i ri", por megjithatë, për shkak të zgjuarsisë së tij dhe dashurisë së tij për shkencën, ai thirret më shumë nga shokët e tij si "Albert Einsteini i ri".
Jeta e hershmeRedakto
Xhaka ka lindur në Basel,Zvicër por prindërit janë shqiptarë nga Kosova.Ai është vëllai më i vogël i Taulant Xhaka, i cili është gjithashtu një futbollist profesionist dhe luan për FC Basel dhe ekipin kombëtar shqiptar. Familja e tyre u zhvendos nga KosovaPodujevë në Zvicër pak para se fëmijët e tyre të lindnin. Që nga viti 2017, Xhaka është martuar me Leonita Lekajn.
Karriera me klubeRedakto
Vitet e paraRedakto
Dy vëllezërit Xhaka e filluan karrierën e tyre futbollistike me Concordia Basel. Ne 2002 ai u transferua tek Basel ku luajti me skuadrën e të rinjve deri ne 2008. Me pas ai kaloi tek Basel U 21 ku luajti deri ne vitin 2010, për tu transferuar tek skuadra e parë e Basel
BaselRedakto
Kur Granit Xhaka fillimisht u transferua tek Basel trajneri i asaj kohe Thorsten Fink u shpreh se ai ishte talenti më i madh që kishte pasur ndonjëherë me Basel edhe më i mire se "Xherdan Shaqiri" Ai bëri paraqitjen e parë me skuadrën e Basel ne raundin e tretë të 2010–11 UEFA Champions League kundër skuadrës Debreceni VSC ne Szusza Ferenc Stadium duke shënuar dhe golin e dyte për skuadrën e tij ne përfundim te ndeshjes. Ai shënoi golin e parë në kampionat në fitoren 5-1 kundër FC Thun ne 15 maj 2011. Ne përfundim Xhaka me Basel fitoi titullin kampion Super League Championship madje fitoi dhe kupën Swiss Cup.
Borussia MönchengladbachRedakto
Më 18 maj 2012, Xhaka u transferua ne Gjermani tek klubi i tij me i ri Borussia Mönchengladbach për një shifër prej € 8,5 milion.
ArsenalRedakto
Ne 1 korrik 2016 , Xhaka transferohet tek klubi i mirënjohur londinez , Arsenal për shifrën € 45 milion.
Karriera ndërkombëtareRedakto
Karriera e tij me një skuadër internacionale filloi ne 2008 kur ai u bë pjesë e Zvicër U 17.
Përpara se te luante me Zvicrën Xhaka ka berë një kërkesë për të luajtur me Shqipërinë. Por si përgjigje ka gjetur injorimin e kerkesës së FSHF. Internacionalia e parë që ai ka luajtur ishte në Wembley Stadium kundër Anglisë, Angli 2-2 Zvicer, me 4 qershor 2012.
Golat me KombëtarenRedakto
Rezultatet dhe Golat me kombëtaren Zvicerane
# | Data | Vendi | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompedicioni |
---|---|---|---|---|---|---|
1 | 15 nëntor 2011 | Stade Josy Barthel, Luxembourg City, Luksemburg | Luksemburgu | 1–0 | 1–0 | Ndeshje Miqësore |
2 | 15 gusht 2012 | Stadion Maksimir, Zagreb, Kroaci | Kroacia | 1–0 | 4–2 | Ndeshje Miqësore |
3 | 7 shtator 2012 | Stadion Stožice, Ljubljana, Slloveni | Sllovenia | 1–0 | 2–0 | Botërori 2014 – Kualifikueset |
4 | 15 tetor 2013 | Stade de Suisse, Bern, Zvicër | Sllovenia | 1–0 | 1–0 | Botërori 2014 – Kualifikueset |
Titujt dhe ÇmimetRedakto
Basel
- Swiss Super League Champion: 2011, 2012
- SBaswiss Cup: 2012
- Uhrencup Winner: 2011
Internationale
- FIFA U-17 World Cup World Champion: 2009
- UEFA U-21 European Championship: 2011 Finalist