Gugash Magani (lindur më 14 mars 1965) ishte nje futbollist shqiptar i cili ka luajtur pjesën më të madhe të karrierës së tij 22 vjeçare duke luajtur me Shkumbini Peqin, ku gjithashtu ka luajtur edhe me Besën dhe me Partizanin. Ai aktualisht është trajner i Besës në Kategorinë e Parë.[1][2][3] Djemtë e tij Artur Magani dhe Endrien Magani janë futbollista profesionist. Arturi luan aktualisht me Shkumbinin kurse Endrieni është aktualisht pa skuadër.

Gugash Magani
Të dhënat vetjake
Emri i plotëGugash Magani
Datëlindja (1965-03-14) 14 mars 1965 (59 vjeç)
VendlindjaPeqin, Shqipëria
PozicioniMesfushor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
KF Tirana (trajner)
Karriera me të rinjtë
-1992Shkumbini Peqin
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1984–1992Shkumbini?(?)
1992–1994Besa?(?)
1994–1998Shkumbini60+(8+)
1998–1999Partizani?(?)
1999–2006Shkumbini121+(2+)
Skuadra të menaxhuara
2008–2009Shkumbini
2009–2011Flamurtari
2011–2012Besa
2012Shkumbini
2013Teuta
2013–2014Tirana
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Karriera Redakto

Karriera si trajner Redakto

Më 1 dhjetor 2013, pas shkarkimit të hershëm të Sokol Bulkut, Magani u emërua si trajner i ri i KF Tiranës.[4] Ai firmosi një kontratë gjashtë mujore me klubin deri në fund të sezonit.[5] Trajneri erdhi te klubi pas rezultateve të dobta të skuadrës që deri në dhjetor ishte në vendin e fundit me vetëm 10 pikë pas 13 ndeshjeve, 7 më shumë se vendi i tetë që mbahej nga Flamurtari. Megjithatë, pavarësisht vështirësive që hasën, Tirana arriti rekord në vitin 2014 duke fituar 35 pikë në 15 ndeshje. Nga këto 15 ndeshje, Tirana fitoi plot 10 ndeshje, barazoi 4 dhe humbi vetëm 1.[6] Tirana siguroi qëndrimin në Kategorinë Superiore pas barazimit 2–2 kundër Flamurtarit më 4 maj 2013.[7]

Statistikat Redakto

Skuadra Nga Te Rekordi
Nd F B H % Fitoreve Ref.
Besa Kavajë korrik 2011 qershor 2012 &0000000000000039.00000039 &0000000000000021.00000021 &0000000000000004.0000004 &0000000000000014.00000014 &0000000000000053.85000053,85 [8]
Shkumbini Peqin korrik 2012 nëntor 2012 &0000000000000014.00000014 &0000000000000003.0000003 &0000000000000004.0000004 &0000000000000007.0000007 &0000000000000021.43000021,43 [9]
Teuta Durrës January 2013 November 2013 &0000000000000031.00000031 &0000000000000015.00000015 &0000000000000008.0000008 &0000000000000008.0000008 &0000000000000048.39000048,39 [10]
KF Tirana 1 dhjetor 2013 Vazhdon &0000000000000044.00000044 &0000000000000025.00000025 &0000000000000014.00000014 &0000000000000005.0000005 &0000000000000056.82000056,82 [11]

Referime Redakto

  1. ^ "Gugash Magani" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 21 janar 2011.
  2. ^ "Gugash Magani" (në anglisht). Football Database. Marrë më 9 mars 2011.
  3. ^ "Gugash Magani" (në anglisht). Transfermarkt. Marrë më 21 janar 2011.
  4. ^ "Gugash Magani emërohet trajner i Tiranës: Të vrasim frikën". BalkanWeb.com. Arkivuar nga origjinali më 24 shkurt 2014. Marrë më 9 mars 2014.
  5. ^ "Magani zyrtarizohet në drejtimin e stolit bardheblu: Mbijetojmë, s'i trembem fundit". Panorama Sport. 2 dhjetor 2013. Arkivuar nga origjinali më 9 mars 2014. Marrë më 9 mars 2014.
  6. ^ "Nga fundi të 6-ët, si erdhi ringritja e Tiranës". Panorama Sport. 5 maj 2014. Marrë më 6 maj 2014.
  7. ^ "Barazim në Vlorë, mbijeton Tirana. Magani: Tani që ia dolëm, jam i gatshëm që të rinovoj". Panorama Sport. 4 maj 2014. Marrë më 6 maj 2014.
  8. ^ Besa Kavajë - List of matches | Soccerway
  9. ^ Shkumbini Peqin - List of matches | Soccerway
  10. ^ Teuta Durrës - List of matches | Soccerway
  11. ^ KF Tirana - List of matches | Soccerway

Lidhje të jashtme Redakto