Guido Guerrini
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Guido Guerrini (lindi më 12 janar 1976 në Arezzo, Itali) është personi i parë që ka udhëtuar nga Europa në Kinë duke bërë te gjithë udhëtimin me një makinë me gaz (ekologjike).
Që kur ishte fëmijë, Guerrini ka bërë shumë udhëtime me makinë me babain e tij, dhe më vonë me miqtë . Në vitin 2008 ai organizoi një projekt të quajtur Torino-Pechino, la macchina della pace (Torino-Pekin, makina e paqes); ai dhe Andrea Gnaldi Coleschi (Arezzo, Itali, 27 tetor 1978), udhëtuan për 25.852 km duke përdorur një makinë të tipit Fiat Marea 1.6 16V te vitit 1999, me pikë nisje nga selia ku u zhvilluan Lojërat olimpike dimërore 2006 (Torino) në selinë ku ishin duke u zhvilluar Lojrat olimpike verore 2008 (në Pekin). Udhëtimi filloi më 6 korrik 2008 duke kaluar nëpër 17 shtete te ndryshëm dhe duke finalizuar udhetimin me rikthimin e tyre ne Itali më 21 shtator 2008. Përreth 95% e gjithë udhëtimit është përdorur si karburant veçanërisht gaz LPG. Projekti Torino- Pechino la macchina della pace, është i përshkruar në librin Aregolavanti 2008 (Gjithmonë përpara).
Në 2010, Guerrini po merr pjesë në Kupën e Energjive Alternative FIA, gjithmonë duke përdorur makina me gaz LPG, dhe është në vëndin e 5 në renditjen e kampionatit botëror.
Burimet
Redakto- Guido Guerrini (traveler). (2010, October 11). In Wikipedia, The Free Encyclopedia. Retrieved 09:36, October 12, 2010.
Ky artikull nga sporti është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |