Gurëgdhendja
Gurëgdhendja është krijimi i ndërtesave, strukturave dhe skulpturave duke përdorur gurin si materialin kryesor. Është një nga aktivitetet dhe profesionet më të vjetra në historinë njerëzore. Shumë prej strehimeve antike, tempujve, monumenteve, artefakteve, fortifikimeve, rrugëve, urave dhe qyteteve të tëra me qëndrueshmëri të gjatë, ishin ndërtuar me gurë. Punime të famshme të gurëgdhendjes janë: Piramidat e Egjiptit, Taxh Mahali, Muri i Madh Kinez, Katedralja Chartres etj.