Hafiz Hysejn Mujali (1854 – 1940) ishte imam, mualim, kadi dhe myfti shqiptar nga Ulqini.

Mujali lindi në vitin 1854 në Ulqin, ku kreu shkollën fillore dhe të mesme. Studimet i vazhdon në Fakultetin e Drejtësisë në Stamboll, Turqi.[1] Pas kthimit në vendlindje punon si imam dhe mualim, ndërsa në vitin 1897 bëhet kadi i Ulqinit. Në vitin 1919, emërohet si myfti i Ulqinit, titull të cilin e mban deri në vitin 1923, kur pensionohet. Vdiq në vitin 1940 në Ulqin.[2] Ishte një nga personalitetet më të shquara të fundit të shekullit të 19-të dhe të fillim të shekullit të 20-të në fushën e arsimit dhe fesë në Ulqin,[3] dhe shkruante e fliste në gjuhën shqipe, malazeze, turke, arabe dhe persiane.[4]

Në Ulqin, një rrugë mban emrin "Kadi Hysejn Mujali".[5]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Ulcinj: Otvorena izložba rukopisa "Bibliotekarstvo Ulcinja u doba Osmanlija – Kadija Husein Mujali" – Prvi Islamski Web Portal u Crnoj Gori" (në boshnjakisht). Marrë më 2022-08-18.
  2. ^ Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1697: attempt to index field '?' (a nil value).
  3. ^ Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1697: attempt to index field '?' (a nil value).
  4. ^ Karamanaga, Gani (27 shtator 2018). "Nepër Çarshi të vjetër". Koha Javore. Viti XVII Numër 833: 12–13.
  5. ^ Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1697: attempt to index field '?' (a nil value).