Stampa:Infobox settleent

Haga është qytet në Hollandë dhe kryeqyteti i provincës së Holandës JugoreHolandë.

Me një popullsi prej mbi 500.000 banorë (nga 1 nëntor 2012), dhe më shumë se një milion banorë, duke përfshirë rrethinat, është qyteti i tretë më i madh i Holandës, pas Amsterdamit dhe Roterdamit.

Haga është selia e qeverisë dhe parlamentit holandez, Gjykatës Supreme dhe Këshillit të Shtetit, por qyteti nuk është kryeqyteti i Holandës, i cili me kushtetutë është Amsterdami. Mbreti Willem-Alexander i Holandës jeton në Huis ten Bosch dhe punon në Pallatin Noordeinde në Hagë, së bashku me mbretëreshën Maxima. Shumica e ambasadave të huaja në Holandë dhe 150 organizata ndërkombëtare ndodhen në qytet, duke përfshirë Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe Gjykatës Penale Ndërkombëtare, duke e bërë Hagën një nga qytetet më të mëdha ku ndodhen Kombet e Bashkuara, së bashku me Nju Jorkun, Vjenën, Gjenevën, Tokion dhe Nairobin.

Historia Redakto

Historia e hershme Redakto

Haga është krijuar rreth 1230, kur Konti Floris IV i Holandës bleu tokën së pranë një liqeni të vogël, sot Hofvijver, për të ndërtuar një shtëpi gjuetie. Në vitin 1248 djali i tij dhe pasuesi i William II, Mbret i romakëve, vendosi ta zgjerojë shtëpinë në një pallat, i cili më vonë do të quhej Binnenhof (Oborri Brendshëm). Ai vdiq në vitin 1256 para se ky pallat të përfundohej, por një pjesë e tij u perfundua nga i biri i tij Floris V, nga e cila Ridderzaal (Salla e Kalorësve), edhe sot është më e spikatura. Ajo përdoret ende për ngjarje politike, të tilla si fjalimi vjetor nga froni nga monarku holandez. Që nga shekulli i 13-të e në vazhdim, Kontët e Holandës e kanë përdorur Hagën si qendër të tyre administrative dhe rezidencë kur janë në Holandë.

Fshati që lindi rreth Binnenhof-it është përmendur për herë të parë si Haga në një çarter që daton nga 1242. Në shekullin e 15, hyri në përdorim emri Graven Hage. Emri Gravenhage u përdor zyrtarisht për qytetin nga shekulli i 17 e tutje. Sot, ky emër është përdoret vetëm në disa dokumente zyrtare si certifikatat e lindjes dhe martesës. Vetë qyteti përdor "Den Haag" në të gjithë komunikimin e tij. Kur dukët e Burgundy-së fituan kontrollin mbi qarqet e Holandës dhe Zeelandës në fillim të shekullit të 15, ata caktuan njerëzit e tyre (stadtholder) për të sunduar në vend të tyre me "Shtetet e Holandës" (Kuvendi) si një këshilli konsultativ. Selia e këtij kuvendi u vendos në Hagë.

Në fillim të Luftës Tetëdhjetë Vjeçare, mungesa e mureve të qytetit ishin shkatërruese, sepse lejoi trupat spanjolle të pushtojnë me lehtësi qytetin. Në 1575, Shtetet e Holandës konsideruan edhe prishjen e qytetit, por ky propozim u braktis, pas ndërmjetësimit nga Williami i Portokallit. Nga 1588, Haga u bë selia e qeverisë së Republikës Hollandeze. Për të ruajtur kontrollin mbi çështje të qytetit, administrata nuk ia jepte Hagës statusin zyrtar të qytetit, edhe pse kishte shumë nga privilegjet e dhëna zakonisht vetëm për qytetet. Në ligjet e sotme administrative, "të drejtat e qytetit" nuk kanë vend më.

 
Parlamenti holandez.

Historia Moderne Redakto

Vetëm në vitin 1806, kur Mbretëria e Holandës ishte një shtet kukull i Perandorisë së Parë franceze, Hagës iu dha e drejta e qytetit nga Louis Bonaparte. Pas Luftërave Napoleonike, Belgjika dhe Holanda e sotme u bashkuan në Mbretërinë e Bashkuar të Holandës për të formuar një tampon kundër Francës. Si një kompromis, Brukseli dhe Amsterdami alternoheshin si kryeqytet çdo dy vjet, me qeverinë e mbetur në Hagë. Pas ndarjes së Belgjikës në vitin 1830, Amsterdami mbeti kryeqyteti i Holandës, ndërsa qeveria ndodhet në Hagë. Kur qeveria filloi të luajë një rol më të rëndësishëm në shoqërinë holandeze, pas vitit 1850, Haga u zgjerua shpejt. Shumë rrugë u ndërtuan posaçërisht për numrin e madh të shërbyesve civilë të punësuar në qeverinë e vendit dhe për holandezët që dilnin në pension nga administrata e Indeve Lindore Holandeze. Qyteti në rritje mori komunën rurale të Loosduinen pjesërisht në vitin 1903 dhe plotësisht në vitin 1923.

Ekonomia Redakto

Haga ka një ekonomi të orientuar drejt shërbimeve. Jeta profesionale në qytet dominohet nga numri i madh i nëpunësve civilë dhe diplomatëve që punojnë në qytet. Që nga viti 2006, 26% e vendeve të punës në Hagë janë ato të ofruara nga qeveria holandeze ose institucionet ndërkombëtare. Punëdhënës të mëdhenj në këtë sektor përfshijnë ministritë e Mbrojtjes, Drejtësisë, Strehimit, Planifikimit Hapësinor dhe Mjedisit, Punëve të Jashtme, të Brendshme dhe Transportit, Punëve Publike dhe Administrimit të Ujërave.

Pamje nga Haga

Shiko edhe Redakto

Referime Redakto

Lidhje të jashtme Redakto