Hajredin Shabani (Balua) ishte folklorist dhe këngëtar, veçanërisht i këngës çame. Ai lindi në Çamëri, por jetoi dhe e zhvilloi veprimtarinë e tij në ansamblin “Çamëria” në Vlorë. [1]

Shabani me veshje popullore çame

Karriera artistike

Redakto

Që prej krijimit të ansamblit folklorik “Çamëria” në vitin 1978, Hajredini ose Balua siç e thërritnin kolegët ishte një nga shtyllat e tij si këngëtar i këngëve folklorike të zonës së Çamërisë. Gjatë kësaj kohe, Shabani ka kontribuar fort jo vetëm në këndimin e isos dhe këngës epike çame, por edhe në krijimin e këngëve të bazuara në folklorin çam.[2]

Hajredini gjithashtu njihet edhe si mbledhës folklorit çam bashkë me Fatos Rrapaj.

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Habazaj, Albert (30 dhjetor 2013). "ANSAMBLI "ÇAMËRIA"". Gazeta Dielli.
  2. ^ "Delvina me Çamërinë". youtube.