Halabaku
Halabak është një vendbanim në komunën e Podujevë, Kosovë.
Halabak | |
---|---|
Fshat |
GjeografiaRedakto
Emri i fshatit Halabak ndahet në dy pjesë, është emër Arab qe do të thotë, Hale do të thotë shkretirë, ndersa Bak do të thotë i pa banuar.
Ky fshat kufizohet me fshatin: Tërrnavë, Bellopojë, Dyz, Sharban dhe është në jugperëndim të komunës së Podujevës.
Fshati i posedon rrugën, telefonin mobil dhe ujin nga ujësjellësi i liqenit të Batllavës.
Fshatit preferohet edhe për vizitë natyrore për shkak të bukurive që e rrethojnë. Fshati ka pyllin afër, malin, tokë pjellore dhe lumin i cili kalon nëpërmes fshatit të bukur të Halabakut, duke i dhënë madhështinë që i impresionon vizitorët.
Pylli i fshatit i ka këto kafshë të egra si ujku, lepuri, dhelpra e kaprolli, dhe laramani shpendësh të ndryshme.
Fshati është shumë i pasur me tokë bujqësore edhe me pyll. Lartësia mbidetare është 600 m.
DemografiaRedakto
Në këtë fshat ekzistojnë mbi 100 shtëpi.
Feja e fshatit është 100% Musliman.
Familjet që jetojnë në këtë fshat janë:
- Salihajt (Zeqiri, Islami, Osmani)
- Munakët (Mehmeti, Bekolli, Arifi)
- Rukovcët
- Nelakët (Retkoceri)
- Gubetinët
- Pllanalitë
- Maqastenët
- Prekorogjët
- Raçët
- Krasniqët
- Alshiqët
- Kosumajt
- Isufajt
- Ibrahimajt
EkonomiaRedakto
Është vend bujqësor, ku bujqësia është elementi kryesor.
Buxheti i fshatit Halabak nuk është edhe aq i keq në krahasim me fshatrat përreth.
Kryetari i fshatit në periudhën 2001-2006 ishte z.Ali Zeqiri, me profesion mësimdhënës, i cili së bashku me hoxhën e fshatit Mustafë Pllana, kontribuan për asfaltimin e rrugës Bellopojë-Tërrnavë-Halabak me participim 50% nga buxheti i banorëve të fshtatit. Asokohe z.Zeqiri ishte edhe kryetar i nëndegës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në komunën e Podujevës.
Në këtë periudhë u bë edhe kyçja në ujësjellës, me ujë të pijshëm u furnizuan fshatrat Bellopojë, Tërrnavë dhe Halabak.
KulturaRedakto
Fshati ka nje ambulancë, një shkollë fillore 5 vjeçare, poashtu edhe nje xhami.
HistoriaRedakto
Në luftën e fundit fshati Halabak ka dhënë tre martirë. Në këtë fshat ka qenë i vendosur edhe shtabi i UÇK-së.
Sipas historisë se fshatit thuhet që ky fshat ka qenë vetëm një shkretirë e pa banuar. Do të thotë njerëzit që banojnë aty nuk janë vendas po janë muhaxher nga viset e tjera.
Shih dhe këtëRedakto
Lidhje të jashtmeRedakto
Bajçina | Balloci | Baraina | Batllava | Bellopoja | Bërveniku | Bllata | Bradashi | Braina | Breca | Burica | Dobërdoli | Dobratini | Dumnica e Epërme | Dumnica e Poshtme | Dumoshi | Dvorishti | Dyzi | Gërdoci | Gllamniku | Godishnjaku | Halabaku | Hërtica | Kaçybegu | Kalatica | Katunishta | Kërpimehu | Kunusheci | Kushevica | Letanca | Livadica | Lupçi i Epërm | Lupçi i Poshtëm | Lladoci | Llapashtica e Epërme | Llapashtica e Poshtme | Llausha | Lluga | Lluzhani | Majaca | Merdari | Metehia | Metergoci | Miroci | Muhazobi | Murgulla | Obrança | Orllani | Pakashtica e Epërme | Pakashticë e Poshtme | Penuha | Perani | Përpellaca | Pollata | Popova | Potoku | Rakinica | Reçica | Repa | Revuqi | Sallabaja | Sfeçla | Siboci i Epërm | Siboci i Poshtëm | Sllatina | Surdulli | Surkishi | Sylevica | Shajkoci | Shakovica | Shtedimi | Tërnava | Tërnavica | Turuçica | Zakuti | Zhitia
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Kosovës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |