Halil Ibrahimi (lindi me 02.08.1976) është një entomolog kosovar, degë e zoologjisë që merret me studimin shkencor të insekteve. Halil Ibrahimi është profesor në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore, Departamenti i Biologjisë. Halili gjithashtu fitoi çmimin e "Shkencëtar i vitit" për vitin 2015 me kërkime dhe zbulime të jashtëzakonshme në fushën e entomologjisë.[1]

Halil Ibrahimi
U lind në(1976-08-02)gusht 2, 1976
KombësiaShqiptar
ShtetësiaKosovar
ShkollimiUniversiteti i Prishtinës
Njohur për"Drusus dardanicus", "Drusus sharrensis"
Çmimet"Shkencëtari i Vitit 2015",
Karriera shkencore
FushatEntomologjia

Zbulimet Redakto

Në rajonin e Llapit është zbuluar një lloj i ri insekti gjatë një ekspedite kërkimore që ishte bërë në vitin 2014, mbi fshatin Bollosicë, nga profesori i Universitetit të Prishtinës, Halil Ibrahimi, i cili edhe ka gjetur apo më mirë të themi e ka zbuluar këtë lloj insekti në një përroskë të vogël malore. Bëhet fjalë për llojin Drusus dardanicus[2] i zbuluar në vitin 2014. Punimi ku është bërë përshkrimi dhe emërtimi i këtij lloji të ri për shkencën është botuar në tetor të viti 2015 në revistën Zootaxa, një ndër revistat më prestigjioze ku botohen llojet e shtazëve të reja për shkencën nga e mbarë bota.[3]

Para kësaj në vitin 2013 në bashkëpunim me shkencëtarin e njohur nga Hungaria, Janos Olah, e ka përshkruar llojin Potamophylax fules i cili bën pjesë në grupin e llojeve me areal më të gjerë se sa lloji Drusus dardanicus dhe gjendet përveç Kosovës edhe në Mal të Zi dhe Rumani. Në Kosovë ky lloj gjendet në fshatin Siqevë në afërsi të Prishtinës dhe në rrethinë të Skenderajit. Po atë vit, e ka zbuluar dhe përshkruar llojin tjetër Chaetopteroides kosovarorum i cili deri më tani është i njohur vetëm nga Kosova dhe atë vetëm nga Shala e Bajgorës.

Në vitin 2015 e ka zbuluar dhe përshkruar edhe një lloj tjetër, Drusus sharrensis [4] i cili po ashtu nuk pritet që të gjendet jashtë Bjeshkëve të Sharrit.

Në Kosovë mund të ketë edhe lloje të tjera të panjohura deri më tani nga ky grup i insekteve, apo grupe të tjera të insekteve, duke e pasur parasysh se nuk ka pasur hulumtime të shumta në këtë drejtim. Përveç këtyre llojeve të janë më të rralla sepse jetojnë vetëm në Kosovë, gjatë hulumtimeve të tij gjatë viteve të kaluara ka gjetur edhe lloje të tjera të rralla, endemike të Ballkanit apo Evropës, ose të rrezikuara e të cilat mund të gjenden akoma në Kosovë. Këto lloje janë nën kërcënimin e vazhdueshëm të zhdukjes për shkak të prerjes së pyjeve, shfrytëzimit të pakontrolluar të resurseve ujore, shterjes së përroskave malore që vjen si pasojë e ndërhyrjes së njeriut, ndotjes etj. Varfërimi i botës së gjallë në mënyrë indirekte e prekë edhe njeriun.

Galeria Redakto

Lidhje të jashtme Redakto

[5]

  1. ^ "Halil Ibrahimi - Halil I." {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Drusus dardanicus - Punimi shkencorë". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Drusus dardanicus - Halil I." {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Drusus sharrensis - Punimi shkencorë". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Ibrahimi, Halil. "Halil Ibrahimi në Research Gate". Research Gate. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)