Hëna

sateliti natyror që rrotullohet rreth Tokës
(Përcjellë nga Hana)

Hëna është sateliti i vetëm natyror i Tokës, njëhazi sateliti i pestë më i madhsistemin diellor. Hëna është një objekt me masë planetare që formon një trup shkëmborndryshuar, duke e bërë atë një planet satelitor sipas përcaktimeve gjeofizike të termit.[1] I mungon atmosfea, hidrosfera dhe fusha magnetike. Graviteti i saj sipërfaqësor është rreth një e gjashta e gravitetit të Tokës (0,1654 g).

Ana e afërt e Hënës
Ana e largët e Hënës

Duke rrotulluar Tokën në një distancë mesatare prej 384,400 km (238,900 mi), ose rreth 30 herë diametri i Tokës, ndikimi i saj gravitacional zgjat shumë ngadalë ditën e Tokës dhe është shtytësi kryesor i baticave të Tokës. Orbita e Hënës rreth Tokës ka një periudhë sidereale prej 27.3 ditësh. Gjatë çdo periudhe sinodike prej 29.5 ditësh, sasia e sipërfaqes së dukshme të ndriçuar nga Dielli ndryshon nga 0 deri në 100%, duke rezultuar në faza hënore që formojnë bazën për muajt e një kalendari hënor. Hëna është e lidhur me dukurinë e baticës me Tokën, që do të thotë se gjatësia e një rrotullimi të plotë të Hënës rreth tokës, bën që e njëjta anë e saj (ana e afërt) të jetë gjithmonë përballë Tokës, dhe dita disi më e gjatë hënore është e njëjtë me atë të periudhës sinodike. Megjithatë, 59% e sipërfaqes hënore mund të shihet nga Toka përmes zhvendosjeve në perspektivë për shkak të libracionit.

Karakteristikat e Hënës

Redakto
  • Largësia mesatare e qendrës së Hënës nga ajo e Tokës është 384,405 km, afërsisht sa 30 herë diametri i Tokës.
  • Hëna kryen një orbitë (rrugë rrethore) rreth Tokës çdo 27.3 ditë (muaji siderik), ndërsa rreth Diellit ky satelit lëviz bashkë me planetin tonë (sistemi Tokë-Hënë), për këtë arsye shpesh ky sistem quhet “planet i dyfishtë”, dhe ndryshimet periodike gjeometrike të sistemit Tokë-Hënë-Diell janë përgjegjëse për fazat e Hënës, që përsëriten çdo 29.5 ditë (muaji sinodik).
  • Diametri i Hënës është 3.474 km.
  • Sipërfaqja (3.793x10^7 km²) është më e vogël se 1/10 e Tokës, përafërsisht sa sipërfaqja e Rusisë, Kanadasë dhe SHBA-ve së bashku.
  • Vëllimin e ka rreth 2% e vëllimit të planetit tonë dhe masën 81 herë më të vogël (7.3477x10²²km).
  • Tërheqja gravitacionale është rreth 6 herë më e dobët se sa ajo e Tokës, ndërsa fusha magnetike diku te 100 herë më e dobët.
  • Pjerrtësia e boshtit të orbitës së Hënës është 6.68°, krahasuar me pjerrtësinë e boshtit të ekliptikës së planetit Tokë që është 16.76°.
  • Rrezja e këtij sateliti natyror është 1.738km (afërsisht 4 herë më e vogël se e Tokës).[2][3][4][5]
Largësia mesatare nga Toka 384400 km
Periudha siderike e rrotullimit 27.3d
Periudha e rrotullimit rreth boshtit 27.3d
Periudha sinodike e rrotullimit 29.5d
Ekscentriciteti i orbitës 0.05
Pjerrtësia e orbitës ndaj rrafshit të ekliptikës 5.1°
Shpejtësia mesatare orbitale 1.03 km/s
Diametri këndor 33’40”
Diametri vijor 3476 km
Masa 7.36 × 10^22 kg ; 0.012 MT.
Dendësia mesatare 3.3 x 10³ kg/m³
Nxitimi i rënies së lirë 1.62 m/s²
Perigjet 363,104 km
Apogjet 405,696 km
Vëllimi 2.195 8 × 10^10 km³
Sipërfaqja 3.793 × 10^7 km²
Rrezja kryesore 1,737 × 10^3 km
Temperatura e sipërfaqes ekuatoriale 85°V min / opt / Max
100 K / 220 K / 390 K
70 K / 130 K / 230 K

[2][3][5]

Sipërfaqja

Redakto

Sipërfaqen e Hënës e përbëjnë detet (30%) dhe kontinentet (70%)[6], gjithashtu karakteristike për relievin e saj janë edhe strukturat unazore, që ndryshe quhen kratere. Vetëm në anën e dukshme janë përafërsisht 300 000 kratere me diametër më të madh se 1 km, e ka edhe të atillë me diku 200 km diamtër të gjatë.[6][7][8] Detet e Hënës nuk kanë ujë por ky emërtim eshtë ruajtur nga lashtësia. Ata janë të rrethuar me vargmale, të cilat quhen me emra të vargmaleve tokësore.[6]

Përbërja kimike, struktura dhe atmosfera

Redakto

Sa i përket përbërjes kimike së truallit të Hënës, është vënë re se aty gjendet pluhur jo edhe në masë shumë të madhe, i cili për nga pamja është pak a shumë i ngjashëm me çimenton. Gjithashtu elementet që gjenden në këtë trup janë pak a shumë të ngjashme me ato që gjenden tek ne edhe pse jo në sasi dhe përhapje të njëjtë, si: Si, Al, Fe, Ca, Mg, Ti, Zr, Cr, Pb, K, Na etj.[6]
[9] Hëna përbëhet nga tri shtresa: Korja, Mbështjellësi dhe Bërthama. Kjo strukturë mendohet të ketë lindur qysh para 4.4 miliardë viteve, kur është bërë kristalizimi i magmës hapësirore.

Përbërja e Kores së Hënës përngjan pak a shumë me përbërjen e magmës, 41% Oksigjen, 21% Silic, 13% Hekur, 8% Kalcium, 7% Alumin dhe 6% Magnez. Bazuar në teknikën gjeofizike, trashësia e kësaj shtrese është rreth 50 km.
Mbështjellësi përbëhet nga: disa minerale, Hekuri (më shumë se në Tokë), Titaniumi. Trashësia e tij është rreth 500 km.
Edhe pse Hëna ka dendësi 3346.4 kg/m³ (sateliti i dytë për nga dendësia në sistemin tonë diellor), bërthama e saj është shumë e vogël me rreze më të vogël se 350 km dhe përfshin vetëm 20% të gjthë trupit [10], për dallim nga bërthamat e trupave të tjerë në të cilat është e përqëndruar masa kryesore. Edhe pse përbërja e saj nuk është studiuar mirë disa shkencëtarë thonë se është e përbërë nga hekuri, squfuri dhe nikeli.[11]

Megjithëkëtë, ajo që i bëri më së shumti kureshtarë shkenctarët ishte çështja nëse ka apo jo ujë në Hënë. Pas studimeve të bëra ata erdhën në përfundim se në këtë trup qiellor natyrshëm nuk ka ujë; por edhe po të gjendej rastësisht ndonjë sasi e vogël, kjo do të vinte si pasojë e goditjeve të vazhdueshme që i bëhen Hënës nga kometat dhe meteorët të cilët padyshim lënë ndonjë sasi uji në sipërfaqe, por që Dielli do ta zbërthente atë në molekulat përbërëse Hidrogjen dhe Oksigjen, të cilat për shkak të tërheqjes së dobët gravitacionale do të zhdukeshin në hapësirë. E vetmja pjesë në të cilën ekziston mundësia të ketë sado pak ujë, për po të njëjtat arsye, është pjesa polare e cila asnjëherë nuk kthehet nga Dielli. Sasia e saktë e mundshme e ujit nuk dihet ende. [12]

Hëna ka një atmosferë shumë të rrallë, gati të papërfillshme, me një masë më pak se 10000 kg. Shtypja sipërfaqësore është diku 3×10-15atm.[13] Në këtë amosferë është vërtëtuar të ketë Radon, Polonium, Argon, Helium, Oksigjen, Metan, Monoksid Karboni, Dioksid Karboni, Azot etj…[5][14] Temperatura gjatë ditës mesatarisht arrin deri në 107 °C, ndërsa gjatë natës deri në –153 °C.[15]

Formimi

Redakto

Sikur për çdo trup që ekziston që para qindra–mijëra–miliona apo miliardë vitesh ashtu edhe për Hënën mënyra e formimit të saj mbetet ende një pikëpyetje e madhe për një pjesë të madhe të njerëzimit, megjithë hipotezat që janë paraqitur.

Hëna mendohet të jetë formuar diku para 4.6 miliardë vitesh [6], respektivisht diku 30–50 milionë vjet pas formimit të sistemit diellor. Një hipotezë e vjetër thotë se sateliti i Tokës u formua duke u shkëputur një copë nga korja e planetit tonë dhe u largua si pasojë e forcave centrifugale.[6] Supozim tjetër është se Hëna u formua krejt diku tjetër por Toka e tërhoqi atë me forcë gravitacionale.[6] Disa mendojnë edhe se Hëna u krijua bashkë me planetet tjera të sistemit diellor, e shumica përkrahin hipotezën se Hëna së bashku me Tokën, përkatësisht sistemi Tokë–Hënë, u formua si gjithë trupat e tjerë qiellor nga “shpërthimi i madh”.[6][16]

Fazat e Hënës

Redakto

Varësisht nga pozita, që e zë Hëna në krahasim me Tokën dhe Diellin,[17] dallojmë disa faza, të cilat e bëjnë që ajo të duket jo gjithmon në formë rrethi.[18]


Kur Hëna gjendet mes Tokës dhe Diellit na është kthyer pjesa e errët e saj, fazë kjo që quhet "Hëna e re". Hëna e re lind në mëngjes dhe perëndon në mbrëmje bashkë me Diellin. Pas kësaj faze Hëna zhvendoset nga lindja. Ajo lind gjatë ditës, perëndon pas perëndimit të Diellit dhe në mbrëmje duket më së miri. Në këtë fazë brinjët e draprit janë të kthyer nga lindja.[17][19]
Shtatë ditë pas Hënës së re, krijohet "çereku i parë". Në këtë fazë ajo i përngjan shkronjës ‘D’. Lind rreth mesditës dhe perëndon rreth mesnatës.[17][19]
Pas katërmbëdhjetë apo pesëmbëdhjetë ditësh nga Hëna e re, Hëna gjendet në anën e kundërt me Diellin, kështu që e gjithë sipërfaqja e kthyer nga Dielli ndriçohet. Këtë fazë e quajmë "Hëna e plotë". Në këtë fazë Hëna lind në mbrëmje, perëndon në mëngjes. Nga Hëna e plotë pjesa e ndriçuar fillon të zvogëlohet. Brinjët e draprit kthehen kah perëndimi.[17][19]
Në "çerekun e fundit" Hëna lind rreth mesnatës dhe perëndon rreth mesditës. Kështu nga Hëna e plotë deri në Hënën e re pjesa e ndriçuar e saj vazhdimisht zvogëlohet, derisa dy–tri ditët e fundit të ciklit Hëna gati sa nuk vërehet fare.[17][19]

Cikli i plotë i ndërrimit të fazave të satelitit tonë natyror quhet "muaj sinodik".[19][20]
Fazat hënore shfrytëzohen edhe si bazë kalendarike në disa vende të lindjes.

Eklipset

Redakto

[21] Karakteristikë për Hënën janë edhe eklipset. Eklips ( greq.: eklipio që dmth. "të shuhet" ) quhet errësimi i një trupi, në rastin tonë errësimi i Diellit dhe i Hënës.


Eklipsi i Diellit ndodh në kohën e Hënës së re, kur Hëna kalon përballë Diellit.

Afër fillimit dhe përfundimit të plotë të një eklipse diellore, një pjesë e hollë e Diellit shfaqet në formë të pikave të dritës, për arsye se pjesa e epërme e Hënës nuk është e lëmuar por është e dhëmbëzuar. Këto drita quhen ‘Unazat (pikat) e Bailit’. Quhen kështu sipas astronomit britanez Francis Baily i cili i zbuloi ato. Nëse njëra nga pikat është e dukshme, ky eklips i përngjan një unaze me gurë diamanti.[22]
Kemi katër lloje të eklipseve diellore:[23]

Eklipsi diellor i pjesshëm, që ndodh kur Dielli është vetëm pjesërisht i mbuluar nga Hëna.[23]
Eklipsi e plotë diellor, që ndodh kur Hëna totalisht e errëson Diellin, përkatësisht kur Hëna është afër perigjes (pozita më e afërt e Hënës nga Toka).[23]

Eklipset e plota të Diellit janë të rralla, ato paraqiten çdo 18 muaj, por në të njejtën pikë dhe në të njëjtën kohë çdo 300-400 vjet. Eklipsi i plotë i Diellit nuk zgjat më shumë se disa minuta dhe sipas parashikimeve eklipsi më i gjatë do të jetë më 16 korrik 2186, që do të zgjas 7 minuta e 29 sekonda.[24] Gjatë këtyre eklipseve verehet se diametri i dukshëm këndor i Hënës është më i madh se diametri këndor i Diellit.

Eklipsi unazor, që ndodh kur qendra e Hënës kalon afër qendrës së Diellit, përderisa Hëna është afër apogjes (ndodhet më së largu nga Toka).[23]

Gjatë eklipsit unazor vërejmë se diametri i dukshëm këndor i Hënës është më i vogël se ai i Diellit. Fazat e eklipsit unazor janë: faza e parë e pjesshme, faza unazore dhe faza e dytë e pjesshme.

Eklipsi hibrid (i përzier), që shfaqet kur grafiku i sipërfaqes së Tokës shkakton një eklips diellor, që në disa vende duket si eklips i plotë (nga vendet në sipërfaqen e Tokës që shtrihen afër shtegut të eklipsit) e në disa vende si eklips unazor (nga vendet që janë më larg eklipsit).[23]

 


[21] Eklipsi lunar (hënor), ndodh kur Toka pozicionohet mes Diellit dhe Hënës duke mos e lejuar depërtimin e rrezeve të Diellit në sipërfaqen e Hënës, në këtë rast sateliti nuk humbet tërësisht por ndriçon shumë dobët, ky ndriçim paraqitet nga thyerja e rrezeve të Diellit në atmosferën tokësore. Toka e ndriçuar nga Dielli hijen e saj e hedh në anën e kundërt, kur Hëna hyn në hijen e Tokës, atëherë nuk mund të ndriçohet nga Dielli dhe paraqitet eklipsi i saj. Eklipset hënore ndodhin të paktën dy herë në vit.

Për dallim nga eklipsi diellor, që ndodh gjatë Hënës së re, eklipsi i Hënës mund të ndodh vetëm kur është Hëna e plotë [14], sepse vetëm gjatë asaj kohe Hëna është në të njejtën linjë apo në të njejtën drejtëz me Tokën dhe Diellin.[25]
Astronomët kanë vërejtur tri lloje kryesore të eklipseve të Hënës:[26]

Eklipsi i plotë lunar, që ndodh atëherë kur gjatë lëvizjes rreth Tokës, Hëna hyn në konin e hijes së Tokës, apo mund të themi se errësimi total ndodh kur Hëna kalon në pjesën më të errët të hijes së Tokës e quajtur UMBRA sipas NASA-s.
Eklipsi i pjesshëm i Hënës, që ndodh kur në hijen e Tokës zhytet vetëm një pjesë e Hënës.
Eklipsi Hënor i gjysmëhijëzuar, që shfaqet kur Hëna kalon nëpër gjysmëhijen e Tokës, të quajtur PENUMBRA sipas NASA–s.
 
Ngjyra e kuqe e Hënës


Ajo që është më interesante gjatë eklipsit është se Hëna merr ngjyrë të kuqe, por pse ndodh kjo? Gjatë një eklipsi të plotë të Hënës, pjesa më e madhe e dritës që e ndriçon Hënën kalon nëpër stratosferë, ku bëhet thyerja e saj në këtë rast në Hënë arrinë sasi më e madhe e rrezeve të kuqe sesa atyre të kaltërta, pra po të mos kishte Toka atmosferë, atëherë Hëna do ishte e tëra e zezë gjatë proçesit.[26][27]

Eksplorimi

Redakto

Pas gjithë këtyre që u përmëndën, ajo që është më interesantja për Hënën është fakti se ajo është trupi i vetëm qiellor në të cilin ka arritur të shkelë këmba e njeriut. Përderisa programi lunar i Bashkimit Sovjetik ishte i pari që dërgoi në Hënë anijen kozmike pa ekuipazh, në maj të vitit 1961[28], programi amerikan për hulumtime në Gjithësi – NASA , me programin Apollo realizon ndërtimin e raketbartësit më të fuqishëm, me masë prej 3000 tonësh, i quajtur “Saturn 5”, me të cilin pikërisht më 20 korrik 1969 astronautët amerikan Neil Armstrong dhe Edwin Aldrin (Buzz Aldrin) (Michael Collins qëndroi në orbitë rreth satelitit, në lartësinë 110 kilometra)[29] do të shkelnin, me Apollo 11, në sipërfaqen e këtij trupi qiellor. Prej këtij viti deri më 1972 u lëshuan me sukses 6 ekspedita (misioni Apollo 13 dështoi[29]) me 12 astronautë me misionet Apollo 11, 12, 14, 15, 16 dhe 17, duke sjellë kështu në Tokë 382 kg material hënor [28][8]. Njeriu i fundit që shkeli në Hënë është Juxhin Cernan, komandanti i Apollo 17.
Ndonëse edhe pas kësaj kohe është bërë zbarkimi i disa robotëve, kërkimet e njerëzimit për Hënën kanë ndaluar përkohësisht duke mbetur të kënaqur me ato që zbuloi NASA, të cilët janë duke u angazhuar që përsëri t’a bëjnë këtë në vitin 2018. Përkundër provave të shumta që amerikanët sollën nga Hëna, ende ekzistojnë mëdyshje se a është bërë vërtetë kërcimi gjigand i njerëzimit (siç thuhet se Armstrongu u shpreh me të shkelur në Hënë: "One small step for man. One giant leap for mankind"[30]).

Kuriozitete në lidhje me Hënën

Redakto
• Shkalla e baticave në botë është në maksimum gjatë Hënës së plotë, marinarët e njohin efektin si "baticat pranverore".
• Muaji i vetëm gjatë të cilit nuk ndodh procesi i Hënës së plotë është Shkurti!
• Sipas një studimi psikologjik tre mujor të bërë tek 1200 të burgosur në burgun e Armley në Leeds, në vitin 1998 rezultoi se kishte një rritje të madhe të incidenteve kur Hëna ishte e plotë!
• Mbjellja e drurëve është e ndaluar gjatë Hënës së plotë në Amerikën e Jugut dhe në Azinë Juglindore, sepse shkakton tharje!
• Hëna e plotë mund të duket e rrumbullakët, por në fakt ka formën e një veze!
• Një vizatim i Hënës së plotë parë nga teleskopi është realizuar nga një matematicien anglez, Thomas Harriot, në fillim të gushtit të vitit 1609. Ky është regjistrimi i parë, i cili i paraprin fizikanit italian Galileo Galilei, në studimet e tij të mëvonshme![14]
• Gjatë sezonit dimëror, Hëna e plotë është në lartësinë më të madhe nga Toka!
• Hëna është 10 herë më e shndërritshme kur është e plotë, se sa kur është çerekhënë!
• Kalendari i vjetër i Hënës, i cili tregon kohën se kur shfaqet ajo e plotë, është zbuluar në shpellat në Lascaux në Francë dhe daton para 15000 vjetësh!
• Sipas një studimi të 1000 operacioneve për heqjen e bajameve, 82 për qind e pacientëve të operuar treguan se krizat ishin më të forta kur afronte procesi i Hënës së plotë!
• Hëna e plotë konsiderohet si shenjë tersi nëse ndodh të dielën, por nëse ndodh të hënën shihet si shenjë fati![31][32] Hëna është një satelit (ai i Tokës)

Referime

Redakto
  1. ^ Metzger, Philip; Grundy, Will; Sykes, Mark; Stern, Alan; Bell, James; Detelich, Charlene; Runyon, Kirby; Summers, Michael (2021), "Moons are planets: Scientific usefulness versus cultural teleology in the taxonomy of planetary science", Icarus (në anglisht), 374: 114768, doi:10.1016/j.icarus.2021.114768, S2CID 240071005
  2. ^ a b "Astronomy: Properties of Earth and the Moon". Arkivuar nga origjinali më 4 gusht 2012. Marrë më 20 maj 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b Characteristics of our Moon by Ron Kurtus - Succeed in Understanding Astronomy: School for Champions
  4. ^ The Earth and the Moon
  5. ^ a b c Prof. dr. Rasim Bejtullahu, Astronomia 12 ;Gjimnazi i shkencave të natyrës ; Gjimnazi matematikë dhe informatikë ; (Kapitulli VII, faqe 161)
  6. ^ a b c d e f g h Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura gjeneruar_automatikisht12
  7. ^ Prof. dr. Rasim Bejtullahu, Astronomia 12 ;Gjimnazi i shkencave të natyrës ; Gjimnazi matematikë dhe informatikë ; (Kapitulli VII, faqe 1163)
  8. ^ a b http://books.google.com/books?id=oxLBa_8tLHAC&pg=PA3&lpg=PA3&dq=physical+characteristics+of+moon+compared+to+earth+table&source=bl&ots=p4iwodwuak&sig=nLG18Fv5HFfzNjufxPbCKk8-DPs&hl=en&sa=X&ei=tQm4T56yD-qD4gTAnv3nBA&ved=0CFgQ6AEwBQ#v=onepage&q=physical%20characteristics%20of%20moon%20compared%20to%20earth%20table&f=false
  9. ^ Prof. dr. Rasim Bejtullahu, Astronomia 12 ;Gjimnazi i shkencave të natyrës ; Gjimnazi matematikë dhe informatikë ; (Kapitulli VII, faqe 164)
  10. ^ Volume of the Moon
  11. ^ http://en.wikipedia.org/wiki/Moon
  12. ^ "Moon Water - NASA Science". Arkivuar nga origjinali më 16 qershor 2012. Marrë më 20 maj 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ Secrets of the Moon - 6 - English pravda.ru
  14. ^ a b c Moon – Facts and Information about the Earth’s Moon | Space.com
  15. ^ "What is the temperature on the moon.html". Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 20 maj 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ The Formation of the Moon
  17. ^ a b c d e "Phases of the Moon and Percent of the Moon Illuminated — Naval Oceanography Portal". Arkivuar nga origjinali më 25 maj 2012. Marrë më 20 maj 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ Prof. dr. Rasim Bejtullahu, Astronomia 12 ;Gjimnazi i shkencave të natyrës ; Gjimnazi matematikë dhe informatikë ; (Kapitulli VII, faqe 157).
  19. ^ a b c d e Prof. dr. Rasim Bejtullahu, Astronomia 12 ;Gjimnazi i shkencave të natyrës ; Gjimnazi matematikë dhe informatikë ; (Kapitulli VII, faqe 158)
  20. ^ Sidereal and Synodic Months
  21. ^ a b Prof. dr. Rasim Bejtullahu, Astronomia 12 ;Gjimnazi i shkencave të natyrës ; Gjimnazi matematikë dhe informatikë ; (Kapitulli VII, faqe 159)
  22. ^ 1836MNRAS...4...15B Page 15
  23. ^ a b c d e http://en.wikipedia.org/wiki/Solar_eclipse#cite_note-Harrington10-5
  24. ^ http://en.wikipedia.org/wiki/22nd_century#cite_note-10
  25. ^ Prof. dr. Rasim Bejtullahu, Astronomia 12 ;Gjimnazi i shkencave të natyrës ; Gjimnazi matematikë dhe informatikë ; (Kapitulli VII, faqe 160)
  26. ^ a b Lunar Eclipses for Beginners
  27. ^ "Tomorrow's Remarkable Lunar Eclipse – Starts With A Bang". Arkivuar nga origjinali më 16 maj 2012. Marrë më 20 maj 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  28. ^ a b Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura gjeneruar_automatikisht8
  29. ^ a b Prof. dr. Rasim Bejtullahu, Astronomia 12 ;Gjimnazi i shkencave të natyrës ; Gjimnazi matematikë dhe informatikë ; (Kapitulli VII, faqe 165)
  30. ^ "That's one small step for a man, a giant leap for mankind". Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2011. Marrë më 20 maj 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  31. ^ lunar effects (full moon) The Skeptic's Dictionary - Skepdic.com
  32. ^ "Do Full Moons Make People Crazy? | Farmers' Almanac". Arkivuar nga origjinali më 13 prill 2012. Marrë më 20 maj 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)