Harald Hardrada

Mbret i Norvegjisë ne shekullin e 11.

Harald Sigurdsson (Nordike e Vjetër: Haraldr Sigurðarson; c. 1015 – 25 shtator 1066), mban bindshëm epitetin Hardrada (harðráði, do të thotë "këshilltar i ashpër" ose "sundimtar i vështirë") në baladë, del si Mbret i Norvegjisë (si Harald III) nga viti 1046 deri 1066. Përveç kësaj, ai pa sukses pretendonte Fronin e Danimarkës deri në vitin 1064 dhe Fronin anglez deri në vitin 1066. Para se të bëhej mbret, Harald kishte shpenzuar rreth pesëmbëdhjetë vjet në mërgim si një mercenar dhe komandant ushtarak në Kievan Rus dhe si Gardian Varangian në Perandorinë Bizantine.

Shenime biografike

Redakto

Kur ishte pesëmbëdhjetë vjeç, në vitin1030, Harald luftoi në Betejën e Stiklestadit bashkë me gjysmë-vëllain e tij  Olaf Haraldsson (më vonë Shën Olaf). Në këtë betejë, Olaf dhe Harald u mposhtën nga forcat besnike të Cnutit te Madh, dhe Harald ishte e detyruar në mërgim në Kievan Rusi (balada Garðaríki). Ai pastaj kaloi disa kohë në ushtrinë e Princit te Madh Yaroslav i Urti, ku në fund marri gradën kapiten, dhe u zhvendos në Konstandinopojë, së bashku me shokët e tij rreth vitit 1034. Në Konstandinopojë, ai shpejt arriti të bëhj komandant i Gardës Varangiane Bizantine dhe ndërmorri aksione në Detin Mesdhe, në Azinë e Vogël, Sicili, mbase edhe në Tokën e Shenjtë, Bullgari dhe në Konstandinopojë, ku ai u përfshi në mosmarrëveshjet perandorake. Harald grumbulloi pasuri të konsiderueshme gjatë kohës së tij në Perandorinë Bizantine, të cilën ai ia dërgoi Yaroslavit të Urtë në Kievan Rusi për tia ruajtur. Më në fund, ai la Bizantinët në vitin 1042, dhe arriti përsëri në Kievan Rusi në mënyrë që të përgatisë fushatën e tij pët ta rimarrë fronin norvegjez. 

Në 1046, Harald bashkoi forcat me rivalët e Magnusit në Danimarkë (Magnusi ishte bërë edhe mbret i Danimarkës), pretendendentit Sweyn II i Danimarkës, dhe filluar aksionet në bregdetin danez. Magnus i papërgatitur të luftonte me xhaxhain e tij, ra dakord për të ndarë mbretërinë me Haraldin, dhe nga ana tjeter Haraldi do të ndnte pasurin e tij bashkë me të. Bashkë-sundimit përfundoi papritmas vitit e ardhshëm kur Magnusi vdiq, dhe Harald kështu u bë i vetmi sundimtar i Norvegjisë. Harald shpartalloi kundershtimet vendore dhe rajonale të opozitës, dhe të vuri konturat e bashkimit territorial të Norvegjisë nën një qeverisje kombëtare. Mbretërimi i Haraldit ishte i një paqeje dhe stabilitetit relativ, dhe krijoi një monedhë të qëndrueshme të ekonomisë dhe të tregtisë së jashtme. Ndoshta duke kërkuar rivendosjen e "Perandorisë së Detit të Veriut", të Cnutit,  Harald gjithashtu pretendonte edhe fronin e Danimarkës, dhe kaloi gati çdo vit deri më 1064 kur sulmoi bregdetin danezë dhe luftoi me ish-aleatin e tij, Sweyn. Edhe pse fushata të ishte e suksesshme, ai kurrë nuk ishte në gjendje për ta mposhtur Danimarkën. Jo shumë kohë pasi hoqi dorë nga Danimarka, ish - Konti i Northumbrisë, Tostig Godwinson, vëllai i sapo zgjedhur i Mbretit anglez mbreti Harold Godwinson, zotoi besnikërin e tij ndaj Haraldit dhe e ftoi atë të kërkonte fronin anglez. Haraldi shkoi dhe hyri në Veri të Anglisë në shtator 1066, bastisi bregdetin dhe mundi forcat rajonale angleze në Betejën e Fulfordit pranë Jorkut. Edhe pse fillimisht i suksesshëm, Haraldi u mposht dhe u vra në një sulm nga forcat e Harold Godwinsonit në Betejën Stamford Bridge.

Historianët modern konsiderojn se vdekja e Haraldit në Stamford Bridge, solli fundin e pushtimeve të tij, dhe fundin e Epokës Vikinge. Haraldi gjithashtu konsiderohet edhe si Mbreti fundit i Madh Viking.[1]

Galeria

Redakto
 
Zbulimi i lapidarit të Haraldit në Harald Hardrådes plass, Oslo, 1905
 
Oslo City Hall, që përshkruan Haraldin (qendra e imazhit)
 
Dritare me portretin e Haraldit në Lerwick Town Hall, Shetland

Fusnota

Redakto

[2] [3]

Referime

Redakto
  1. ^ "Harald 3 Hardråde" (në norvegjisht). Marrë më 30 korrik 2012.
  2. ^ The sagas mention that Harald was fifteen years old at the time of the Battle of Stiklestad (1030).
  3. ^ Cnut himself had adopted the triquetra from earlier Norse uses, viewing himself as a Scylding.

Bibliografia

Redakto
  • Bagge, Sverre (1990). "Harald Hardråde i Bysants. To fortellinger, to kulturer". përmbledhur nga Andersen (red.). Hellas og Norge: kontakt, komparasjon, kontrast : en artikkelsamling (në norvegjisht). University of Bergen. fq. 169–92. ISBN 82-991411-3-3.
  • Beeler, John (1971). Warfare in Feudal Europe: 730-1200. Cornell University. ISBN 978-0-8014-9120-7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Bibikov, Mikhail (2004). "Byzantine Sources for the History of Balticum and Scandinavia". Byzanto-Nordica 2004. Tartu, Estonia: Tartu University. ISBN 9949-11-266-4. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Blöndal, Sigfús with Benedikz, Benedikt S. (2007). The Varangians of Byzantium. Cambridge University. ISBN 978-0-521-21745-3. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja)
  • Gravett, Christopher; Nicolle, David (2007). The Normans: Warrior Knights and Their Castles. Osprey. ISBN 978-1-84603-218-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • DeVries, Kelly (1999). The Norwegian Invasion of England in 1066. Boydell & Brewer Ltd. ISBN 978-0-85115-763-4. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Hjardar, Kim; Vike, Vegard (2011). Vikinger i krig (në norvegjisht). Spartacus. ISBN 978-82-430-0475-7.
  • Jakobsson, Sverrir (2008). "The Schism that never was: Old Norse views on Byzantium and Russia". Byzantinoslavica. Slovanský ústav Akademie věd ČR, v. v. i. and Euroslavica. fq. 173–88. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Moseng, Ole Georg; etj. (1999). Norsk historie: 750-1537 (në norvegjisht). Vëll. I. Aschehoug. ISBN 978-82-518-3739-2.
  • Schive, C. I. (1865). Norges Mynter i Middelalderen (në norvegjisht). Christiania: H. Tønsberg.
  • Skaare, Kolbjørn (1995). Norges mynthistorie: mynter og utmyntning i 1000 år, pengesedler i 300 år, numismatikk i Norge (në norvegjisht). Vëll. 1. Universitetsforlaget. ISBN 82-00-22666-2.
  • Stenton, F. M. (1971). Anglo-Saxon England. Oxford History of England. Vëll. II (bot. 3rd). Oxford: Clarendon Press-Oxford University Press. ISBN 978-0-19-821716-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Tjønn, Halvor (2010). Harald Hardråde. Sagakongene (në norvegjisht). Saga Bok/Spartacus. ISBN 978-82-430-0558-7.

Lidhje të jashtme

Redakto
Burime primare me biografi[1][2]
  1. ^ DeVries, Kelly (2008). "Medieval mercenaries: methodology, definitions and problems". përmbledhur nga France, John (red.). Mercenaries and paid men: the mercenary identity in the middle ages: proceedings of Conference held at University of Wales, Swansea, 7th-9th july 2005. BRILL. fq. 58. ISBN 978-90-04-16447-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ DeVries, Kelly (1999). The Norwegian Invasion of England in 1066. Boydell & Brewer Ltd. fq. 11–13. ISBN 978-0-85115-763-4. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)