Haxhi Xhaferr Shkodra
Haxhi Xhaferr Shkodra (Kavaja, 12 dhjetor 1931 - 10 dhjetor 2016)ka qenë hoxhë, drejtues fetar,imam dhe personalitet i Madh i Kavajës.
Haxhi Xhaferr Shkodra | |
---|---|
Personal | |
Lindur | 12 dhjetor 1931 |
Vdekur | 10 dhjetor 2016 (85 vjeç) |
Feja | Islam |
Kombësia | Shqiptar |
Fëmijë | 4 |
Emërtimi | Sunni |
Muslim leader | |
Periudha në Zyrë | 1991 – 92 |
Posti | Drejtues Fetar |
Biografia
RedaktoLindi më 12 dhjetor 1931 në qytetin e Kavajës.[1]Të parët e Haxhi Xhaferrit jetonin në trevën e Shkodrës. Prindërit e Haxhi Xhaferrit u ngulën në Kavajë 100 vite më parë. Nga të parët e tij, Haxhi Xhaferri trashëgoi vlerat e larta të Islamit në të mirë të Shqipërisë.[2] I përkushtohet fesë qysh në rininë e hershme dhe arrin të studiojë me dijetarin Hafiz Ali Korça, me të cilin merr një edukim të mirë fetar. Shërben në Xhaminë e Madhe të Kavajës deri në momentet e fundit, kur feja ndalohet me ligj në vitin 1967.[3]Propaganda komuniste nuk i honepste idetë filozofike të Islamit dhe të Biblës për paqe dhe vëllazërim. Diktatura komuniste filloi persekutimin e figurave të larta fetare me burgime, pushkatime dhe shkatërrimin e ndërtesave fetare, ndonëse ishin monumente kulture.Gjatë kësaj kohe mbaron shkollën e mesme të përgjithshme “Medar Shtylla” 1964-1968 pa shkëputje nga puna dhe nuk i vazhdon dot më tej studimet, për shkak edhe të luftës që i bëri regjimi monist fesë[4]. Haxhi Xhaferrit iu ndalua predikimi për Islamin. Për këtë është thirrur shumë herë nga organet e Sigurimit të shtetit, me kërcënimin për ta burgosur.Haxhi Xhaferri ishte nxënës i Hafiz Ali Korçës,Haxhi Isuf Kazazit,Hafiz Sabri Koçit etj.Punoi në Shërbimet Komunale të Kavajës deri në prag të demokracisë.Nga viti 1991 –1992 drejtues fetar në Kavajë jo me titullin Myfti.Ai u bë drejtori i parë i Medresesë së Kavajës (1991-1998) dhe në shtator 1993, me iniciativën e tij kësaj Medreseje iu dha emri “Hafiz Ali Korça”. Në vitin 1995, Haxhi Xhaferri improvizoi në minaret oxhakun e kompleksit të fabrikës së tullave. Me energjinë e një të riu, ngjitej lart, pas hekurave ku përhapte islamin për ditët e faljes dhe të Ramazanit.a kontribuar shumë ne hapjen e shumë xhamiave ne kavajë,bamirës i madh dhe edukues brezash.Nga viti 1991 e deri sa ndërron jetë vesh petkun fetar dhe shërben me devotshmëri.
Hapja e Medresesë Hafiz Ali Korça
RedaktoMbasi ishin bërë hapat e para të veprimtarisë së lirisë fetare dhe ishin ngritur institucionet fetare me nismën e individëve myslimanë si Haxhi Xhaferr Shkodra, iniciatori kryesor që ka një meritë të padiskutueshme në këtë çështje[5], në shtator të 1991 do të hapej “fidanishtja prodhuese e hoxhallarëve” për Kavajën dhe mbarë Shqipërinë, ose ndryshe Medreseja e Kavajës, e cila në programin e saj do të kishte të gjithë lëndët e programit të shkollave shtetërore, me përjashtim të disave si Muzika, Edukata Qytetare, Edukata Shoqërore e të ngjashme, të cilat ishin zëvendësuar me lëndë të tilla si: Besim, Fikh, Moral, Histori Islame,Arabisht, etj., të cilat në total bëheshin rreth 8-10 orë mësim feje në javë. Realisht shkolla që u hap nuk ishte vetëm medrese por dhe mekteb, pra jo vetëm shkollë e mesme me program fetar dhe shkencor, pasi në të do të ishin edhe klasat më të ulta duke filluar që nga klasa e 5-të deri në klasën e 12. Haxhi Xhaferri u bë drejtori i parë i saj (1991-1998) dhe në shtator 1993, me iniciativën e tij, Medresesë iu dha emri “HafizAli Korça”.[6][7] Në këtë shkollë, përveç lëndëve fetare, mësoheshin disa gjuhë të huaja, gjithashtu dhe lëndë shkencore. Nxënësit e saj, që kanë vazhduar studimet brenda dhe jashtë vendit, i kanë dhënë shkollës një vend të nderuar. Medreseja përgjatë 7 viteve (1991-1998) do të financohej nga shoqatat arabë gjithmonë në bashkëpunim me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, do të drejtohej nga myslimanët e Kavajës dhe i gjithë stafi do të përbëhej pothuajse 100% nga shqiptarët.Në vitin 1998 administrimi i Medresesë “HafizAli Korça” do të kalonte nënadministrimin e fondacionit SEMA (fondacion turk).Kjo medrese,pati suksese të shumta në Shqipëri dhe jashtë saj nga nxënësit e kësaj Medreseje, duke zënë vendin e parë, të dytë apo të tretë, dhe duke përfaqësuar shkollën e tyre me shumë sukses, por gjithashtu dhe qytetin e Kavajës apo dhe mbarë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.[8]
Kontributi për Kosovën
RedaktoNë vitin 1998-99 kur kriminelët serb përzunë me forcë mbi 800,000 shqiptarë, Haxhi Xhaferri iu drejtua bashkëqytetarëve të vet: “Shkjau serb po na vret vëllezërit tanë shqiptarë në Kosovë. Po u djeg shtëpitë, po vret fëmitë në barkun e nënës. Në shikimin e refugjatëve të shqiptarëve të Kosovës lexohet barbaria e kanibalëve serb. Prandaj ju drejtohem ju besimtarë të Islamit, dhe të krishterë, që çdo shtëpi në qytet dhe në fshat të bëhet vatër bujarije, sepse ne jemi me ta me trup, me zemër me gjak!” Ai ndihmoi në sistemimin e shumë familjeve shqiptare nga Kosova në Kavajë.[9]
Bamirësia dhe kontribute të tjera
RedaktoHaxhi Xhaferri si humanist shpërndante ndihma ekonomike dhe financiare për familje me të ardhura të pakta. Ai ka ndihmuar edhe nxënës për të vazhduar studime brenda dhe jashtë vendit me fondacionin e tij, në degët ku dëshirojnë ata. Në raste mortore, Haxhi Xhaferri është i pari që shkon dhe bën shërbime falas në çdo kohë.Haxhi Xhafa kur dilte nga shtëpia i mbushte xhepat me karamele dhe ua shpërndante të gjithë fëmijëve që gjente rrugëve të qytetit, duke na kujtuar këtu se po të njëjtin veprim e bënte edhe ish-myftiu i Durrësit Hafiz Musatafa Varoshi.[10]
Nderime
RedaktoNë vitin 1993, ish presidenti i Republikës z. Sali Berisha, për meritën fetare në shërbim të patriotizmit dhe për harmoni fetare i akordon Haxhi Xhaferr Shkodrës, dekoratën e lartë të Patriotit.[11]
Referime
Redakto- ^ https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid02EQAUpKypCZCeedojAwsAMxHqrppBynJYxWWfed1eBoVWrfq54pgdEpBoyjXrCJzBl&id=61556129957927
- ^ https://fjala.info/2009-2015/haxhi-xhaferr-shkodra-besimtari-i-pare-ne-shqiperi-qe-veshi-uniformen-e-islamit-ne-fillimin-e-proceseve-demokratike/
- ^ https://fjala.info/2009-2015/haxhi-xhaferr-shkodra-besimtari-i-pare-ne-shqiperi-qe-veshi-uniformen-e-islamit-ne-fillimin-e-proceseve-demokratike/
- ^ https://fjala.info/2009-2015/haxhi-xhaferr-shkodra-besimtari-i-pare-ne-shqiperi-qe-veshi-uniformen-e-islamit-ne-fillimin-e-proceseve-demokratike/
- ^ https://www.zeriislam.com/artikulli.php?id=3039
- ^ https://www.youtube.com/watch?v=oIVs5mAMVVY&t=924s
- ^ https://www.zeriislam.com/artikulli.php?id=3039
- ^ https://www.zeriislam.com/artikulli.php?id=3039
- ^ https://fjala.info/2009-2015/haxhi-xhaferr-shkodra-besimtari-i-pare-ne-shqiperi-qe-veshi-uniformen-e-islamit-ne-fillimin-e-proceseve-demokratike/
- ^ https://www.youtube.com/watch?v=oIVs5mAMVVY&t=924s
- ^ https://fjala.info/2009-2015/haxhi-xhaferr-shkodra-besimtari-i-pare-ne-shqiperi-qe-veshi-uniformen-e-islamit-ne-fillimin-e-proceseve-demokratike/