Hektor Çoçoli
Hektor Çoçoli Profesor Emeritus është Doktor i shkencave mjeksore. Profesor Hektori lindi në Gjirokastër më 20 qershor 1939 e u nda nga jeta në 19 Tetor 2017. Ende pa i mbushur një apo dy vjet,i ati,Nesheti, me familjen u zhvendos në Tiranë.Aty përfundoi shkollën fillore dhe shtatëvjeçare.Në vitin 1955 mbaroi studimet në Politeknikumin Mjekësor dhe po atë vit hyri në Universiteti i Tiranës,të cilin e përfundoi me sukses në vitin 1960,duke u diplomuar si mjek i përgjithshëm .Ai kreu më pas në vite të ndryshme kurse specializimi për Ftiziopneumologji brenda dhe jashtë vendit si në Francë,Turqi e Angli dhe sot është ndër mjekët më të njohur shqiptar e ndërkombtarë në këtë specialitet të mjekësisë. Doktor Çoçoli njihet si lektrues evropian mbi shërimin e tuberkulozit dhe krahu i djathtë i personalitetit të mjeksisë shqiptare krijuesit të Senatoriumit, Doktor Shefqet Ndroqit. Po kështu një koleg dhe ndihmues i veprimtarisë humanitare të doktor Arqile Boti gjatë punës në Petrelë. Autor i librit "Nostalgji" me kujtimet prej eksperiencave të tij si mjek e lektor.