Hello Kitty
Hello Kitty (shqip: Hello Kiti (Përshëndetje Kiti)) u krijua në 1974-n. Artikulli i parë dhe një çantë monedhash vinil u prezantuan në 1975-n. [1] [2] Në fillim Hello Kitty u tregtua vetëm për vajzat e vogla, por nga vitet 1990, marketingu pati sukses tek adoleshentër dhe të rriturit. [3] Popullariteti i Hello Kitty-t u rrit me shfaqjen e kulturës kawaii (të lezetshme). [4] Marketingu shkoi në rënie në Japoni pas viteve 1990, por vazhdoi të rritet në tregun ndërkombëtar. [5] Në vitin 2010, personazhi kishte vlerën e US$5 billion në vit dhe The New York Times e quajti atë "fenomeni të marketingut global". Në vitin 2014, kur Hello Kitty ishte 40 vjeç, ajo kishte rreth US$8 billion në vit. [6]
UNICEF- i e ka emëruar Hello Kitty ambasadoren e fëmijëve dhe qeveria japoneze e ka emëruar ambasadoren e turizmit. Ka parqe tematike Sanrio bazuar në Hello Kitty: Harmonyland në Hiji, Ōita, Japoni, [7] Sanrio Puroland në Tama New Town, Tokio, Japoni dhe Hello Kitty Shanghai Times në Shanghai, Kinë. [8] Ekskluziviteti mediatik Hello Kitty është rritur duke përfshirë një numër seriale të animuara të synuara për fëmijët, si dhe disa komike, filma të animuar, video lojëra, libra, albume muzikore dhe prodhime të tjera mediatike. Një shumëllojshmëri produktesh kanë shfaqur personazhin gjatë viteve, si mjete shkollore, veshje, aksesorë dhe lodra, së bashku me sende të tjera. Që nga viti 2008 kishte mbi 50,000 produkte të ndryshme të Hello Kitty.
Krijimi dhe dizajni
RedaktoMë vitin 1962, Shintaro Tsuji, themeluesja e Sanrio, filloi të shiste sandale gome me lule të pikturuara mbi to. [9] Tsuji vuri në dukje fitimet e fituara duke shtuar një dizajn të lezetshëm në këpucë dhe punësoi animanitore për të dizajnuar personazhe të lezetshme për mallrat e saj. Hello Kitty-i u projektua nga Yuko Shimizu dhe u shtua në linjen e personazheve të hershme të Sanrio më 1974. [10]
Hello Kitty fillimisht njihej vetëm si "kotelja e bardhë pa emër" (名前のない白い子猫). [11] Shimizu mori emrin Kitty nga Lewis Carroll Through the Looking-Glass; gjatë një skene në fillim të librit, Alice luan me një mace që ajo e quan Kitty. [12] Motoja e Sanrios është "komunikimi social", dhe Tsuji donte që emri i markës ta pasqyronte këtë duke përfshirë një përshëndetje. Ajo ne fillim mendoi "Hi Kitty" përpara se të vendosej më në fund me "Hello Kitty", emrin e saj te perhershem. [13] Sanrio vendosi ta bënte Hello Kitty britanike sepse vendet e huaja, veçanërisht Britania, ishin në modë (trend) në Japoni në kohën e krijimit të Hello Kitty. Sanrio kishte tashmë disa personazhe, të vendosur në SHBA dhe donte që Hello Kitty të ishte e vecante. [14]
Më vitin 1976 Setsuko Yonekubo mori përkohësisht detyrën e projektuesit kryesor për Hello Kitty, pasi Shimizu u largua nga Sanrio. Në 1980 Yuko Yamaguchi u bë projektuesi kryesor dhe ka mbetur në krye që ne ate kohe. [15] Yamaguchi ka thënë se moda (trendet), filmat dhe TV e frymëzojnë atë në krijimin e dizajneve të reja. Seritë e reja që përfshijnë Hello Kitty me dizajne dhe tema të ndryshme publikohen vazhdimisht, duke ndjekur tendet e socme.
Referime
Redakto- ^ Anderson, Kirsten (2019). What Is the Story of Hello Kitty? (në anglisht). New York: Penguin Random House. fq. 16–19. ISBN 9781524788391.
- ^ Phoenix, Woodrow (2006). Plastic Culture: How Japanese Toys Conquered the World (në anglisht). New York City: Kodansha International. fq. 40. ISBN 9784770030177.
- ^ Walker, Esther (21 maj 2008). "Top cat: how 'Hello Kitty' conquered the world". The Independent (në anglisht). London. Marrë më 19 shtator 2008.
- ^ Gomez, Edward (14 korrik 2004). "How Hello Kitty Came to Rule the World / With little advertising and no TV spinoff, Sanrio's 30-year-old feline turned cute into the ultimate brand". SF Gate (në anglisht). Marrë më 25 janar 2020.
- ^ Tabuchi, Hiroko (14 maj 2010). "In Search of Adorable, as Hello Kitty Gets Closer to Goodbye". The New York Times (në anglisht).
- ^ Martinez, Michael; Hurtado, Jaqueline (2 nëntor 2014). "Hello Kitty turns 40, draws 25,000 fans to convention". CNN (në anglisht). Marrë më 27 janar 2021.
- ^ "Sanrio Character Park Harmonyland". Harmonyland (në anglisht).
- ^ "Hello Kitty Shanghai Times" (në anglisht). China Daily. 2019-05-10.
- ^ "Asia Times Online - The trusted news source for information on Japan". Atimes.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 14 dhjetor 2003. Marrë më 2 tetor 2018.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Adresë e papërshtatshme (lidhja) - ^ "Hello Kitty celebrates 30". China News Daily (në anglisht). 19 gusht 2005. Marrë më 28 dhjetor 2008.
- ^ Ashcroft, Brian (28 gusht 2014). "Don't Be Silly, Hello Kitty Is a Cat" (në anglisht). Marrë më 29 gusht 2014.
- ^ "Hello Kitty, You're 30". St. Petersburg Times (në anglisht). 15 nëntor 2004. Marrë më 22 mars 2012.
- ^ Tracey, David (29 maj 1999). "The Small White Cat That Conquered Japan". New York Times (në anglisht).
- ^ Takagi, Jun (21 gusht 2008). "10 Questions for Yuko Yamaguchi". TIME (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 26 gusht 2008. Marrë më 31 tetor 2009.
- ^ "Hello Kitty's lead designer tells the origin story of the British schoolgirl". Today (në anglisht). Singapore. 21 qershor 2016. Arkivuar nga origjinali më 27 gusht 2016.