Hernia është dalja jonormale e indit ose e një organi, siç është zorra, përmes murit të zgavrës në të cilën qëndron normalisht.[1] Herniet mund të jenë disa lloje.[6] Zakonisht ato përfshijnë barkun, veçanërisht ijën.[6] Herniet e ijëve janë përgjithësisht të llojit inguinal, por mund të jenë edhe femorale.[1] Hernie të tjera përfshijnë herniet hiatale, incizionale dhe kërthizore.[6] Simptomat janë të pranishme në rreth 66% të individëve me hernie të ijëve.[1] Ato mund të përfshijnë dhimbje ose parehati, veçanërisht gjatë kollitjes, stërvitjes ose të shkuarit në banjë.[1] Shpesh, ato përkeqësohen gjatë ditës dhe përmirësohen në pozicionin shtrirë.[1] Mund të shfaqet një zonë e fryrë që zmadhohet më shumë kur zbret.[1] Herniet e ijëve shfaqen më shpesh në anën e djathtë sesa në anën e majtë.[1] Shqetësimi kryesor është bllokimi, gjatë të cilit furnizimi me gjak në një pjesë të zorrëve është i bllokuar.[1] Përgjithësisht kjo shkakton dhimbje të fortë dhe ndjeshmëri të shtuar në zonë.[1] Herniet hiatus apo hiatale shpesh shkaktojnë urth, por mund të shkaktojnë edhe dhimbje kraharori ose dhimbje gjatë ngrënies.[3]

Hernia
Diagramë e një hernie indirekte inguinale (pamje anësore)
SpecialitetKirurgji e Përgjithshme
SimptomatDhimbje veçanërisht gjatë kollitjes, zonë e fryrë[1]
KomplikimetBllokim zorrësh[1]
Fillimi< 1 vjeç dhe > 50 vjeç (herniet e ijëve)[2]
Faktor rrezikuesDuhanpirja, sëmundja pulmonare obstruktive kronike, obeziteti, shatzënia, dializa peritoneale, sëmundja e kolagjenit vaskular[1][2][3]
Metoda diagnoztifikueseBazuar në simptomat, imazheri mjekësore[1]
TrajtimiMonitorim, ndërhyrje kirurgjikale[1]
Shpeshtësia18.5 milion (2015)[4]
Vdekje59,800 (2015)[5]

Faktorët e rrezikut për zhvillimin e një hernie përfshijnë ndër të tjerash: duhanpirjen, sëmundjen pulmonare obstruktive kronike, obezitetin, shtatzëninë, dializën peritoneale, sëmundjen e kolagjenit vaskular dhe apendektominë e mëparshme të hapur.[1] [2] [3] Herniet janë pjesërisht gjenetike dhe shfaqen më shpesh në familje të caktuara.[1] Është e paqartë nëse herniet e ijëve lidhen me ngritjen e peshave.[1] Herniet shpesh mund të diagnostikohen në bazë të shenjave dhe simptomave.[1] Me raste, imazheria mjekësore përdoret për të konfirmuar diagnozën ose për të përjashtuar shkaqe të tjera të mundshme.[1] Diagnoza e hernieve hiatale bëhet shpesh me endoskopi.[3]

Herniet e ijëve që nuk shkaktojnë simptoma tek meshkujt nuk kanë nevojë të riparohen.[1] Megjithatë, riparimi rekomandohet përgjithësisht tek femrat për shkak të shkallës më të lartë të hernieve femorale që kanë më shumë ndërlikime.[1] Nëse ndodh bllokimi, nevojitet ndërhyrje e menjëhershme.[1] Riparimi mund të bëhet me kirurgji të hapur ose me kirurgji laparoskopike.[1] Kirurgjia e hapur ka përfitimin e mundësisë që të bëhet nën anestezi lokale dhe jo me anestezi të përgjithshme.[1] Kirurgjia laparoskopike, në përgjithësi, ka më pak dhimbje pas procedurës.[1] Një hernie hiatale mund të trajtohet me ndryshime në mënyrën e jetesës të tilla si ngritja e kokës së shtratit, humbja e peshës dhe përmirësimi i zakoneve të të ngrënit.[3] Ilaçet e tilla si bllokuesit H2 apo inhibitorët e pompës së protoneve mund të ndihmojnë.[3] Nëse simptomat nuk përmirësohen me ilaçe, një ndërhyrje e njohur si fundoplikimi laparoskopik i Nissen mund të jetë një mundësi [3]

Rreth 27% e meshkujve dhe 3% e femrave zhvillojnë një hernie në ijë në një moment të caktuar të jetës së tyre.[1] Herniet inguinale, femorale dhe abdominale ishin të pranishme në 18.5 milionë individë dhe rezultuan në 59,800 vdekje në vitin 2015.[4] [5] Herniet e ijëve ndodhin më shpesh para moshës 1 vjeçare dhe pas moshës 50 vjeçare.[2] Nuk dihet se sa shpesh shfaqen herniet hiatale, me përllogaritje në Amerikën e Veriut që variojnë nga 10% në 80%.[3] Përshkrimi i parë i njohur i një hernie daton të paktën në vitin 1550 para Krishtit, në Papirusin Ebers nga Egjipti.[7]

Bibliografia Redakto

  1. ^ a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v w x y z Fitzgibbons RJ, Jr; Forse, RA (19 shkurt 2015). "Clinical practice. Groin hernias in adults". The New England Journal of Medicine (në anglisht). 372 (8): 756–63. doi:10.1056/NEJMcp1404068. PMID 25693015.
  2. ^ a b c d Domino, Frank J. (2014). The 5-minute clinical consult 2014 (në anglisht) (bot. 22nd). Philadelphia, Pa.: Wolters Kluwer Health/Lippincott Williams & Wilkins. fq. 562. ISBN 9781451188509. Arkivuar nga origjinali më 2017-08-22.
  3. ^ a b c d e f g h Roman, S; Kahrilas, PJ (23 tetor 2014). "The diagnosis and management of hiatus hernia". BMJ (Clinical Research Ed.) (në anglisht). 349: g6154. doi:10.1136/bmj.g6154. PMID 25341679. Arkivuar nga origjinali më 28 gusht 2021. Marrë më 17 dhjetor 2019.
  4. ^ a b GBD 2015 Disease and Injury Incidence and Prevalence, Collaborators. (8 tetor 2016). "Global, regional, and national incidence, prevalence, and years lived with disability for 310 diseases and injuries, 1990-2015: a systematic analysis for the Global Burden of Disease Study 2015". Lancet (në anglisht). 388 (10053): 1545–1602. doi:10.1016/S0140-6736(16)31678-6. PMC 5055577. PMID 27733282. {{cite journal}}: |first1= ka emër të përgjithshëm (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja)
  5. ^ a b GBD 2015 Mortality and Causes of Death, Collaborators. (8 tetor 2016). "Global, regional, and national life expectancy, all-cause mortality, and cause-specific mortality for 249 causes of death, 1980-2015: a systematic analysis for the Global Burden of Disease Study 2015". Lancet (në anglisht). 388 (10053): 1459–1544. doi:10.1016/s0140-6736(16)31012-1. PMC 5388903. PMID 27733281. {{cite journal}}: |first1= ka emër të përgjithshëm (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja)
  6. ^ a b c "Hernia". www.nlm.nih.gov (në anglisht). 9 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 16 mars 2015. Marrë më 12 mars 2015.
  7. ^ Nigam, VK (2009). Essentials of Abdominal Wall Hernias (në anglisht). I. K. International Pvt Ltd. fq. 6. ISBN 9788189866938. Arkivuar nga origjinali më 2017-09-08.