Hilda Crozoli ishte një ndër arkitektet dhe inxhinieret e para në Austri. [1]

Hilda Crozoli
Hilda Crozoli në 1927-ën
Hilda Crozoli (1927)
U lind në16 gusht 1900
Vdiq10 gusht 1972
ProfesioniArkitekte, inxhiniere ndërtimi

Jeta e hershme dhe edukimi

Redakto

Hilda Johana Crozoli lindi më 16 gusht 1900 në Salzburg, Austri. [2] Babai i saj quhej Ambroxhio (Ambros) Crozoli (1870-1925) dhe nëna quhej Luçia Antonia Santarosa (1871-1957). Crozoli vinte nga një familje veriore italiane friuliane me mjeshtra dhe arkitektë, të cilët patën ndikim të madh në zhvillimin e Salzburgut në Austri përgjatë disa brezash. [3] [4] Ambros Crozoli mori nënshtetësinë për veten dhe familjen e tij më 12 shkurt 1907 dhe ata morën të drejtën e Heimatrecht-it në zonën Maksglan të Salzburgut më 5 janar 1915. Heimatrecht-i ishte e drejta për t'u vendosur në një zonë, e prezantuar në Austri në 1849-ën, dhe lejonte qëndrimin e të drejtën për një jetë të qetë. Nëna e saj fliste vetëm italisht dhe nuk mësoi kurrë gjermanisht.

Hilda ishte e katërta nga shtatë fëmijët e çiftit. Dy vëllezërit e saj më të mëdhenj ndërruan jetë qëkur ishin foshnje dhe familja mbeti me 5 vajzat e tyre. Pasi Hilda ndoqi shkollën fillore dhe të mesme, ajo përfundoi një kurs 4-vjeçar në ndërtim në Staatsgewerbeschule (Shkolla Shtetërore e Tregtisë) në Salzburg dhe kaloi me sukses provimin përfundimtar në 1921-ën për t'u bërë arkitektja e parë në Austri. Ajo ishte arkitektja e parë e diplomuar në historinë e departamentit të ndërtimit të Staatsgewerbeschule. [1] Në fotografinë e diplomimit në vitin 1921, ajo rrethohet nga shokët e klasës burra, të veshur me kostume të zeza. Në mes ulet një grua e kthyer anash. Ai ishte imazhi i Hilda Crozolit. [5]

 
Zyra e kompanisë Crozoli-Bandian në Reichenhaller Straße në Salzburg

Karriera

Redakto

Më 1 gusht 1917, ajo filloi punë si arkitekte pranë kompanisë së ndërtimit të babait si praktikante. [6] Nga 1 marsi i vitit 1921 deri më 11 gusht të 1925-ës, Hilda punoi si teknike ndërtimi dhe përgjegjëse ndërtimi në këtë kompani. Përveç punës në kompaninë e babait të saj, ajo punoi gjithashtu për arkitektin e qytetit Josef Cwertschek në Schneegattern dhe në Vjenë.

 
Salzburg Hofstall-Kaserne

Si teknike ndërtimi në kompaninë e babait të saj, P & A Crozzoli, Hilda Crozoli menaxhoi shndërrimin e barakat e kalorësisë dhe stallave të Hofstallkasern në një muze të historisë natyrore, sot Haus der Natur Salzburg. Është në qendër të bllokut të festivalit të qytetit. [7]

Që prej 1 korrikut 1926, ajo filloi të punonte në Universale Baugesellschaft mb H. (Kompania Universale e Ndërtimit) në Salzburg.

Midis 12 dhe 14 maj të 1927-ës, ajo iu nështrua provimeve të tjera për t'u bërë Baumeister (arkitekte dhe inxhiniere civile, e quajtur tradicionalisht një mjeshtër ndërtues) në Klagenfurt.[8] Kjo u pasqyrua në mediat e Salzburgut dhe Shoqata e Inxhinierëve Austriakë Gjermanë i dërgoi asaj urimet e tyre.

Në vitin 1928, Hilda Crozoli doli më vetë duke u bërë arkitekte e pavarur dhe inxhiniere civile. Josif Sindingeri ishte partneri i saj deri në vitin 1929, më pas ajo punoi me arkitektin Riard Bandian, me të cilin u martua më 1 shkurt 1934.

Kompania "Crozoli-Bandian" realizoi 65 ndërtesa midis 1928 dhe 1966. Vëmendje e veçantë në 1927/28-ën është themelimi i Fürsorge-Siedlung, i ashtuquajturi "vendbanim i mirëqenies" në Schallmoos, një zonë e Salzburgut.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, 15 sulme ajrore shkatërruan 46% të ndërtesave të qytetit [9] dhe kompania "Crozoli-Bandian" u përpoq t'i e rindërtonte ato pas luftës.

 
SchlossLeopoldskronWeier

Crozoli riparoi dëmtimet e ndërtesës në Schloss Leopoldskron në 1945-ën e cila u sekuestrua dhe u pushtua nga nazistët gjatë luftës. Kompania e saj rindërtoi dhe restauroi Hotelin zum Goldenen Hirschen (1945/46).

 
Hotel Goldener Hirsch-Getreidegasse
 
Salzburg Residenzplatz 2008

Ajo rinovoi Wallistraktes der Residenz për Universität Salzburg në 1965-ën.

Hilda Crozoli-Bandian vdiq më 10 gusht 1972 në Salzburg pas një sëmundje të gjatë. [10] Ajo u prehet në varrezat e Maksglanit. [11]

Trashëgimia

Redakto

Sot shumë prej ndërtesave të saj shfaqen në turnetë e arkitekturës në Salzburg. Crozoli paraqiti në një ekspozitë të vitit 2013 Frauen machen Sichtbar në Künstlerhaus, duke festuar arkitektet femra në Salzburg.

Çmime

Redakto
  • Kriegsverdienstkreuz II. Klasse (1 shtator 1944) (Kryqi i Meritave të Luftës)
  • Goldener Ehrenring des Salzburger Baugewerbes (11 mars 1965) (Unaza e artë e nderit të industrisë së ndërtimit të Salzburgut)

Referime

Redakto
  1. ^ a b "WOMEN ARE MAKING HISTORY". Advertiser (Adelaide, SA : 1931 - 1954) (në anglisht). 1938-08-24. fq. 8. Marrë më 2020-06-23. Gabim referencash: Invalid <ref> tag; name "WOMEN ARE MAKING HISTORY" defined multiple times with different content
  2. ^ "Taufbuch - TFB16 | Salzburg-Mülln | Salzburg: Rk. Erzdiözese Salzburg | Österreich | Matricula Online". data.matricula-online.eu (në gjermanisht). Marrë më 2020-06-23.
  3. ^ UNIVERSITÄT SALZBURG. "BRIDGE OF KNOWLEDGE COMING|GOING|STAYING" (PDF) (në anglisht).
  4. ^ "Salzburg City of Migration" (PDF) (në anglisht).
  5. ^ "Salzburger Nachrichten" (në gjermanisht). 2013.
  6. ^ "BAUBERICHT" (PDF) (në gjermanisht).
  7. ^ "z" (PDF) (në gjermanisht).
  8. ^ "Women of Australia". Queenslander (Brisbane, Qld. : 1866 - 1939) (në anglisht). 1930-01-23. fq. 48. Marrë më 2020-06-23.
  9. ^ "Visit Salzburg - History of Salzburg". salzburg-visit.com (në anglisht). Marrë më 2020-06-23.
  10. ^ Tratz, Paul Eduard (1973). "Gedenken Verstorbener. Frau Baumeister Ing. Hilda Crozzoli. - Berichte aus dem Haus der Natur in Salzburg IV. Folge 1972. – Mitteilungen aus dem Haus der Natur Salzburg – 4: 32" (PDF) (në gjermanisht).
  11. ^ Schobersberger, Walburg (2007). Hilda Crozzoli-Bandian in Maxglan Hundert Jahre Pfarre 1907–2007 Salzburgs zweitgrößter Stadtfriedhof (në gjermanisht). Pfarramt Maxglan (Hg.).