Arabët

(Përcjellë nga Historia arabe)
This is the stable version, checked on 28 gusht 2023. 5 pending changes await review.

Arabët (Arabisht: عرب‎‎, ‘arab) janë një popull që flasin gjuhën arabe, e janë kryesisht të vendosur në Gadishulli Arabik, në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore.

Në kuptimin e gjerë arabë është çdo njeri që flet gjuhën arabe si gjuhë amtare. Shtrirja e arabëve në kuptimin e gjerë është nga pjesa jug-perëndimore e Azisë nëpër Afrikën veriore deri në mes dhe jug të Sudanit dhe në bregdetin lindorë të Afrikës, diku 150 milion njerëz.

Arabët janë pjesërisht popuj endacakë (Beduinët) dhe pjesërisht popuj bregdetarë të vendosur (Fehlahët), Zanatli dhe Tregtarë. Në shekullin e VII ishin bartës të fesë së myslimanëve dhe e shtrinë ndikimin e fesë Islame nëpër Afrikën veriore deri në Spanjë.

Arabët në mesjetë dhanë kontribute të dalluara në literaturë dhe shkencë. Në shekullin e XVI ranë nën sundimin osmanë. Ndërsa në kohën moderne nën sundimin të pjesërisht të britanikëve dhe francezëve. Pas luftës së parë dhe të dytë botërore u krijuan disa shtete arabe.

Po me këtë fjalë në rrethet e ngushta të kalorësve dhe blegtorëve që merren me rritjen e kuajve përdoret ky termë për kuajt e rasës araba, një ndër rasat më të mira.

Historia

Redakto
 
Kultura arabe në Andaluzi (Spanjë, shek. 12)

Arabia para-islame: Nder civilizatat me te njohura ishin ato te Tamudit, qe ekzistuan rreth vitit 3000 p.e.s. deri ne vitin 300 e.s., dhe ajo e Dilmunit qe ka ekzistuar rreth mijevjeqarit te 4et p.e.s. deri ne shekullin e 600 e.s.. Si shtese, gjate fillimit te mijevjeqarit te 1, kishte disa mbreteri ne Jugun e Arabise si Sabeanet, dhe pjeset bregdetare ne lindje te Arabise, qe ishin te udheheqera nga Partianet Iranian dhe Sasaniet prej vitit 300 p.e.s.

Feja ne Arabine para-islame, ishte e perbere nga disa besime vendore monoteiste, Krishterizmi, Jahudizmi.

Origjina Semitike: Disa nga teorite e vendosin origjinen e popullit Semit ne gadishullin Arab. Sidoqofte, disa analiza Bajesiane e kane identifikuar një origjine te një gjuhe para-semitike ne Levant (qe sot janë shtetet e Syrise, Qipres, Izraelit, Jordanise,Palestines, Turqise dhe te Libanit). Popujt e hershem Semitik jo Arab prej nga Lindja e Afërt te lashtesise, si Siret, Akadianet (Asirianet dhe Babilonaset), Amoritet, Izraelitet, Eblaitet, Ugaritet, Kananejte, kishin ndërtuar qyteterimet ne Mesopotami (qe sot janë Iraku, Siria dhe Kuvajti), Arabine Lindore dhe ne Levant, dhe gjenetikisht keta u perzien me njeren mbi tjetren. Me kalimin e kohës ngadale e humben pushtetin politike te Lindjes se Afërt si pasoje e trazireve te brendshem dhe nga sulmet e popujve jo-Semit. Megjithese Semitet perfundimisht e humben kontrollin politik ne Arabine Perendimore nga shkaku i Perandorise Perse, gjuha Aramakisht mbeti si gjuhe e zakonshem e Asirise, Mesopotamise dhe Levantit. Aramakishtja u zevendesua nga Greqishtja si gjuha me prestigj e Azise Perendimore mbas sundimit te Alexandrit te Madhe, edhe pse Aramakishtja sot mbijeton ndërmjet Krishtereve (Qaldo - Asirianet) dhe nga Mandeanet ne Irak, veri lindje te Sirise. Jug-Lindje te Turqise dhe veri perendim te Iranit.

Nga historianët llogaritet që arabët deri para shekullit I-të p.e. sonë kanë jetuar në pjesën veriperëndimore të gadishullin arab dhe diku nga fundi i shekullit e kanë populluar edhe pjesën jugore të gadishullit.

Si degë ekonomike kishin të zhvilluar punimin e tokës dhe kultivimin e Deveve (gjithashtu por më pak të deleve dhe dhive) që ishin ngushtë të lidhura me jetë fshatare endacake (nomade). Kultivimi i Deveve ishte një degë që përdorej për tregti me vendet e largëta dhe që e garantonte ekonomin e çobanëve dhe fshatarëve. Fjala "Arab" përshkruan një fshatarë apo çobanë të këtyre vendeve. Jeta shoqërore këtyre fshatarëve e çobanëve ishte e ndikuar nga fisi i cili kryesohej nga Prirësi (arab.: Sheik). prirësi i fisit kryente detyra të ndryshme shoqërore përbrenda fisit siç është p.sh. gjykimin e ngatërresave, dhënien ndihmë të vobektëve si dhe shpalljen e luftës. Këto detyra ai i kryente në pajtim me plakun e fisit që ishte njëherit anëtari më i moshuar.

Shikuar nga besimi, arabët besonin në shumë perëndi (Politeistë). Në shekullin IV dhe V në disa grupe arabe si Nabateët dhe Lamidët përhapet feja krishtere. Sipas Kuranit (22/78) përmendet një varrezë e "Besimit të Ibrahimit". Këta nuk e përdornin për ushqim mishin e derrit mirëpo jetonin me norma e zakone të këtij religjioni.

Populli arab para ardhjes së islamit ishte një popull mjaft i prapambetur sa që nuk zgjonte interesimin për ta pushtuar askush meqë ishte zonë shumë e pazhvilluar dhe e katandisur në humnerë.

Paraqitja e Profetit Muhamet dhe fesë Islame në Gadishullin Arabik ishte kthesë e madhe për këtë rajon, meqë Profeti arriti që pas një periudhe 23 vjeçare të luftës ndaj idhujtarisë në qytetin e Mekes dhe konkretisht fisit Kurejsh, të bënte një shtet që i bashkonte shumicën e arabëve të quajtur më vonë Kalifat ( Hilafet).

Lufta dhe konflikti mes perkrahesve te Profetit dhe Kurejshëve erdhi dhe u egzagjerua pas shpërnguljes së Muhamedit (a.s) ne Jethrib (Medina e Sotme), atje filluan dhe lufterat frontale mes dy grupeve. Beteja e pare ishte ajo e Bedrit, pastaj ajo e Uhudit e kështu me radhe, vetëm sa ishte gjallë Profeti u zhvilluan diku rreth 28 luftera.

Megjithate zhvillimin edhe me te hovshëm shteti tanime i krijuar islam e sheh gjatë periudhes së pasardhesve te Muhamedit (a.s) gjegjesisht shokeve te tij si Ebu Bekiri, Osman bin Afanit, Omer Bin Hatabit Ali bin Ebu Talibit.

Gjate periudhes kur hilafeti gjendej ne doren e burrave te lartecekur gjendje politike, ekonomike, kulturore e shoqërore ishte ne ngritje e zhvillim te madh.

Masat e ndermarra nga keta udheheqes te njohur ndere mysliman me titullin 'udheheqesat e drejtë', ofruan një mundesi dhe u krijua një bazament mjaft i fuqishem qe paskëtej në periudhat e mevonshme shteti islamo-arab te lulezonte dhe ndikimi i civilizimit islam te arrinte zenitin si p.sh periudha e dinastisë Emevite, Abasite etj.

Shiko edhe

Redakto

Referime

Redakto