Historia e Belgjikës

Historia e Belgjikës para 175 vjetëve ka qenë e ngjashme me historitë e vendeve të kësaj pjese të rruzullit, duke pasur ngjashmëri dhe po thuajse një histori të përbashkët me Historinë e Holandës dhe të Luksemburgut.

Parahistoria

Redakto
Flint vend zbulime arkeologjike

Parahistoria e vendit në të cilin sot ndodhet Belgjika duket se fillon diku rreth 400.000 p.e.s. Paraardhësit e njeriut (Homo sapiens) kanë banuar në këtë pjesë që nga vitet 30.000 p.e.s. Ndërsa burimet arkeologjie tregojnë për disa miniera në kohën e gurit (Neolithic).

Elementet e para të kohës së bronzit datojnë viti 1750 p.e.s., ndërsa na vitet 500 p.e.s., keltë jetonin në këtë rrethinë dhe tregtonin me botën e Mesdheut.

Banuesit e lashtë të Belgjikës janë thirrur belgë, sipas tyre thirret edhe Belgjika sot.

Antika

Redakto
Provincat romake - Belgjika galane

Sipas kronikës De Bello Gallico belgët përleshen me ushtritë e Cezarit në vitin 54 p.e.s. Në po të njëjtën vepër Cezari i paraqet, belgët si "më të fortit të Galisë" ("horum omnium fortissimi sunt belgae"). Provinca romake e Belgjikës galane ka qenë më e gjer se Belgjika sot. Pesë qytetet më të njohura t asaj kohe në këto anë kanë qenë: Nemetacum (Arras), Divodurum (Metz), Bagacum (Bavay), Aduatuca (Tongeren), Durocorturum (Reims)

Në veri-lindje të kësaj province gjendej provinca fqinje Gjermania e ulët qytet të njohura të së cilës ishin: Traiectum ad Mosam (Maastricht), Ulpia Noviomagus (Nijmegen), Colonia Ulpia Trajana (Xanten) dhe Colonia Agrippina (Cologne). Që të dy këto provinca i takonin "vendeve të ulta" për këtë edhe sot themi "Saksoni i ulët" dhe jo "Niedersachsen"[1].

Para romanizimi

Redakto

Pas shpërbërjes së Perandorisë romake (shekulli V), kryepartë e fiseve gjermane depërtuan në provincën romake të Galisë. Njëri nga këta fise, frankët ja arritën nën udhëheqjen familjes Merovingjia që të krijojnë një mbretëri të re. Klovisi I-rë ishte njëri prej më të njohurve të kësaj mbretërie. Ai u kthye në fenë krishtere dhe sundonte nga veriu i Francës, dhe nën sundimin e tij ishin dhe viset e Belgjikës së tashme. Mësues krishterë, shumica priftërinj irlandezë, filluan të predikojnë fenë krishtere dhe të kthejnë në këtë fe banorët, nën udhëzimet e (Saint Servatius, Saint Remacle, Saint Hadelin)

Merovigjianët sunduan për një kohë të shkurtë, pasi që ata u mundën nga familja karolingjiane (Carolingian). Pasi që Charles Martel i zbrazësi morishët që sulmonin nga Spanja (732), mbreti i famshëm Charlemagne pasi shtiu nën sundimin e tij një pjesë të madhe të Evropës u thirr si Perandorë i Perandorisë Romake (Mbretërisë Frënge) nga Papa në vitin 800Ahën (Aachen).

Në vitin 891, Vikingët u mposhten nga Arnulfi në afërsi të qytetit të quajtur Leuven. Viset e frënge ndaheshin disa herë në mes të merovingjianëve dhe karolingjianëve, por ndaheshin edhe në Francë dhe Mbretëri Frënge. Viset e valonëve, në mesjetë ishin pjesë të Francës, mirëpo pjesët e "tokave të ultë" (Beneluksit) i takonin Mbretërisë Frënge. Gjatë kohës së mesjetës së hershme ka filluar gjermanizimi i valonëve (pjesës së Valonëve në Belgjikë) përderisa në pjesën jugore popullsia vazhdonte të përdorte gjuhën romake (Latinishtja Vulgare).

Perioda romake

Redakto

Gjatë kohës feudale (Shekulli XI dhe XII) dominimi gjermanë sa vije e zvogëlohej, kjo shihet edhe nga themelimi i disa shteteve feudale në territorin e Belgjikës i cili ndahej në disa këso shtet sovrane

Perioda gotike

Redakto

Gjatë kësaj periode (Shekulli XIII dhe XiV) qytet marrin të drejta më të larta disa edhe pavarësohen. Zhvillohet tregti e bujshme në Ligën Hanzatike (Hanseatic Leage). Ndërtimi i Katedraleve në stillin gotik po ashtu shifet të ketë marrë një hovë të madhë.

Referime

Redakto
  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 17 dhjetor 2005. Marrë më 29 dhjetor 2005. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)