Historia e Bjellorusisë
Sipërfaqja ku sot ndodhet Bjellorusia (zyrtarisht Belarus) në Evropën Lindore që nga mesjeta ishte pjesë e shtetit lituanezo-polakë dhe në mes të 1772-ës dhe 1795 ishte pjesë e Rusisë. Nga viti 1915 deri në vitin 1918 ishte e pushtuar nga trupat gjermane. Kushtrimi olshevikë për një Republikë Socialiste Sovjetike Ruse u bë më 1919.
Bjellorusia si shtet është deklaruar i pavarur për herë të parë më 25 mars 1918 duke formuar kështu Republikën Nacionale Bjelloruse. Në vitin 1919 hynë si Republikë Socialiste Sovjetike Bjelloruse (RSSB) në kuadër të Republikës Socialiste Sovjetike të Lituanisë dhe Bjellorusisë. Pas luftës polake-ruse në fund të vitit 1921 bashkësia e formuar ndahet në dyshë në mes të Polonisë dhe Republikës Socialiste Sovjetike Bjellorusisë e cila me republikat tjera sovjetike krijuan më 1922 Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike.
Pjesa perëndimore e territorit të saj nga 1919 deri më 1939 pjesë e Polonisë. Në shtator të 1939-së Bashkimi Sovjetik si rezultat i paktit të quajtur Molotov-Ribbentrop e anekson pjesën e Bjellorusisë të kontrollua nga Polonia. Pas terrorit stalinist Bjellorusi nga 1941 deri më 1944-ta okupohet prapë nga trupat gjermane dhe si emërtim të përgjithshëm bartë emrin Weissruthenien (Ruthenia e bardhë) si pjesë e komisariatit të perandorisë në Ostland ("Lindoria"). gjatë kësaj kohe vriten pjesa më e madhe e popullit të jahudieve sipas politikës së okupatorit në mënyrën më brutale kundër cilës politik ndritet një lëvizje e fortë partizane. Në vitin 1941 Gjermania filloi operacionin ushtarak të njohur në Gjermani si “Operacioni Barbarossa” kundër Bashkimit Sovjetik. Pas luftës dytë botërore, Bjellorusia ishte një ndër anëtaret themeluese të OKB-së (1945) dhe anëtare e denjët e Bashkimit Republikave Socialiste Sovjetike. Gjatë kësaj kohe Bjellorusia ishte njëra ndër regjionet më të zhvilluara të Bashkimit Sovjetik. Si regjion i zhvilluar ka tërhequr edhe një numër të madh të popullsisë ruse nga pjesët e Federatës Republikave Socialiste Sovjetike Ruse. Gjatë kohës së Stalinit është ndjekur një politikë që më së miri e shprehë thënia : “Sa më shpejtë të flasim rusisht aq më shpejtë do të ndërtojmë komunizmin” që në atë kohë ishte edhe në modë.
Gjatë viteve 1988/89 krijohet një Lëvizje nacionale e quajtur "Rilindja". Më 27 korrik 1990 Bjellorusia ndahet nga Bashkimi Sovjetik dhe deklarohet si shtet i pavarur. Gjatë kësaj kohe Stanislav Shushkeviq merr pozitën kryesore në udhëheqjes së shtetit, dhe së bashku me Boris Jelcinkung dhe udhëheqësin e Ukrainës, Leonid Kravquk më 8 dhjetor 1991 e deklarojnë shpërndarjen e Bashkimit Sovjetik dhe themeluan Lidhjen e Shteteve të Pavarura. Si ditë e shpalljes së pavarësisë merret 25 korriku i vitit 1991. Që nga 1994 vendi udhëhiqet nga Alexander Lukashenko i cili kritikohet si diktatorë për politikën e tij e cila si duket nuk i përshtatet perëndimit.
Më 2 prill 1996 së bashku me Rusinë themelojnë "bashkësinë e Republikave Sovrane" dhe në prill të 1997 dhe dhjetorë të 1999 nënshkruajnë marrëveshjen e Unionit.