Bjellorusia
53°N 23°E / 53°N 23°E Stampa:KUTIABjellorusia Bjellorusia (zyrtarisht Republika Bjelloruse; bjellorusisht Беларусь Belarus) është shtet në Evropën lindore që kufizohet nga Rusia, Ukraina, Polonia, Lituania dhe Letonia. Kryeqyteti i saj është qyteti Minsk ndërsa qytet tjera të njohura janë Brest, Grodno (Hrodna), Gomel (Homyel) dhe Vitebsk.
Historia
Redakto- Artikulli kryesor: Historia e Bjellorusisë
Deri në shekullin e 20, në tokat e Bjellorusisë së sotme i takonin disa vendeve, Principatës së Polotskit, Dukatit të Madh të Lituanisë, Perandorisë Ruse, dhe Fedratës Polako-Lituaneze. Ky shtet është shpallur si i pavarur për herë të parë më 25 mars 1918 duke formuar kështu Republikën Kombëtare Bjelloruse. Në vitin 1919 hynë si Republikë Socialiste Sovjetike Bjelloruse (RSSB) në kuadër të Republikës Socialiste Sovjetike të Lituanisë dhe Bjellorusisë. Pas luftës polake-ruse në fund të vitit 1921 bashkësia e formuar ndahet më dysh në mes të Polonisë dhe Republikës Socialiste Sovjetike Bjellorusisë e cila me republikat tjera sovjetike krijuan më 1922 Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike. Në shtator të 1939-së Bashkimi Sovjetik si rezultat i paktit të quajtur Molotov-Ribbentrop e anekson pjesën e Bjellorusisë të kontrolluar nga Polonia.
Në vitin 1941 Gjermania filloi operacionin ushtarak të njohur në Gjermani si “Operacioni Barbarossa(mjekra e kuqe)” kundër Bashkimit Sovjetik. Pas luftës dytë botërore, Bjellorusia ishte një ndër anëtaret themeluese të OKB-së dhe anëtare e denjët e Bashkimit Republikave Socialiste Sovjetike. Gjatë kësaj kohe Bjellorusia ishte njëra ndër rajonet më të zhvilluara të Bashkimit Sovjetik. Si rajon i zhvilluar ka tërhequr edhe një numër të madh të popullsisë ruse nga pjesët e Federatës Republikave Socialiste Sovjetike Ruse. Gjatë kohës së Stalinit është ndjekur një politikë që më së miri e shpreh thënia: “Sa më shpejtë të flasim rusisht aq më shpejtë do të ndërtojmë komunizmin” që në atë kohë ishte edhe në modë.
Më 27 korrik 1990 Bjellorusia ndahet nga Bashkimi Sovjetik dhe shpallet si shtet i pavarur. Gjatë kësaj kohe Stanislav Shushkeviq merr pozitën kryesore të udhëheqjes së shtetit, dhe së bashku me Boris Jelcinin dhe udhëheqësin e Ukrainës, Leonid Kravçuk më 8 dhjetor 1991 e shpallin shpërndarjen e Bashkimit Sovjetik dhe themeluan Lidhjen e Shteteve të Pavarura. Që nga 1994 vendi udhëhiqet nga Aleksandër Lukashenko i cili kritikohet si diktator për politikën e tij të kufizimit në maksimum të lirisë së fjalës, të shtypit, të besimit fetar, të krijimit të organizatave opozitare etj.
Politika
Redakto- Artikulli kryesor: Sistemi shtetror në Bjellorusi
Njësitë territoriale
Redakto- Artikulli kryesor: Njësitë administrative të Bjellorusisë
Administrimi i vendit bëhet në 6 njësi territoriale të quajtura "voblast". Minski si kryeqytet, ka një statut më të ngritu ndaj qyteteve tjera.
Voblast (bjellorusisht: вобласць/вобласьць ose vobłaść) është niveli më i lartë administrues pa ndonjë të drejtë kushtetuse. Bjellorusia nuk është federatë dhe e vetmja njësi kushtetuese është republika.
Gjeografia
Redakto- Artikulli kryesor: Gjeografia e Bjellorusisë
Sipërfaqja e përgjithshme e Bjellorusisë është 207,595 km2 dhe shtrihet në koordinatat gjeografike 53 00 V, 28 00 L.
Klima është kontinentale me dimër të rëndë dhe verë të ftohtë e kohë të vranët.
Relievi i Bjellorusisë përbëhet kryesisht nga një teren i rrafshët. Pika më e ultë e Bjellorusisë gjendet në brigjet e lumit Nyoman (90m) dhe ajo më e lara në lartësi mbidetare prej 346 metrave në Dzyarzhynskaya Hara në pjesën qendrore të vendit.
Lumi më i gjatë që përshkon Bjellorusinë është lumi Dnjeper
Ekonomia
Redakto- Artikulli kryesor: Ekonomia e Bjellorusisë
Demografia
Redakto- Artikulli kryesor: Demografia e Bjellorusisë
Kultura
Redakto- Artikulli kryesor: Kultura e Bjellorusisë
- Telekomunikacioni
- Transporti
- Ushtria
- Pushime
Lidhje të jashtme
Redakto- Qeveria : Council of Ministers of the Republic of Belarus Arkivuar 24 qershor 2017 tek Wayback Machine
- Kryetari : Prime Minister of the Republic of Belarus Arkivuar 15 prill 2015 tek Wayback Machine
- Parlamenti : Официальный сайт Палаты Представителей Национального собрания Республики Беларусь Arkivuar 7 korrik 2017 tek Wayback Machine
- Ministria :
- Ministries Arkivuar 22 tetor 2017 tek Wayback Machine
Bjellorusia · Gjeorgjia · Armenia · Kazakistani · Kirgizistani · Moldavia · Azerbajxhani1 · Rusia1 · Taxhikistani · Turkmenistani · Ukraina · Uzbekistani
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Bjellorusisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |