Historia e Ishujve Britanikë
(Përcjellë nga Historia e Britanisë së Madhe)
Historia e Ishujve Britanikë ka qenë dëshmitare e periudhave të ndërmjetme kompeticioni dhe bashkëpunimi mes popujve që zëjnë pjesë të ndryshme të Britanisë së Madhe, Ishullit të Manit, Irlandës, Bejliuikut të Guernsejt, Bejliuikut të Xhersejt dhe ishujve të tjerë që së toku përbëjnë Ishujt Britanikë.
Sot, në Ishujt Britanikë ka dy shtete sovrane: Republika e Irlandës dhe Mbretëria e Bashkuar. Ka po ashtu tre Varësi të Kurorës: Guernsej, Xhersej dhe ishulli i Manit. Mbretëria e Bashkuar përfshin Anglinë, Irlandën e Veriut, Skocinë dhe Uellsin, secili vend duke pasur historinë e vet dhe duke pasë qenë në një moment historik vende të pavarura.