Guajana e tashme kishte ekzistuar nga shekulli XVII deri në shekullin XVIII si tre kolonie e Holandës të cilat ishin Essuquibo, Demerara edhe Berbice.

Kolonitë në vitin 1788

Në vitin 1763 ka pasur një kryengritje të skllaveve në Berbice.

Zona ka ndërruar deri vitin 1815 disa here pronarin. Fuqitë koloniale Holanda, Britania e Madhe edhe Franca luftuan për token e Guajanës. Mbas humbjes e Napoleonit u hap Kongresi i Vjenës edhe kanë vendosur në vitin 1815 që Guajana të jetë oficiel pjesë e Mbretërisë e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës. Në vitin 1831 u bashkuan të tre kolonitë si Guajana Britanike.

Mbas 1834 kur u heq skllavëria, ka importuar Britania e Madhe punëtor nga India për të zhvendosur zezakët që ishin pas saj kohë të lirë.

Në vitin 1953 kanë ndërhyrë trupa britanike në punët e shtetit të Guanjanës. Britania e Madhe ka kujtuar që Janet Jagan dhe Cheddi Jagan, që kanë themeluar People's Progressive Party (PPP), doshin me bërë një vend komunist prej Guajanën.

Guajana u bërë e pavarur nga Britania e Madhe më 26 maj 1966 edhe më 26 shkurt 1970 presidenti Forbes Burnham nga People's National Congress (PNC) ka deklaruar që Guajana të jetë një republikë kooperative.

Mbas zgjedhjet presidenciale në vitin 1992 që e ka fituar Cheddi Jagan nga PPP-ja, kishte trazirave të dhunshme të mbështetësit i PNC-jës në kryeqytet Georgetown. Kur vdiq Cheddi Jagan në vitin 1997 u zgjodh në dhjetor e veja e tij Janet Jagan si presidente e re. Në gusht 1999 ajo e dha dorëheqjen e saj nga politika sepse kishte problema me shëndetin. Pastaj u beri ish-ministri i financave Bharrat Jagdeo presidenti i ri.