Historia e Përfundimit te Mirza Ghulam Ahmedit
Në vitin 1907 ky i vetëshpallur profet kërcënoi një nga dijetarët e Indisë i njohur me emrin Meulana Thenaullah El-Amr Tusrij, i cili vazhdimisht vinte në dukje herezitë e Ghulamit. Më 5 prill të vitit 1907, Kadijani shkruante, duke lutur Allahun që t’ia merrte shpirtin atij që gënjente prej atyre të dyve me një sëmundje të rëndë, si murtaja apo kolera. Nuk vonoi shumë dhe e vërteta doli në shesh. Allahu i Madhëruar e demaskoi gënjeshtarin. Pas 13 muajsh e 10 ditësh Mirza Gulamit i ra në kokë ajo që kërkoi vetë. Ai vdiq nga sëmundja e kolerës, në banjë duke kryer nevojat personale, më 26 maj të vitit 1908. Ndërsa dijetari Indian Thenaullah jetoi pas tij edhe dyzet vjet të tjera, deri në vitin 15 mars 1948.