Hong Kong

qytet dhe rajon i veçantë administrativ i Kinës
(Përcjellë nga Hongkong)

22°18′N 114°12′E / 22.3°N 114.2°E / 22.3; 114.2

Hong Kongu natën

Hong Kong (Kinezҫe: 香港) është një nga dy rajonet special administrative (SAR) të Republikës Popullore të Kinës, ku tjetri është Makau. I ndodhur në bregdetin jugor të Kinës dhe i rrethuar nga delta e Pearl River dhe nga Deti i Kinës Jugore, Hong Kongu është i njohur për pallatet e tij të larta dhe për gjirin e thellë natyror. Me një sipërfaqe toke prej 1104 km2 dhe me një popullsi prej shtatë milionë banorësh, Hong Kongu është një nga zonat më të populluara në botë. 95% e popullsisë së Hong Kongut janë kinezë etnikë dhe vetëm 5% janë nga grupe të tjera.

Sipas parimit "një vend, dy sisteme", Hong Kong ka një sistem sistem ekonomik dhe politik të ndryshëm nga ai i Republikës Popullore të Kinës. Hong Kongu është një nga qendrat kryesore ndërkombëtare të botës financiare, me një ekonomi të fuqishme kapitaliste të shërbimit, e karakterizuar nga taksat e ulta, tregtia e lirë dhe ndërhyrja minimale e qeverisë në ekonomi.

Gjeografia

Redakto

Sipërfaqja e përgjithshme e Hong Kongut është 1,092 km2, prej së cilës 50 km2 janë të mbuluara me ujë. Shtrihet rreth koordinatave gjeografike 22 15 V, 114 10 L. Hong Kongu është vend bregdetar me një vijë bregdetare të gjatë 733 km. Vija e përgjithshme kufitare tokësore e saj është 30 km. Hong Kongu dhe atë me Kinën.

Klima. Dominon moti sub-tropikal i ndikuar nga furtuna të quajtura monsune. Moti në dimër është i ftohtë, në pranverë i ngrohtë e me reshje deri në verë ku fillon të mbajë nxehtë.

Relievi është shkëmbor dhe malor me disa rrafshe në veri. Pika më e lartë ndodhet në lartësinë mbidetare 958 m, në Tai Mo Shan. Ndërsa pika më e ulët 0 m n.n. e detit në detin jugor të Kinës.

Si pasuri natyrore nuk ka ndonjë për të cilën mund të veçohet përpos një lloj xehe të mineralit të silicit [Si] dhe gjirit që ofron strehim për anijet tregtare.

Për sipërfaqe të punueshme të tokës, në vitin 2001 thuhej që ajo ishte 5.05% të së përgjithshmes, ndërsa të mbledhura gjithnjë vetëm 1.01%, të përvetësuara dhe të ujitura 20 km2.

Lidhje të jashtme

Redakto

Referime

Redakto