Howard Robard Hughes, Jr. (24 dhejtor, 1905 – 5 prill, 1976) ishte një manjat i biznesit, ndërmarrës, investitor, pilot, inxhinier i aeronautikës, shpikës, regjisor dhe filantrop amerikan. Gjatë jetës së tij, ai njihej si pasaniku më i madh i vetë-bërë në botë. Si një manjat rebel i filmit, Hughes fitoi njohje në Hollywood nga fundi i viteve 1920, duke bërë filma me buxhet të madh dhe shpesh të debatueshëm si The Racket (1928), Hell's Angels (1930), Scarface (1932), dhe The Outlaw (1943).

Howard Hughes
Lindi(24-12-1905)dhjetor 1905, 24 invalid day
Humble, Texas, SH.B.A
VdiqGabim: Nevojitet datë e vlefshme vdekjeje (data e parë): data, muaji, viti
rrugës për në Houston, Texas, SH.B.A
Emrat e tjerëHoward Robard Hughes, Jr.
ShtetësiaUnited States
ArsimiCalifornia Institute of Technology
Rice University (dropped out in 1924)[1]
ShkollimiThacher School
ProfesioniKryetar dhe CEO i Summa Corporation
Themelues i The Howard Hughes Corporation
Themelues i Hughes Aircraft Company
Themelues i Howard Hughes Medical Institute
Vite aktiviteti1926–1976
Bashkëshorti/jaElla Rice 1925-1929
Terry Moore 1949-1976
Jean Peters 1957-1971
Prind/ërHoward R. Hughes, Sr.
Allene Stone Gano
Nënshkrimi

Hughes formoi Hughes Aircraft Company në vitin 1932, duke punësuar një numër të madh të inxhinierëve dhe dizajnerëve. Ai e kaloi pjesën tjetër të viteve 1930 me vendosjen e disa rekodeve bodërore të shpejtësisë në ajër dhe duke ndërtuar Hughes H-1 Racer dhe H-4 Hercules. Ai gjithashtu e bleu dhe e zgjeroi Trans World Airlines (TWA, më pas u ble dhe u bashkua me American Airlines)[3] dhe e bleu Air West, duke e riemëruar atë në Hughes Airwest. Hughes Airwest më vonë u ble dhe u bashkua me Republic Airlines.

Jeta e hershme

Redakto
 
Foto e Hughes nga prilli i vitit 1912

Vendlindja e Hughes është regjistruar Humble ose Houston, Teksas. Data është gjithashtu e paqartë, edhe pse Hughes deklaroi se ditëlindja e tij ishte natën e Krishtlindjeve. Një certifikatë lindje, akt noterial i vitit 1941 i Hughes, i nënshkruar nga halla e tij Annette Gano Lummis dhe Estelle Boughton Sharp, eklaron se ai ka lindur më 24 dhjetor 1905, në Harris County, Texas.[N 1] Megjithatë, regjistrimi i tij i pagëzimit nga 7 tetor, 1906, në regjistrin e famullisë së Kishës Episkopale të Shën Gjonit në Keokuk, Iowa, ka shënuar lindjen e tij si 24 shtator, 1905, pa iu referuar vendit të lindjes.[N 1]

Vdekja

Redakto

Hughes është raportuar se ka vdekur më 5 prill, 1976, në 1:27 të mbrëmjes, në bordin e një avioni të zotëruar nga Robert Graf dhe i pilotuar nga Jeff Abrams. Ai ishte rrugës nga Acapulco Fairmont Princess Hotel në Meksikë për në Spitalin Metodist në Houston, Texas. Llogari të tjera tregojnë se ai vdiq në fluturim nga Freeport, Grand Bahama, në Houston.[4]

Shih edhe

Redakto

Referimet

Redakto

Shënime

Redakto
  1. ^ The handwriting of the baptismal record is a rather trembling one. The clerk was an aged person and there is a chance that, supposedly being hard of hearing, they misheard "December 24" as "September 24" instead. This is speculative.

Citime

Redakto
  1. ^ Simkin, John. "Howard Hughes". Spartacus Educational. Retrieved: June 9, 2013.
  2. ^ Klepper and Gunther 1996, p. xiii.
  3. ^ Jennifer Rosenberg.
  4. ^ Lisheron, Mark.

Lidhje të jashtme

Redakto