Hulusi Hako (Delvinë, 10 tetor 1930) ka qenë publicist shumë veprues për propagandën antifetare para dhe pas Revolucionit Kulturor,[1] promotor i ateizmit shkencor. Kryetar i Shoqatës Atdhetare për Identitet dhe Bashkim Kombëtar.

Biografia Redakto

U lind më 10 tetor të vitit 1930, në Delvinë. Shkollën fillore e përfundoi në qytetin e lindjes, ndërsa atë unike në gjimnazin “Asim Zeneli”, në Gjirokastër. Kreu studimet universitare në Universitetin “Lomo-nosov” në Moskë, për filozofi në vitet 1952-1958. Po ne vitin ´58, ai mbrojti diplomën me temë: “Roli reaksionar i islamizmit në Shqipëri”. Kthehet në atdhe dhe e emëruan pedagog në Universitetin e Tiranës, ku dha lëndën e materializmit dialektik.[2]

Para dhe pas Revolucionit Kulturor 1967,[1] ishte një nga propaganduesit e filozofisë ateiste dhe ndihmoi në lëvizjen e kohës kundër bestynive fetare dhe kulteve të besimit. Hulusi Hako është autor i një mori shkrimesh propagandistike antifetare dhe librash të kësaj fushe (të paprecedent edhe në botë) si: “PPSH mbi fenë dhe ateizmin shkencor” botuar në vitin 1967, “Akuzojmë fenë” botuar një vit më vonë. “Gruaja dhe fëmija, viktimat më të ndjeshme të ideologjisë fetare” që pa dritën e botimit në vitin 1969, “Gjyq Zotit”, viti 1972, skenar dokumentar “E vërteta mbi fenë” viti 1974. Në këtë periudhë mbrojti doktoraturën me temë: “Vija politike dhe përvoja e PPSH për edukimin ateist shkencor të popullit” viti 1978, “Ateizmi shkencor” viti 1983, “Vatikani paraziti shekullor i planetit” viti 1984, “Folklori, zëri i gjallë i kombit kundër fesë” viti 1986.[2]

Botime Redakto

Referime Redakto

  1. ^ a b Qazimi, Azem (2012). Procesi i asgjësimit të fesë në komunizëm. Tiranë: Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. fq. 108–109. ISBN 9789928168030. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b Hako, Hulusi (19 shkurt 2004). "Si i bëra "Gjyq Zotit" dhe propagandova ateizmin në Shqipëri". Panorama. 495: 12–13. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)