IPTV
Me IPTV (Internet Protocol Television, shqip Internet Protokoll Televizion) nënkuptohet një metodë digjitale e transmetimit të programeve televizive dhe filmave, nëpërmjet një rrjeti digjital të të dhënave. Bazë e kësaj metode është protokolli i internetit IP. Deri më tani është metoda më e re e emetimit të televizioneve.
Për televizorët e gjeneratës së re High Definition Television (HDTV) nevojiten një intensitet i lartë i transmetimit të informatave (diku rreth 6-8 MBit/s). Përdorimi i kësaj metode për këtë arsye shtron si parakusht lidhje me shumë kanale transmetuese siç janë p.sh.: ADSL2, Modemi kabllovik apo VDSL si dhe metodat e reja të kompresimit (VC1, H.264).
Përndryshe IP TV është një lidhje e IP me një brez të gjerë që të dhënat i drejton në një Televizor. Përdoruese të IPTV janë Televizorët me rezonancë të lartë (HDTV), Video on Demand (VoD), Pay Per View (PPV) si dhe Digital Video-recorder (PVR).
Përparësitë e transmetimit IPTV në krahasim me teknologjinë e transmetimit të valëve televizive dhe llojeve të më përparshme janë :
- Pavarësisht nga cila qendër e shërbimeve të internetit, shikuesi ka mundësi të pranoi filmin apo programin televiziv pa u lidhur në ndonjë kabllo, antenë satelitore po diç të ngjashme. Për këtë ati i duhet vetëm një lidhje e shpejt e internetit.
- Rrjedha kohore e programeve mund të individualizohet.
- Me transmetimin digjital, kjo metodë sjellë një fotografi më kualitative se transmetimi analog i signaleve televizive.
- Kyçja e veglave dhe shërbimeve ndihmëse digjitale si Videorekorderit apo Videotekave (ang. Video-on-Demand).
- Përparësia e IPTV ndaj transmetimeve tjera digjitale (si DVB) është se programi transmetohet sipas kërkesës.
Mangësitë dhe dobësitë e njohura deri më tani janë :
- Kërkesa gjigante e rezervave të kompjuterit.
- Me futjen në përdorim të së drejtës së menaxhimit digjital (ang. Digital Rights Management do të paraqitej rreziku i krijimit të një Monopolit në këtë pjesë të tregut.
- Kjo metodë krijon mundësin e të ashtuquajturës Pull-Medien, sipas së cilës shikuesit do të merren si konsumator dhe ofruesit e shërbimeve do ta llogarisin atë si konsumator.
Lidhje të jashtme
Redakto- SHQIP VISION
- IPTV Shqip - ShqipVision TV