Ismail Ibn Kethiri (Arabisht: ابن كثير‎‎) lindi më 1299 në Mijdal, një fshat në qytetin e Bosrës në lindje të Damaskut. Ibn Kethiri ishte ekspert në tefsire të Kuranit dhe fikhut. Ai ishte poashtu ishte historianë. Ibn Haxher el-Askalani tha për Ibn Kethirin, "Ai punoi në tekstet e haditheve dhe në zinxhirët e haditheve. Ai kishte memorizim të fortë, librat e tij u bën të famshëm gjatë kohës së tij, njerëzit ende përfitojnë nga librat e tij edhe pas vdekjes së tij".

Ismail Ibën Kethir
ابن كثير.png
Personal
Lindur1301 / 701 hixhri
Vdekur18 shkurt 1373 / 774 hixhri
FejaIslam
EmërtimiSuni
JurispodencaShafi'i[1][2][3]
Puna (ët) e dukshme- Tafsīr al-Qurʾān al-ʿaẓīm (Tefsiri i Ibën Kethirit),
- Al-Bidāya wan Nihāya (“Fillimi dhe Fundi”), një libër historie e Islamit me 14 vëllime;
- Kitāb al-jāmiʿ, një koleksion i haditheve.
Muslim leader

BiografiaRedakto

Emri i tij i plotë ishte Ebu el-Fida Ismail ibn Umer ibn Kethir. Ai u martua me vajzën e El-Mizzit, një dijetarë nga Siria. Në vitin 1345, Ibn Kethiri u bë predikues në xhaminë në Mizza. Më vonë, ai u bë i verbër. Ai thotë për verbërimin e tij se ai u bë i verbër për shkak qëndrimit të gjatë në natën. Ai vdiq në shkurt të vitit 1373 dhe u varros afër mësuesit të tij Ibn Tejmije.

PunëtRedakto

Ibn Kethiri shkroi një komentim të famshëm të Kuranit i cili quhet "Tafsīr al-Qurʾān al-ʿaẓīm". Dijetari i Egjipit, Ahmed Muhammed Shekir rekdatoi tefsirin e Ibn Kethirit si "Umdat at-Tafsir" në pesë vëllime i cili u botua gjatë viteve 1956–1958.

Al-Jami (الجامع) është një koleksion i madh i teksteve të hadithit të destinuara për përdorim enciklopedike. Kjo është një listë e alfabetizuar e shokëve të profetit, duke rindërtuar zinxhirin e autoritetit për çdo hadith.

Al-Bidāya wa-n-nihāya (البداية والنهاية) që domethënë "fillimi dhe fundi" është një nga punimet më të njohura në historinë Islame nga Ibn Kethiri. Ibn Kethiri poashtu shkroi Al-Sira Al-Nabawiyya, për jetën e Muhammedit dhe Qisas Al-Anbiya (Historia e profetëve).

ReferimetRedakto

  1. ^ "The Re-Formers of Islam: The Mas'ud Questions" (në anglisht). Ibn Kathir is a scholar of Ahl al-Sunna who was of the Shafi‘i school (according to the first volume of his main work, Tafsir al-Qur’an al-‘Azim, 1.2), while Ibn Taymiya was a scholar whose fiqh remained in the general framework of the Hanbali school.
  2. ^ Younus Y. Mirza (2012). IBN KATHĪR (D. 774/1373): HIS INTELLECTUAL CIRCLE, MAJOR WORKS AND QUR'ĀNIC EXEGESIS (në anglisht). Georgetown University. Ibn Kathīr is often portrayed as the “spokesperson” for Ibn Taymiyya, one who promoted his work and implemented his theories. Ibn Kathīr is more accurately described as a Shāfi‘ī traditionalists or a group of Shāfiʻī ḥadīth scholars who maintained a traditionalist creed.
  3. ^ Mirza, Younus Y. (1 shkurt 2014). "Was Ibn Kathīr the 'Spokesperson' for Ibn Taymiyya? Jonah as a Prophet of Obedience". Journal of Qur'anic Studies (në anglisht). 16 (1): 3. doi:10.3366/jqs.2014.0130. ISSN 1465-3591.

Lidhje të jashtmeRedakto