Verdhëza
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Verdhëza ose Ikteri është shprehje e përdorur për të treguar një zverdhje të lëkurës, në një farë mënyre sëmundje e verdhëzës. Në fakt shprehja përdoret sa herë që një njeri ka një zverdhje të lëkurës, por që nuk është sinonim me hepatitin.
Fjala ikter vjen nga greqishtja e vjetër dhe d.m.th i verdhë. Simptome e shumë sëmundjeve të mëlçisë, të fshikëzës së tëmthit, apo rrugëve biliare. Karakterizohet nga ngjyrimi i verdhë i lëkurës, i mukozave të dukshme dhe i sklerës. Kjo situatë shkaktohet nga rritja e përqendrimit të bilirubinës në gjak (substancë që formohet nga katabolizmi i molekulës hemë të hemoglobinës. Niveli normal i bilirubinës në gjak është 0,2 - 1,0 mg/dl. Në nivele më të larta se 2,0 - 2,5 mg/dl të bilirubinës fillon shfaqja e verdhëzës. Intensiteti i ngjyrimit është në proporcion të drejtë me përqendrimin e bilirubinës në gjak.
Bilirubina ndodhet në dy forma, forma indirekte dhe direkte:
- Bilirubina indirekte është forma e bilirubinës që qarkullon në gjak e lidhur me albuminën. Nuk mund të filtrohet nga veshkat për shkak se albumina është proteine me mase të madhe molekulare. Kjo formë e bilirubinës kapet nga hepatocitet (qelizat e mëlçisë) dhe konjugohet me acidin glukorunik. Përqendrimi i saj mund të rritet në rastin e një emolie d.m.th te një shkatërrimi të madh të rruazave të kuqe të gjakut.
- Bilirubina direkteështë forma e bilirubines e konjuguar me acidin glukorunik. Procesi i konjugimit ndodh ne mëlçi. Mëlçia sekreton bilirubinën direkte në lëngjet biliare të cilat përfundojnë në duoden.
Ky artikull ka të bëj me shëndetin dhe mjekësinë prandaj ju lutemi ti kushtoni vëmendje Udhëzimit rreth artikujve të mjekësisë! Mos aplikoni përmbajtjen e artikullit në ju ose në ndonjë person pa konsultimin e mjekut! |