Iljaz Agushi (Prishtinë, 15 prill 1882 - Tiranë, 29 tetor 1943) ka qenë nëpunës, deputet në parlamentin jugosllav, deputet i shtetit shqiptar, ministër dhe zv/ministër.

Iljaz Agushi
Ministër i Punëve Botore
Në detyrë
3 dhjetor, 1941 – 14 shtator, 1943
Paraprirë ngaShefqet bej Vërlaci
Pasuar ngaEqrem Telhaj
Të dhëna vetjake
U lind më15 prill, 1882
Prishtinë, Perandoria Osmane
Vdiq më29 tetor, 1943
Tiranë, Mbretëria Shqiptare (1939–43)
NënshtetësiaShqiptar
Partia politikeXhemijeti, në parlamentin jugosllav
Bashkëshortja/etbijë (vd. 1936) e Zija bej Prishtinës
Fëmijët4 djem
ArsimimiLiceu i Bursës
Punësiminëpunës, ministër

Biografia

Redakto

U lind në Prishtinë më 15 prill 1882 në gjirin e një familjeje qytetare[1]. Pas arsimimit në vendlindje, kreu studimet e larta në liceun e Bursës, në Perandorinë Osmane.

Pasi u kthye në Prishtinë, u emërua dy herë radhazi drejtor administrativ i Komunitetit Mysliman. Më 1939 - 1941 qe deputet në parlamentin jugosllav. Në maj - dhjetor 1941 prefekt i Prishtinës. Në vitet 1941 - 1943 u emëra ministër sekretar shteti i Punëve Botore në kabinetin Kruja, në Mbretërinë Shqiptare. Në vitin 1943 shërbeu si zv/kryeministër në kabinetin Bushati dhe atë Libohova. Në vitet 1942 - 1943 u zgjodh deputet[2].

Drejtoi qeverinë pas largimit të kryeministrit Libohova «për punë private» në Itali. Kaloi pa probleme pushtetin në duart e qeverisë Mitrovica, u zgjodh sërish deputet, por nuk mundi të kontribuojë më pasi u vra më 29 tetor 1943 me atentat në Tiranë[3].

Referime

Redakto
  1. ^ Pirraku, Muhamet (14 prill 2015). "Iljaz Haxhi Agushi - Apostull i Shqipërisë Etnike". pashtriku.org. Marrë më 2 mars 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: "55". fq. 73. ISBN 9789994356225. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Dervishi, Kastriot (2010). Plumba politikës. Tiranë: 55. fq. 127. ISBN 978-99943-56-43-0. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)