Ilir Limani (1954-2019) ka qenë inxhinier i elektroteknikës dhe profesor universiteti. [1]

Biografia

Redakto

Ilir Limani lindi në Prizren, shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Prishtinë. Ndoqi studimet për inxhinieri elektrike në fushën e telekomunikacionit në Lubjanë e Zagreb, kurse u diplomua në Prishtinë. Studimet e magjistraturës i kreu në Universitetin e Prishtinës, ku mbrojti dhe disertacionin e doktoraturës (1997). Në fillim punoi në Radio Televizionin e Prishtinës, në sektorin e valëve të mesme. Gjatë vitit 1978-1979 ishte anëtar i grupit të ekspertëve profesionalë për alokimin e frekuencave në valë të mesme, ku kontribuoi në zgjidhjen e problemeve të mbulimit të territorit të Kosovës me këto valë. Në vitin 1979 u zgjodh asistent në Fakultetin Teknik të UP-së. Ushtroi detyra me përgjegjësi në Fakultetin Elektroteknik, përfshirë edhe detyrën e dekanit të këtij fakulteti (1998-2002), Mori pjesë në përgatitjen dhe realizimin e shumë projekteve në industrinë vendore. Më 2003 mori pjesë në Bruksel si ekspert i Këshillit të Europës për vlerësimin e projekteve. Eshtë autor dhe bashkautor i një sërë punimesh shkencore dhe profesionale, si dhe pjesëmarrës në konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit. Në periudhën 2008-2010 ishte këshilltar në Ministrinë e Energjetikës të Republikës së Kosovës.[2] [3]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 2. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 981. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
  2. ^ https://kallxo.com/lajm/50-personaliteteve-qe-dhane-kontribut-te-vecante-per-up-ne-u-ndahen-mirenjohje/
  3. ^ https://www.epokaere.com/vdes-profesori-i-up-se-ilir-limani/