Bistrica ilire ose më saktë Lumbardhi ilir (sllovenisht: Ilirska Bistrica (e theksuar [iˈliːɾska ˈbiːstɾitsa]; gjermanisht: Illyrisch Feistritz; italisht: Villa del Nevoso, para vitit 1927: Bisterza) është një qytet në rajonin jugperëndimor të Sllovenisë të njohur si Rajoni Primorsko Notranjska ose Karniola e Brendshme, në Slloveni. Ajo është e selia administrative e Komunës së Bistricës ilire (Ilirska Bistrica).

Emri Ilirska Bistrica do të thotë 'Bistrica Ilire' ose 'Lumbardhi ilir', dhe ka origjinën e vet gjatë kohës së Perandorisë Austriake, kur kjo zonë ishte pjesë e Mbretërisë së Ilirisë, një njësi administrative mes viteve 1816 dhe 1849. Mbiemri Ilirska (Illyrisch) i është shtuar emrit të vjetër Bistrica (Feistritz - e që do të thotë Lumbardh) për ta dalluar atë nga qytetet e tjera në Perandori me mbiemrin Bistrica, të tilla si Sllovenska Bistrica ose Banská Bystrica në kohën moderne në Sllovaki.

Stema e qytetit paraqet historinë parasllave të rajonit, më saktë periudhën Ilire të cilët dikur jetonin në këtë zonë, së bashku me anijendërtimtarinë e tyre të dikurshme. Stema aktuale e qytetit është miratuar në mesin e shekullit XIX dhe është vetëm një modifikim i vogël i stemës së Mbretërisë së Ilirisë. [1] [2][3] [4]

Shih edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ Statistical Office of the Republic of Slovenia
  2. ^ Stražica Mass Grave on Geopedia (sllovenisht)
  3. ^ Cemetery Mass Grave on Geopedia (sllovenisht)
  4. ^ "Koper Diocese list of churches" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 6 mars 2009. Marrë më 31 maj 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)