Iljaz pashë Çoku
Iljaz pashë Qoku i njohur në histori Iljaz pashë Dibra (1812 - ) ka qenë ushtarak shqiptar i Perandorisë Osmane dhe drejtues i mbledhjes së 18 qershorit 1878 ku u firmos Kararnameja e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe kryetar i komitetit qendror të saj. Ebru Savner eshte stermbesa e tij, e cila tani eshte konsull nderie Shqiperise ne Turqi.
Biografia
RedaktoSipas burimeve, Iljazi u lind në fshatin Kllopçisht, por sipas Haki Stërmillit e ka prejardhjen nga Maqellara e Dibrës.
Më 1835 mori pjesë në një kryengritje kundër Tanzimatit. Më 1844 udhëhoqi kryengritësit kundër Hajredin Pashës në betejën e zhvilluar në fshatin Jançe në fushën e Gjoricës.
Më 1854 në krye të vullnetarëve dibranë kontribuoi në shtypjen e kryengritjes së Epirit. Më 1861 po prapë në krye të vullnetarëve dibranë u thirr në frontin e luftës osmano-malazeze.[1]
Më 10 qershor 1878 kryesoi mbledhjen e parë të Lidhjes së Prizrenit[2] në xhaminë Bajraklie të qytetit.[3] Me takimin që u mbajt më 18 qershor ishte firma e parë në Kararnamenë e Lidhjes si përfaqësues i Dibrës, me gradën mir-i miran.[4] Lidhja formoi një komitet qendror në krye të të cilit ishte vetë Iljaz Pasha.[3]
Kryesoi gjithashtu Kuvendin e Dibrës më 1 nëntor 1878 dhe ishte një nga 14 anëtarët e delegacionit që do t’i paraqiste sulltanit kërkesën për autonominë e Shqipërisë.
Pasardhësit e Iljaz Pashë Dibrës: Malik Bej, Xhemal Bej, Numan(Olloman) Bej, Sejfedin Bej, Bekir Bej, Riza Bej, Shakir Bej, Lushe (Alushe) Hanëm, Sadbere Hanëm, Shazije (Shatule) Hanëm.
Fisi Çoku kan haplogrupi R1a-M458>L1029>Y133367. R1a, Rrenjet e kane bere kjo testim.
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Kadiu, Arian (1996). Dibra e Madhe. Tiranë: Glob. fq. 34–36.
- ^ Merlika-Kruja, Mustafa (2011). Shënime historike. Tiranë: Omsca-1. fq. 402. ISBN 978-9928-132-00-0.
- ^ a b Bartl, Peter (2017). Shqiptarët. Përkthyer nga Afrim Koçi. Tiranë: IDK. fq. 104. ISBN 978-99943-982-87.
- ^ "1878: The Resolutions of the League of Prizren". albanianhistory.net (në anglisht). Përkthyer nga Robert Elsie. Arkivuar nga origjinali më 20 shkurt 2011.