Maqellara
Maqellara është komuna më e madhe e rrethit Diber dhe e qarkut me të njëjtin emër. Komuna ka më shumë se 14.000 banorë dhe gjendet 22 kilometra larg kryeqëndrës së Dibrës shqiptare, Peshkopisë dhe vetem 5 kilometra larg Dibës së Madhe në Republikën të Maqedonisë. Në përbërje të saj kjo komunë ka plot 22 fshatra. Në komunën Maqellarë nisin brigjet e Drinit të Zi dhe vargmalet e malit më të lartë të Shqipërisë, Korabit. Pozicioni gjeografik i saj është mjaft i favorshëm, i dominuar përgjithësisht nga fushat dhe në veri nga vargmale të ulëta te Korabit, siç është Kerçini. Vetë koordinatat gjeografike bëjnë që kjo qytezë të shërbejë si nyje lidhese mes dy qyteteve më të rëndesishem të Dibrës, Peshkopise nga ana e Shqipërisë dhe Dibrës së Madhe nga ana e IRJ të Maqedonisë.
Maqellara | |
---|---|
Demografia
RedaktoPersa i perket demografise, Maqellara eshte nje vendbanim i populluar, por ka fshatra qe jane edhe me te medhenj ne numer banoresh se ajo, nen juridiksionin komunal te saj. Qyteza ka sherbyer me se tepermi per te sjelle familje te lidhura ngushte me fushen ushtarake dhe ate policore ne kohen e regjimit te Hoxhes. Kjo per shkakun e thjeshte se Maqellaren e ndan vetem 5 kilometra nga kufiri maqedonas, ku gjendet pika doganore e Bllates. Sot, pas prishjes se kesaj strukture, popullesia eshte perzier dhe shume banore te fshatrave perreth kane zbritur ne kete vendbanim.
Ekonomia
RedaktoEkonomia me se shumti mbahet ne kembe nga emigracioni i gjere, por jane te zhvilluara edhe bujqesia me blegtorine per vete terrenin e fshatit.
Historia
RedaktoMaqellara eshte nje vendbanim me pozicion gjeografik te priret dhe shpesh ka qene pjese e fushebetejave me serbet. Mendohet se dhe emri i saj vjen nga sllavishtja (Makelari - mashlari: kasaphane) per shkak te betejave qe jane zhvilluar ne kete zone. Serbet munden te hyjne ne kete fshat, por mesymja e tyre eshte ndalur ne fshatin Obok. Ne kohen e Zogut, kur ky i fundit deshironte te hynte nga Dibra e Madhe ne drejtim te Tiranes, forcat revolucionare me ne krye Elez Isuf Ndreun kryen rezistence ndaj futjes ne territorin shqiptar te atij qe do shpallej me vone mbret i shqiptareve.
Shih dhe këtë
Redakto
Fshatrat: Maqellara | Bllata e Poshtme | Bllata e Sipërme | Burimi | Çernena | Dovolani | Erebara | Fusha e Vogël | Gradeci | Grezhdani | Herbeli | Katundi i Vogël | Kërçishti i Poshtëm | Kërçishti i Sipërm | Kllopçishti | Kovashica | Majtare | Pesjaka | Pocesta | Podgorci | Popinari | Vojniku
Lidhje të jashtme
Redakto
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |