Ilmi Kasemi
skulptor shqiptar
Ilmi Kasemi është skulptor i njohur dhe pedagog shqiptar me origjinë nga Çamëria, krijues i ish - Atelierit të Materialeve të Përziera, Dega e Skulpturës në fakultetin e Artit Figurativ në Universiteti i Arteve në vitet '90. Si mjeshtër Ilmi Kasemi realizoi At Gjergj Fishtën, vendosur në sheshin e qytetit të Lezhës,e që nuk është vetëm një statujë. Zanat, Ora e Shqipërisë, lahuta, libri mbi krahët e Titanit, formojnë një shtyllë simbolike. Për herë të parë, një vepër monumentale publike ka në përbërjen e saj nuditetin.
- Një vepër arti dhe veçanërisht një skulpturë monumentale nuk ngrihet mbi bazën e fotografive apo përngjashmërive fizike. Është më tepër një përgjithësim sa ideor, aq edhe i tipareve reale. Arritja e kësaj shprehje është një preokupim i gjithmonshëm, kur flitet për realizimin e veprave për një person historik dhe më shumë akoma për personazhe të cilëve iu njihen kontributet, siç është Gjergj Fishta. Ka realizuar edhe shtatoren e Nderit të Kombit Sali Nivica.