Inxhinieria e ndërtimit
Inxhinieria e ndërtimit, e njohur ndryshe si inxhinieria arkitekturale, është një profesion që merret me projektimin, ndërtimin, dhe mirëmbajtjen e mjedisit natyror dhe të ndërtuar, përfshirë vepra si urat, rrugët, kanalet, digat dhe ndërtesat. Historia e saj është e lidhur ngushtë me ecurinë e degëve të tjera si matematika, fizika, kimia, etj.
Inxhinieria e ndërtimit është profesioni më i vjetër i inxhinierisë pas inxhinierisë ushtarake. Ndahet në disa degë:
- Inxhinieria Sizmike
- Inxhinieria e Mjedisit,
- Inxhinieria Gjeoteknike,
- Inxhinieria e Strukturave,
- Inxhinieria e Transportit,
- Inxhinieria e Hidroteknike,
- Inxhinieria e Materialeve, etj.
Inxhinieria e ndërtimit praktikohet në të gjitha nivelet : në sektorin publik nga bashkitë dhe ministritë, dhe në sektorin privat nga firmat e ndërtimit dhe pronaret e banesave.
Historia e profesionit te Inxhinierisë së Ndërtimit
RedaktoNdonëse inxhinieria ka qenë pjesë e jetës së njeriut që prej lashtësisë, inxhinieria e ndërtimit mund të thuhet se i ka fillesat mes viteve 4000 dhe 2000 p.e.s. në Egjiptin e Lashtë dhe Mesopotami, kur njerëzit e lanë jetën shtegtare dhe u vendosën në vendbanime të përhershme duke pasur nevojë për strehim. Ndërtimi i piramidave të Egjiptit (rreth 2700-2500 p.e.s.) është vepra e parë e madhe inxhinierike. Vepra te tjera te rëndësishme të lashtësisë janë Parthenoni nga Iktinos ne Greqinë e Lashtë (447-438 BC), Rruga Apia nga inxhinierët romakë (rreth 312 p.e.s.), dhe Muri i Madh Kinez nga Gjenerali Meng T'ien nën urdhrat e Perandorit Qin Shi Huang (rreth 220 p.e.s.). Romakët ndërtuan vepra të mëdha inxhinierike në të gjithë perandorinë e tyre, si akuedukte, porte, ura, diga dhe rrugë.
Deri në kohët moderne nuk kishte ndarje mes inxhinierisë dhe arkitekturës, dhe fjala inxhinier dhe arkitekt ishin e njëjta gjë. Ne Shek. XVIII, termi inxhinier ndërtimi nisi te përdorej për ata persona qe merreshin vetëm me ndërtimin e porteve, fareve, e digave. Ne vitin 1818 u krijua Instituti i parë Inxhiniereve te Ndërtimit në Londër. Falë këtij instituti, inxhinieria e ndërtimit u njoh formalisht si profesion me vete. Ne SHBA, diploma e pare e inxhinierisë se ndërtimit u dha nga Rensselaer Polytechnic Institute në vitin 1835.
Inxhinieri i Ndërtimit
RedaktoArsimi dhe Licenca
RedaktoInxhinierët e ndërtimit duhet të diplomohen nga një universitet i akredituar. Për një listë të përditësuar të institucioneve të arsimit të lartë që ofrojnë programe të akredituara në Inxhinieri ndërtimi ndiqni faqen zyrtare të APAL'it www.aaal.edu.al ose www.arsimi.gov.al. Pas 5 vjet eksperience pune, inxhinierët e diplomuar mund te aplikojnë për një licencë për ushtrimin e pavarur të profesionit pranë Ministrisë e Transportit dhe Infrastrukturës. Në Shqipëri, vetëm një inxhinier i licencuar mund të firmosë projekte që dërgohen për miratim pranë autoriteteve publike.