Ismail Aliu

shkrimtar dhe poet shqiptar

Ismail Nuhi Aliu (lindur më 1 nëntor 1954) është një shkrimtar dhe poet shqiptar nga Tetova, Maqedoni e Veriut. Kryesisht shkruan romane dhe poezi, por gjithashtu merret edhe me kritikë letrare, filozofi dhe publicistikë.

Ismail Aliu
U lind në (1954-11-01) 1 nëntor 1954 (69 vjeç)
KombësiaShqiptar
ArsimiUniversiteti i Prishtinës
ProfesioniShkrimtar, poet
Vepra të shquara
Jeta në pranga
Filozofia e të jetuarit me dinjitet
Fëmijë4
Faqja në rrjethttps://ismail-aliu.com/

Jeta e hershme Redakto

Ka lindur në JazhincëTetovës, më 1 nëntor 1954. Familja është shpërngulur në qytetin e Tetovës në vitin 1955, ku Ismaili është rritur mes katër fëmijëve, një motre dhe dy vëllezërve. Shkollën fillore e mbaroi në Tetovë, kurse shkollimin e mesëm e pëfundoi në Ferizaj. Studimet i përfundoi në Fakultetin e Ekonomisë, në Prishtinë. Me shkrime ka filluar të merret shumë herët, qysh si nxënës, ku disa shkrime i botoi në gazetën Zëri i Rinisë (Prishtinë), Zëri i Kosovës (Cyrih) e në gazeta dhe revista të tjera.[1] Është i martuar, ka tre djem dhe një vajzë. Që nga viti 1981 jeton në Berlin, kurse tani është i pensionuar.

Bibliografia Redakto

Deri më tani, Ismail Aliu ka botuar këta libra:

  • Duke thurur ëndrra për jetën, harova të jetoj (roman), ProkultPress, Prishtinë
  • Jeta në pranga (roman), SHB ProkultPress, Prishtinë[2]
  • Dashuria në kontekstin e letësisë dhe psiko-filozofisë, ProkultPress Prishtinë
  • Fletët e një ditari (roman), ProkultPress, Prishtinë
  • Më fal atdhe (poezi), ProkultPress, Prishtinë
  • Donika-dielli do të shkëlqejë përsëri (roman), ProkultPres, Prishtinë
  • Fjalët që s'i thashë (poezi), ProkultPresss, Prishtinë
  • Shtegtari (rrëfime), Fidani, Prizren
  • Vrasës shpirti, Insitituti i Edukimit, Trashigimisë dhe Turizmit, Tiranë
  • Filozofia e të jetuarit me dinjitet (libër filozofik), 2M Studio Grafike, Tiranë

Në dorëshkrim ka edhe disa libra si në fushën e kritikës letrare, filozofisë dhe publicistikës, të cilat presin dritën e botimit.

Referime Redakto

  1. ^ Mani, Shefqet (19 mars 2023). "Ismail Aliu dhe promovimi i veprave të tij: "Filozofia e të jetuarit me dinjitet" dhe romani "Vrasës shpirti"". a news24. Arkivuar nga origjinali më 21 gusht 2023. Marrë më 21 gusht 2023.
  2. ^ Halimi, Fatmir (21 mars 2020). "Vështrim për romanin "Jeta në pranga", të autorit Ismail Aliu". Bota Sot. Marrë më 21 gusht 2023.

Lidhje të jashtme Redakto

Ismail Aliu