Ismail Dardhishta
Ismail Dardhishta (4 prill 1964, Shkup) është avokat, politikan dhe gjykatës kushtetues nga Maqedonia e Veriut.[1] [2]
Biografia
RedaktoIsmail Dardhishta ka lindur më 4 prill 1964 në Shkup . Shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në Shkup dhe më pas në vitin 1984/85 u regjistrua në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Diplomoi në vitin 1989, ndërsa provimin e jurisprudencës e dha në Shkup në vitin 1991 . Pas diplomimit, në periudhën 1990-1996, punoi si këshilltar në Kuvendin e Qytetit të Shkupit.
Në të njëjtën kohë, në periudhën 1996-2000 ishte zëvendës anëtar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe punoi si nëpunës i pavarur në Komunën Qendër të Shkupit . Pastaj u punësua si zëvendësdrejtor në Agjencinë për nëpunës shtetërorë në periudhën 2000-2002. Në periudhën nga tetori 2002 deri në tetor 2003 është emëruar Ministër i Drejtësisë i Republikës së Maqedonisë . Nga data 20 korrik 2005 deri më 31 dhjetor 2006 ka punuar si anëtar i Këshillit Gjyqësor Republikan.
Në pozitën e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë është zgjedhur më 31 korrik 2008 .
Shih edhe
RedaktoLinqe te jashtme
Redakto- Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë Arkivuar 19 mars 2016 tek Wayback Machine Архивирано më 19 mars 2016 d.
Referime
Redakto- ^ "Ismail Dardhishta zgjidhet prokuror shtetëror - PORTALB". 2017-12-06. Marrë më 2024-12-25.
- ^ "Dardhishta zgjedhet Prokuror i ri republikan". Bota Sot. Marrë më 2024-12-25.