Jahja Kokaj
Stampa:Infobox personbox
Jahja Kokaj lindi në vitin 1948 në Gjakovë, është fizikan shqiptar.
Biografia
RedaktoJahja Kokaj[1] është i biri i Osman Kokës i cili u shpërngul nga Tirana në Gjakovë, gjatë luftës së dytë botërore. Studioi fizikën në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Prishtinës. Lëmitë e spektroskopisë dhe optikës lazerike i studioi në Institutin e Fizikës, në Universitetin e Zagrebit, Kroaci. Studimet e doktoraturës i vazhdoi në Zagreb dhe Moskë. Mbrojti tezën e doktoraturës në lëminë e holografisë lazerike para komisionit me përbërje: Prof. Moser, Prof. Bacevanxhiev dhe prof. Janiçijeviç në Prishtinë në vitin 1980.
Studimet e pas doktoraturës i vijoi tek Universiteti Carnegie Mellon, në Pitsburg, ShBA. Gjatë kësaj kohe ishte i kyçur në projektin e hulumtimeve optike të modelit të tuneleve të rrymimeve të furishme, që e financonte NASA. U kthye në Prishtinë dhe themeloi laboratorin e holografisë në Universitetin e Prishtinës, një nga laboratorët më të avancuara të këtij lloji në Jugosllavinë e atëhershme. Në këtë laborator janë realizuar hulumtime shkencore dhe doktortaura në nivel ndërkombetar.
Joana Demakopolo, magjistër i shkencave të fizikes nga Selaniku, duke dëgjuar për këte laborator në konferenca ndërkombetare, shkoi në Prishtine për ta punuar disertacionin nën udhëheqjen e prof. Kokës. Me këtë punë u publikuan në revista ndërkombëtare 3 punime shkencore.
Pasi u përjashtua nga universiteti si shumë kuadro të tjerë shqiptare, Dr.Koka vazhdoi punën në Pittsburgh, në Universitetin Carnegie Mellon si hulumtues, e pastaj si profesor i Optikës lazerike. Në të njejtën kohë ka punuar në Projektin LITTON dhe hulumtime të inicuara nga Departamenti Shtetëror i shteteve të bashkuara, që kishin për qëllim zbulimin e metodave të reja të kompjutimit optik për identifikimin dhe njohjen e objekteve ushtarake në Tokë dhe qiell. Pas çlirimit të Kuvajtit nga Iraku, u emërua si drejtor i studimeve posdiplomike të një universiteti amerikan në Kuvajt ku akoma punon.
Prof. Kokaj ka publikuar më se 80 punime shkencore në revista eminente ndërkombtare. Është recensent i shumë revistave shkencore ndërkombëtare si Phys. Rev. Letters, Optik, Applied Optics, Optics Letters, Optics and Lasers in Engineering etj. Ka botuar librin e parë në gjuhën shqipe për lazerët, me titull “Laseret”, në Universitetin e Prishtinës dhe më vonë vazhdimin e ketij libri në nivel me të avancuar me titull "Fizika e Lasereve" e botoi në Universitetin e Tiranës. Ky ishte libri i parë për lazerët i botuar në Shqipëri. Ka kontribuar në mënyrë materiale për universitetin e Tiranës dhe Universitetin e Prishtinës. Në vitet 1993 dhe 1996 ka sjellë pajisje, lazerë e detektorë modernë për disa ushtrime nga lëmia e fizikës moderne.
Gjate kohës së qëndrimit në diasporë prof. Kokaj ka mbajtur falas ligjërata dhe seminare në Universitetin e Tiranës dhe Prishtinës. Gjatë kësaj periudhe 20 vjeçare, ka kontribuar në ngritjen e ekspertëve shqiptarë në nivel ndërkombetar në lëminë e tij shkencore. Në Fakultetin Elektroteknik, në Prishtinë, ka qenë mentor gjatë punës së doktoranturës së Dr. Nebi Cakës dhe Dr. Rexhep Hasanit. I pari ka mbrojtur doktoraturën para prof. Kokës Dr. Qerim Kamberi, ka kryer punën eksperimentale të doktoraturës në laboratorin holografik nën udheheqjen e Dr.Kokës Mr. Lirije Galani ka punuar pjesën eksperimentale në këte laborator nën udhëheqjen e tij, si dhe shumë të tjerë[2]
Familja
RedaktoDuke vijuar traditën patriotike familjare, axha i tijë Col Koka, vdiq në luftë kundër serbëve në vitin 1945, babai Osman Koka vuajti shumë vite në burgjet serbo-sllave (Nish, Goli Otok etj), për çështje politike, nipi Uran Koka u plagos ne UÇK, Jahja në vitin 1999 nga Orlando, SHBA ku ishte me aktivitete shkencore, posa dëgjoi kushtrimin e Jakup Krasniqit në TV, niset me aeroplanin e parë dhe arrin ne Tiranë ku jep kushtrimin në RTSH për luftë kundër pushtuesit serb, para se ai vetë t'i dorëzohët Jakup Krasniqit dhe shtabit të luftës, të cilët i japin detyra të caktuara të cilat i kreu me sukses.
Pas luftës ka botuar afër 100 artikuj publicistik, në gazetat e përditshme në Kosovë, Shqipëri dhe Herald Tribune, si dhe në amëzat e internetit, posaçërisht në Forumin Shkencor Gjithëshqiptar Alb-Shkenca. Këto artikuj kanë të bëjnë me strategjitë politike për arritjen e lirisë dhe pavarësisë së vërtetë të Kosovës.
Ka marr pjesë në shkrimin e disa memorandumeve të Forumit të institutit Alb-Shkenca, për pavarsinë e Kosovës. Ka botuar librin me titull "Kosova në pragun e agimit të lirisë apo në majen e turbulencave shekullore.
Në Institutin gjithshqipëtar Alb-Shkenca i cili numëron afër 2000 doktorë shkence, nga vende të ndryshme të botës dhe trojet shqiptare, Dr. Koka është shumë aktiv. Ishte Drejtor këtij instituti për Kosovë. Aktualisht është drejtor i zyrës për koordinimin e aktivitetit në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.
Prof. Jahja Kokaj ishte kryetar i Komitetit të Tubimit shkencor ndërkombetare i IASH i cili me 8 Konferenca shkencore u mbajt në Prishtine në gusht te vitit 2007. Tani është kryetar i konferencës së parë gjithëshqiptare që mbahet ne Prishtinë për ndotjen e ambientit dhe problemeve energjetike.
Me iniciativën dhe investimet e tij private ka nisur ndërtimin e një observatori astronomik në majen më të lartë të Çabratit[3]. Do të jetë ky observatori apo muzeu i parë shkencor në Kosovë.
Mirënjohjet
Redakto- Studime shkencore nga Fondi i FULTBRIGHT-it- Profesor vizitues në Universitetin Carnegie -Mellon në Pittsbungh, SHBA
- Studime shkencore nga Fondi i IREX-it- Pjesëmarrës i Projektit të NASA-s, Pittsburgh
- Studime Shkencore- ne MGU- Institutin Lomonosov , Moskë, BRSS
Referime
Redakto- ^ }}[1]
- ^ Tre kandidatë të tjerë nga Gjakova: Mehdije Dushi,Burim Kamishi dhe Ardian Gojani, poashtu i ka ndihmuar apo udhëhequr në punën e tyre shkencore. Profesoreshën e mirënjohur të Gjakovës Mehdije Dushi, profesoreshë e Gjimnazit "H Dushi" dhe profesoreshë e Fakultetit Teknologjik në Mitrovice e ka udhëheq në punën e doktoraturës, Burim Kamishin, arsimtar i Fakultetit të SHN në Prishtinë e ka udhëheq në punen e tij shkencore, kurse Dr. Ardian Gojanin e ka udheheqe duke ia siguruar vendin në Senday të Japonisë dhe duke e lidhur me mentorin prof. Takajamen, ekspert me të njohur botëror për hulumtimin e valëve shock me tufë laserike. Dr. Gojani tani është ekspert botror i kësj lëmije.
- ^ [Gjakova me observatoriumin dhe planetariumin e parë në rajon! Me 16.09.2009 në Gjakove, me saktesisht ne kodren e Çabratit eshte vene gurthemeli per ndertimin e nje objekti shkencor ku do te vendoset observatoriumi dhe planetariumi i parë në rajon. Iniciativa eshte ndermarre nga Prof.Dr Jahja Kokaj, ligjerues shumevjeqar ne Universitetin e Prishtines dhe ne shume Universitete te tjera boterore, i cili aktualisht punon ne Kuvajt, dhe i tere objekti do te ndertohet nga buxheti i tij vetjak. Objekti do te kete nje kupole levizese dhe teleskop te fuqise tejet te madhe qe do te mundesojne studimin e trupave qiellor, gjithnje ne interes te shkences ka thene Kokaj duke shtuar se " Ky muze shkencor ne te ardhmen do te jete ne sherbim te nxenesve dhe studenteve nga Kosova dhe Shqiperia dhe nga te gjitha trojet shqiptare. Sigurisht se ate do ta shfrytezojne edhe shkencetaret nga te dy anet e kufirit dhe per kete ka filluar interesimi qe tani" ka spjeguar Profesor Kokaj.Do theksuar se ky objekt, ku jane te vendosura edhe planetariumi edhe observatoriumi, eshte i pari mes shteteve siq jane : Shqiperia, Maqedonia, Serbia, Bullgaria, Kroacia, Mali i Zi etj [2]
Lidhje të jashtme
Redakto- Google Scholar - Jahja Kokaj - Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.
- High-speed photography during laser-based gall bladder stone lithotripsy - Jahja Kokaj - Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.
- Microscopy of phenomena akin to laser lithotripsy - Jahja Kokaj - Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.
- |[3] Arkivuar 29 tetor 2019 tek Wayback Machine
- Shkruan :Prof. Dr. Jahja Kokaj:Parabindjet politike të palës serbe lidhur me zgjedhjen e problemit të Kosovës Arkivuar 12 maj 2007 tek Wayback Machine - [undefined] Error: {{Lang-xx}}: no text (help)
- Smart Ho:YAG laser lithotriptor using optical correlation[lidhje e vdekur] - Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.
- Jahja Kokaj në Allexperts.com[lidhje e vdekur] - Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.
- [4]
- |– prejardhja dhe formimi i patronimeve (mbiemrave dhe emrave familjar ( Koka )