Jan Evstrat Vithkuqari
shkrimtar shqiptar
Jan Evstrat Vithkuqari (ca.1755-1822) ishte një dijetar, edukator, dhe përkthyes shqiptar.
Jeta
RedaktoAi lindi në Vithkuq, Shqipëria e Jugut ndoshta në 1755. Ai studioi në Akademinë e Re të Voskopojës, ku punoi si mësues.[1] Ai gjithashtu punoi si mësues në Arta, Përmet dhe Janinë. Përveç shqipes ai dinte anglisht dhe greqisht.
Ai shkroi një libër gramatikor të gjuhës shqipe dhe ishte bashkautor i një fjalori anglisht-greqisht-shqip me 2000 fjalë të përfshira në Researches in Greece nga William Martin Leake botuar në vitin 1814.[2]
Referime
Redakto- ^ Lloshi, Xhevat (2008). Rreth Alfabetit Të Shqipes. Logos-A. fq. 279. ISBN 978-9989-58-268-4.
- ^ Meid, Wolfgang (1982). Sprachwissenschaft in Innsbruck (në gjermanisht). Institut der Sprachwissenschaft der Universität Innsbruck. fq. 138.