Jan Amos Komenski
Jan Amos Komenski - John Amos Komenius (28 mars 1592 – 15 nëntor 1670 ) është filozof, teolog dhe shkrimtar por mbi të gjitha dhe në radhë të parë ai është pedagogu më i shquar çek dhe njëri ndër pedagogët më të shquar botëror. Vepra pedagogjike e tij arriti kulmin e mendimit pedagogjik të Humanizmit dhe Renesansës. Njëkohësisht, ajo i vuri bazat (themelet) pedagogjisë e sidomos didaktikës moderne qytetare. Ai është reformator i madh i sistemit shkollor dhe i organizimit të procesit edukativ e arsimor; ai ishte ideator i shkollës fillore dhe i sistemit mësimor me klasa dhe orë. Komenski është autor i një plani universal të edukimit dhe të arsimimit. Ai ishte dhe mbetet mësuesi i botës.
U lind në | 28 mars, 1592 |
---|---|
Vdiq | 15 nëntor, 1670 |
Kombësia | çek |
Profesioni | filozof |
Biografia
RedaktoKomenski u lind më 28 mars të vitit 1592 në Nivnicë afër Brodit Hungarez, në Moravi. Ishte fëmija më i vogël dhe djali i vetëm i Martin Komenskit dhe Ana Hmelovas. Gjyshi i tij quhej Jan Segesh mirëpo e morri mbiemrin Komenski pas largimit nga vendbanimi i Komnas dhe vendosjes në Brodin Hungarez. Martin dhe Ana Komenski i takonin urdhërit fetar "Vëllezërit çekë" (Vëllezërit bohemë). Të dy prindërit dhe të dy motrat i vdiqën në vitin 1604 duke mbetur bonjak që në moshën 12 vjeçare. Pas kësaj ai shkon për të jetuar tek halla e tij në Strazhnice, ku edhe e kreu shkollën fillore. Si 16 vjeçar regjistrohet në Shkollën e Mesme Latine në Psherovë. Pas përfundimit të shkollës së mesme i vazhdon studimet në Akademinë e Herbornit në Nassau. Këtu ai studioi filozofinë dhe teologjinë si dhe u njoh me pikëpamjet pedagogjike të humanistit gjerman Volfgang Ratke. Komenski i vazhdoi studimet edhe në Universitetin e Haidelbergut pas mbarimit të së cilës kthehet në vendlindje ku fillon punën si mësues. Fillimisht punoi në shkollën latine në Psherovë e pastaj punoi edhe në Fullnek. Për shkak të luftërave fetare dhe përndjekjes së protestantëve ai humbi tërë pasurinë, iu dogj shtëpia e bashkë me të edhe librat dhe një varg shkrimesh. Për këtë arsye, në vitin 1628, ai shpërngulet në qytetin polak Leshno, ku filloi një jetë të re. Në Leshno filloi drejtimin e një gjimnazi si dhe shkroi një varg veprash. Puna edukative e arsimore e Komenskit në këtë qytet si dhe veprat e para të tij e bënë të njohur anë e kënd Europës. Me kërkesën e qeverisë suedeze në vitin 1638 qëndroi në Suedi ndërsa në vitin 1641 i përgjigjet ftesës së parlamentit anglez për reformimin e sistemit arsimor atje. Më 1642 kthehet përsëri në Suedi në mënyrë që së bashku me Axel Oxenstierna dhe Mbretëreshën Kristina të reformonin sistemin arsimor atje. Në fund të vitit shkon në Elblag të Polonisë ndërsa në vitin 1648 shkon përsëri në Angli. Me ftesën e Susanna Lorantffy (e veja e Kont Rakocit), Princ i Transilvanisë, shkon në Sharosh Patak, ku qëndroi deri në vitin 1654. Këtu ai organizoi një shkollë fillore për fëmijët e shtresave të pasura si dhe ishte profesor i Kolegjit të Parë Protestant në Hungari. Edhe gjatë qëndrimit në Sharosh Patak vazhdoi të merrej me shkrime dhe publikime. Në vitin 1654 kthehet në Leshno por së shpejti fillon lufta suedezo-polake, gjatë së cilës u dogj edhe qyteti Leshno. Edhe Komenskit i digjet sërish shtëpia, biblioteka dhe dorëshkrimet. Nga këtu ai shkon në Amsterdam ku vazhdoi të merret me shkrime dhe publikime. Komenski vdiq në Amsterdam, më 15 nëntor 1670 dhe u varros në periferi të qytetit, në kishën e Nardenit. Atë e quajtën "Mësuesi i botës", "Koperniku i Pedagogjisë","Galileu i Pedagogjisë" etj.
Në përgjithësi Komenski shkroi rreth 150 vepra të ndryshme, ndër të cilat duhet veçuar Didactica Magna.
Veprat
RedaktoVeprat kryesore të cilat e përmbledhin aktivitetin e tij por që edhe e bënë të njohur Komenskin në botë janë tri:
- Janua linguarum reserata
- Orbis sensualium pictus
- Didactica Magna
Komenski shkroi dhe botoi si në gjuhën latine ashtu edhe në gjuhën çeke. Veprat në gjuhën latine janë:
- Orbis Sensualum Pictus (Bota ndijore në fotografi)
- Linguae Bohemicae thesaurus, hoc est lexicon plenissimum, grammatica accurata, idiotismorum elegantiae et emphases adagiaque, 1612–1656
- Problemata miscellanea , 1612,
- Sylloge quaestionum controversarum, 1613
- Grammaticae facilioris praecepta, 1614–1616
- Theatrum universitatis rerum, 1616–1627
- Centrum securitatis, 1625
- Moraviae nova et post omnes priores accuratissima delineatio autore J. A. Comenio, 1618–1627
- Didactica magna (Didaktika e madhe), 1633–1638
- Via Lucis, Vestigata & Vestiganda, 1641
- Schola pansophica (Shkolla pansofike), 1650–1651
- Primitiae laborum scholasticorum, 1650–1651
- Opera didactica omnia, 1657
- De bono unitatis et ordinis, 1660
- De rerum humanarum emendatione consultatio catholica, 1666
- Unum necessarium, 1668
- Spicilegium Didacticum, 1680
Në gjuhën çeke:
- O andělích , 1615
- O starožitnostech Moravy , 1618–1621
- Spis o rodu Žerotínů , 1618–1621
- Listové do nebe , 1619
- Manuálník aneb jádro celé biblí svaté , 1620–1623
- Nedobytedlný hrad jméno Hospodinovo, 1622
- Truchlivý, díl první, 1623
- O poezí české, 1623–1626
- Truchlivý, díl druhý, 1624
- O sirobě, 1624
- Pres boží, 1624
- Vidění a zjevení Kryštofa Kottera, souseda a jircháře sprotavského, 1625
- Překlad některých žalmů, 1626
- Didaktika česká, 1628–1630
- Škola hrou 1630
- Labyrint světa a ráj srdce 1631
- Brána jazyků otevřená 1631
Shih edhe
RedaktoLiteratura
Redakto- Grup autorësh: Didaktika. Tiranë. 1986
- Hajrullah Koliqi: Historia e pedagogjisë botërore, (Vëllimi I), Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 1997
- Jan Amos Komenski: Shkolla amnore. Beograd. 1964
- Jan Amos Komenski: Didaktika e madhe (Velika didaktika). Zagreb. 1954
- Leon Zhlebnik. Histori e përgjithshme e shkollave dhe ideve pedagogjike. Beograd. 1964
- Nijazi Zylfiu: Didaktika (Teoria e mësimit dhe e mësimdhënies). Universiteti i Prishtinës. Prishtinë. 2004
- Shefik Osmani: Fjalor i Pedagogjisë. 8 nëntori. Tiranë.
- Xheladin Murati: Pedagogjia e përgjithshme. Logos - A. Shkup. 1998. ISBN 9989-601-66-6
Lidhje të jashtme
Redakto- Psikologu Jean Piaget për Jan Amos Komenskin Article by the psychologist Jean Piaget on the importance of Comenius (PDF) Arkivuar 3 tetor 2006 tek Wayback Machine
- Bibliografia e veprave të Jan Amos Komenskit Jan Amos Comenius Bibliography